Turqia përballë kombit të harruar kurd dhe ISIS-it

12 Gusht 2015, 16:25Blog TEMA

Nga Sadri Ramabaja

Ka disa javë që aviacioni turk godet pikat strategjike të ISSI-t në Siri dhe ato të Partisë Punëtore Kurde (PKK), që janë zhvendosur nga Turqia në Irkaun Verior, ku po vë shtat bërthama e Shtetit Kurd. Deri tashti aleati më strategjik dhe më i sukseshëm i SHBA-ve dhe Perendimit në luftë kundër Shtetit Islamik dhe Levantit ishin dëshmuar pikërisht kurdët, para së gjithash ata të Irakut verior dhe Sirisë.

Në procesin e shpërbërjes së shpejtë të Sirisë, krijimi i minishteteve, respektivisht federalizimi i thellë i saj, duket se do të jetë njëra nga strategjitë dalëse. Në këtë vorbull të gjeopolitikës për këtë pjesë të Lindes së Mesme, Turqia e sheh si të mundshme krijimin e një Shteti Kurd në veri të Sirisë, tek portat e saj. Rezistenca e përqëndruar kurde rreth Kobanes, qytetit kurd në veri të Sirisë, e dëshmoi edhe më bindshëm peshën që do të kenë kurdët në kët poces të rishikimit të harëts politike të rajonit.

Eskalimi i dhunës përtej kufijve të Sirisë, nëse nuk ndërhyhet më fuqishëm nga ana e Perendimit, duket çështje e hapur. Ndërkaq strategjia turke që duke luftuar njëkohësisht ISSIn, të luftojë edhe PKK dhe me këtë edhe idenë e krijimit të shtetit kurd në veri të Sirisë, duket se nuk është kompatibile me strategjinë e perendimit për rajonin.

Cili është plani i hapur i Erdoganit?

Nën flamurin e luftës dydrejtimshe ndaj PKK dhe ISIS-it, që filloi në fudn të korrikut, Erdogani pretendon ta mbajë Turqinë tutje si aleaten kryesore të Perendimit për rajonin.

Por, fakti se kjo luftë shpejt u përqëndrua pothuajse vetëm kundër kurdëve, respektivisht PKK-së, brenda Turqisë dhe Irakut verior, ka ngritur dyshime se Ankaraja zyrtare de fakto luftën kundër ISIs-it po eshfrytëzon të luftojë kurdët.

Në zgjedhjet e fundit në Turqi, që u mbajtën më 7 korrik, pas një periudhe relativisht të gjatë fitoresh të thella, që oprej vitit 2002, për herë të parë, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim(PDZH), pra partia në pushtet, pësoi tkurrje dhe humbi shumicën në Parlament. Kjo humbje, sipas njohësve të mirë të rrethanave në Turqi, i atribuohet mbështetjes së fuqishme që pati Partia Demokratike Popullore (HDP) që përfaqëson de facto kurdët në parlamentin turk, por edhe që konsiderohet si krahu politik i PKK.

Ky angazhim i Ankarasë zyrtare në ofenzivën e saj antikurde, duket se pregadit terrenin që në zgjedhjet e mudnshme të jashtëzakonshme,të pretenduara për këtë vjeshtë, të mënjanoi nga skena politike HDP dhe të rikthejë dominimin e plotë të PDZH nëTurqinë moderne, si pretendon ta cilësojë dyshja Erdogan-Davutoglu dhe të çajë përpara në krijimin e “Perandorisë Neootomane”.

Kjo betejë e dyshes Erdogan – Davutoglu ka edhe anën e vetë pragmatiste. Erdogani e ka të qartë se, nëse partia e tij nuk e ka tutje shumicën parlamentare, atëherë, një dyzinë ministrash dhe zyrtarësh të lartë të shtetit, duke prëfshirë edhe djalin e tij, për shkak të dyshimeve të thella për përfshirje në korrupsion, shpejt mund të sillen para Gjykatës. Këtë proces presidenti turk insiston ta shmang pavarësisht çmimit.

Roli i kurdëve në konfliktin e brendshëm turk

Popullsia kurde në Turqi, pavarësisht se trajtohet si minoritet, në skenën politike turke ka peshën e vetë të ndjeshme. Sipas të dhënave të besueshme popullsia kurde përbën së paku 18% të numrint të gjithmbarshëm të popullsisë në Turqi, ose 14-15 milion.1  Ajo de facto është popullsia e dytë shtetëformuese e Turqisë, por që i nënshtrohet politikave asimiluese dhe nuk ka gëzuar e nuk gëzon as të drejtat elementare të minoriteteve që kanë ato psh.në shumicën e shteteve të BE-së. Turqia moderne, që në Marrëveshjen e Lozanës (1923), për dallim me armenët dhe grekët që i njihte si minoritete, kurdët nuk i njohu fare si minoritet. Ata vazhduan të trajtohen tutje siç ishin trajtuar shqiptarët në Perandorinë Osmane, duke mos e gëzuar as të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare.

Njëmbëdhjetë shekujt e pushtimit të territoreve dhe popullsisë kurde nga ana e Perandorisë Osmane dhe Turqisë moderne, kanë lënë gjurmë në etnopsikologjinë kurde. Kjo popullsi sot ndjehet thellësisht e çarë më dysh: njëra palë mbështet projektin e PKK për krijimin e Shtetit të lirë Kurd, qoftë edhe përmes rrugës revolucionare, ndërkaq pala tjetër, e njohur si forcë politike paqësore dhe e matur, mbështetësit e HDP-së, të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare kaluan krejt papritur pengesën ligjore, pragun prej 10%, që kanë forcat politike në Turqi për të hy në Parlament, duke u shndërruar kështu në forcën politike kurde tët parë që hyn në Parlamentin Turk. Me këtë akt, HDP njëkohësisht i bën edhe shërbimin më të madhë demokracisë turke, duke ia pamundësuar partisë së Erdoganit të mbetet tutje forca dominuese parlamentare turke.

Përmes identifikimit të një pjese të mirë të popullsisë kurde me njësitë e ashtuquajtura “terroriste” të PKK-së, Erdogani me angazhimin e trupave tokësore dhe ajërore elitë në territoret kurde brenda Turqisë dhe në Irakun verior, de fakto pretendon t’ia marrë dheun nën këmbë HDP-së, dhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të pritshme për vjeshtën e hershme, t’ ia pamundësojë mbështetjen masive që gëzon kjo parti kurde tek popullsia etnike kurde dhe jo vetëm te ajo.

Demokracia si shou spektakular

Rikthimi i vendit në fillimin e viteve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, kur nga zonat kurde ktheheshin me dhjetra e qindra policë dhe ushtarë turq në arkivole, në përleshjet me kryengritësit e PKK-së, krahas sulmeve ndaj caqeve të ISIS-it, rrezikon rënd stabilitetin politik dhe paqen, si dy faktorë të ndjeshëm që i garantuan zhvillim ekonomik Turqisë gjatë këtyre dy dekadave të fundit, duke e ngritur atë në fuqi rajonale të respektueshme.

Duke e shndërruar demokracinë në shou spektakular, kreu i shtetit RecepTayyip Erdogan po lufton për rikthimin real të Turqisë moderne në epokën paraqemaliane, pa pasë nevojë të pagëzohet vetë si Sulltani i saj.

Kalkulimet e Erdoganit për ta sjellë partinë e majtë kurde HDP sërish nën pragun ligjor (10%-shin famoz) ju imponua tek atëherë, kur po vinte re se elektorati i tij kurd në Sharen, më 7 qershor, në mënyrë masive po kalonte tek HDP-ja kurde. Pikërisht humbja e shumicës që kishte siguruar ai paraprakisht përmes zgjedhësve kurdë, e bën Erdoganin aktualisht kaq agresiv ndaj PKK-së. Prandaj nuk u kursyen as të rinjtë socialist kurdë e turqë të rinisë së HDP-së, që po organizoheshin për të mbledhur ndihma për rindërtimin e qytetit Kubane në Siri. Do potencuar faktin se Kubane me qëndresën titanike që dëshmoi në vëmendjen e zgjuar të të gjithë opinionit botëror, në përballje me ISIS-n, ishte shndërruar në kështjellë e simbol qëndrese për popullin kurd, dhe po shërbyente në mënyrën më të shkëlqyeshme të mundshme si simbol i ringjalljes emocionale të Kombit kurd të nëpërkëmbur. Akti tronditës terrorist në qytetin Suruc, buzë kufirit me Sirinë, më 20 qershor, jo pa arsye, nga një pjesë e medias dhe politikës, si brenda Turqisë ashtu edhe jashtë, është cilësuar si vepër e terrorit shtetëror turk, pavarësisht se kryeministri Davutoglu e vlerësoi atë si atentat vetëvrasës, duke e bërë përgjegjëse organizatën terroriste islamike ISIS.2

Por, pavarësisht cilësimeve të kësaj natyre dhe luftës së ripërtrirë antikurde të qeverisë turke, shoqëria civile dhe forcat progresive politike, duket se janë politikisht më të pjekur se prijësi i Turqisë moderne. Kjo është arsyeja se përse gjasat janë që në zgjedhjet e jashtëzakonshme pushteti autoritar i Erdoganit të pësoj goditje edhe më të rëndë ngasa pësoi në zgjedhjet pararendëse.

Në këtë vorbull të gjeopolitikës në Lindjen e Mesme, de fakto, Erdoganin e tremb një realitet tjetër politik. HDP-ja gjithnjë emë shumë po merr trajtat e një lëvizje politike që, pavarësisht rrënjëve të saj kurde, po shndërrohent në forcë gravituese të një spektri më të gjerë të të majtës turke.

“Ata, të cilët nuk e ndjejnë veten si turq të vërtetë, do të kenë vetëm një të drejtë: Të Drejtën për të qenë shërbëtor ose sklevër”. Kështu deklaronte ish ministri i drejtësisë (1930), natyrisht në përputhje me frymën fashiste të kohës. Por. ajo epokë, tashmë konsiderohet se ka perenduar.

Turqia dhe kutia e Pandorës me etiketën: minoritete 

Turqia në përpjekjet e saj për afrim me BE- ka marrë një varg masash në dobi të të drejtave të minoriteteve e që e përafron atë me civilizimin perendimor. Ndarja e frekuencave dhe të drejtës së RTUK më 18 gusht 2004 për tre televizione të Turqisë Juglindore, që mundëson emisionet në gjuhën kurde, ashtu si edhe në televizionin shtetëror turk TRT3, ku emetohen emisone në gjuhën arabe, zazaike, kurde dhe në ndonjë gjuhë tjetër, ishte një hap i matur, e që mund ta afronte Turqinë me Evropën. Por në realitet ushtrohet trysni e llojit të vetë politik që çdo gjë të jetë nën kontroll. Këtë e përjetojnë nën lëkurën e tyre jo vetëm kurdët. “Pakica” me orogjinë shqiptare vazhdon të jetë edhe më e keqtrajtuar. Në bazë të të dhënave të paverifikuara mirë, “minoriteti” shqiptar në Turqi, ose shprehur më qartë qytetarët turq me origjinë shqiptare, duhet të jenë mbi 5 milionë! Do të ishte krejtësisht në frymën e reciprocitetit politik, që edhe qytetarët turq me origjinë shqiptare të gëzojnë po ato të drejta që gëzon kjo pakicë në Kosovë.

Kkryeministri turk, Ahmet Davutoglu, gjatë një vizite në Shkup së fundmi, deklaroi se Turqia na qenka e angazhuar qenësisht për rilindjen e kulturës turke në disa vende të Ballkanit, duke potencuar Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjën.

“Ne do të dërgojmë nga një fjalor turqisht në çdo familje të Shkupit. Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnjë, Kosovë dhe Shqipëri, të ketë një rilindje të kulturës sonë“.3)

Bazuar në platformën gjeopolitike të Davutogllu-s (“Thellësia strategjike”) Turqia moderne, konform frymës neootomane gëzon të drejtën historike të rikthimit jo vetëm kulturor në vendet e zëna në gojë.

E vetkuptueshme që ky gjakim I Davutogllus për rikthimin e Turqisë  në Ballkan, do të duhej të kishte si parakusht elementar trajtimin e njejtë të shqiptarëve në Turqi. Edhe ata kanë nevojë të kenë jo vetëm fjalorët e gjuhës shqipe dhe abetaret në shtëpi, por edhe të drejtën e arsimit në gjuhën e tyre nga arsimi fillor e deri tek ai superior, ashtu si I kanë qytetarët e deklaruar si të përkatësisë etnike turke në Kosovë, pavarësisht se shumica e tyre emrave të fiseve karakteristike shqiptare ua kanë hequr nyjën shuese, duke i gjymtuar sipas shijes së strukturave të pushteteve antishqiptare deri dje (Gash, Bytyç…)

Invazioni kulturor i Turqisë në Ballkan, si gjakim i qeverisë aktuale turke, ashtu si edhe “ngatrrimi” aktual i fushatës ushtarake mes ISSI-it dhe kurdëve në Irakun verior, do të përshpejtojë hapjen e kutisë së pandorës, që në rastin e Turqisë identifikohet me pozitën politike të “minoritetit” kurd, pa përjashtuar në mënyrë eksplicite edhe minoritetet tjera.

8 komente në “Turqia përballë kombit të harruar kurd dhe ISIS-it”

  1. katarakti says:

    Turqia po sillet me kurdet, si Izraeli me arabet.

  2. Jeronim de Rada says:

    Nuk e kuptoj se si nje opinionist mund te konstatoje qe Turqia eshte moderne. Si mund te jete moderne kur cdo dite e me shume merr rrugen e islamit radikal?

  3. Zaho says:

    Zotni columnist, si e merr guximin qemenjohuri kaq tecekete dhe madje dhe kontradiktore me njera tjetren te shkruash artikull. Tani ne cdo paravraf qe ka shkruar zotroteka aq te dhena gabim saqe per te ta rregulluar dalin 3 artikuj. Eshte e vertete se shqiptaret ne turqi jane me milimemiliona po jo 5 milion ama. Tu kisha lutur mos ia fut kot here tjeter dhe mblidh me shume infirmacion kur te shkruash sidomos per lindjen e mesme se eshte nje superoqean qe jogjithkush mund te futet se njerezit qe urrej me se shumti jane injorantet qe nuk kane turp per injorancen e tyre madje jane dhe guximtare tashfaqin ate. Hajde mbetsh me shendet e me mend ne koke

  4. Ilir Hoti says:

    Me Turqine duhet pase mardhenie reciproke te mira te kushtezuara nga trajtimi qe i behet shqiptareve ,ashtu si ndaj Greqise. Nuk duhen lejuar majmune turko-grek te na tregojne se’rrugen’ a ‘kulturen’ tone.Ne kemi mijra vite ne trojet tona.. Rruga jone eshte EU-USA e kutura jone eshte shqiptare! Te pirdhen

  5. agostin says:

    “O Zote
    qe bere shume te mira ,
    bere derrin dhe arine,
    po çfare deshe qe bere turqit dhe Turqine.”

  6. edi says:

    Realisht turqia eshte fuqi rajonale ne lindjen e mesme dhe ma gjere ne poziconin e saj gjepolitik.Lufta e gjate ne kufite e saj nuk kishte si te mos sillte probleme turqise.Pakica kurdet kane nje histori te gjate dhune me shtetin turk por gjithashtu edhe mardhenje te ndersjedhta te mira midis tyre.Turqia dhe çdo shtet i madh nuk mund te lejoje qe lufta jashte kufive te saj te futet brenda kufive te saj.Kurdet kane te drejten e tyre historike per te trajtuar problemet e veta por ekstremiteti i nje pjese te saj do ti sjelli çeshtjes kurde vetem dem e fatkeqesira. Shteti turk ka nje gjysem shekulli qe lufton me ektremet kurde dhe ka treguar se eshte i afte te perballoje kete lloj lufte.Kurdet mund te arijne shume ma teper te drejta te tyre ne menyre demokratike se sa me lufte guerile e bombavenje. Zgjedhjet e fundit e vertetojne kete. Uroj qe urtesia kurde te jete mbi gjykimin e luftes kurde.Kurdet nuk mund te luftojne njekohesisht kunder, turqeve, siranave e issit

  7. delete says:

    Te thuash qe kurdet jane te keqtrajtuar nga qeveria Turke eshte shtremberim faktual. E verteta eshte se kurdet ne Turqi gezojne te njejta te drejta si gjithe qytetaret turq. Punesohen e shkollohen, nese e meritojne, ne Universitetet me me fame te Turqise dhe punojne neper holdings ku aftesia dhe merita vjen para origjines apo rekomandimeve nepotike. Artistet me origjine kurde bile, qofshin aktor, kengetar apo muzikant mbahen si idhuj – aq sa u jane vene nicks nga vete turqit si “imperator” apo “usta i madh. Te flasesh per persekutim te minoriteti kurd e shqiptar nga qeveria aktuale eshte mufke mediatike. Persekutimi i vertete egziston neper vende gjoja me demokracira progresiste si Greqia apo Italia ku rrefugjatet shqiptar edhe pas cerek shekulli bashkejetese therriten akoma me emra denigrues dhe ku marrja e qytetarive perkates eshte pothuajse e pamundur. Per askpektin e shkollimit ne gjuherat perkatese, argumenti i autorit eshte i drejte. Gjithsesi, nuk eshte si ne Greqi ku sapo i afrohesh camerise me te folur camce fanitet asfalia dhe merresh ne pyetje nga arrixhinjte e greqise sıkur te ishe terrorist. Ne Turqi askush nuk i ndalon qofte kurdet apo shqiptaret te flasin lirshem gjuhen e tyre. Shumica e asortimente ushqimor vjen edhe me perkthim shqip bile.

    Jam dakord me komentuesin edi, ku thote qe pakica kurde mund te arrije shume me teper nepermjet dialogut demokratik se sa me bomba e guerilism. Tek e fundit, nuk jetojne neper kampe perqendrimi.

  8. r. th. says:

    Qe Turqia do te shkonte me mire me nje shtet kurd ne kufi te saj, se sa me nje shtet arab, kete e di dhe bufi. Por perse turqit nuk e shtrojne hapur kete opcion kaq natyral, kjo mbetet enigma e ketyre dy shekujve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje