Taulanti nuk do ta quante kurrë veten një feminist. Ai ka lindur në Kosovë dhe është rritur në Zvicër. Ky murator 25-vjeçar në kantonin Aargau është kushëriri im dhe mua më pëlqen të flas me të sepse ai është shumë i mprehtë në një mënyrë të pazakontë. Ai e urren leximin dhe ka konsideratë të ulët për akademikët dhe intelektualët, sepse ai nuk beson se mund të marrësh “dije supernjerëzore” duke lexuar diçka, të cilën e ka shkruar thjesht një krijesë tjetër plot të meta. Ai është një person shumë reflektiv me opinione të forta. Kur po diskutonim si i trajtojnë shqiptarët gratë e tyre verën e shkuar në apartamentin zviceran të së nënës, ku ai jetonte atëherë, ai më tha: “Ne [burrat shqiptarë] qelbemi dhe duhet ta pranojmë”.
Megjithëse Taulanti nuk është feminist, ai e di se shoqërizimi në një familje kosovare-shqiptare ndikoi negativisht mënyrën si ai i trajton gratë. Rritja në këtë kontekst e bën të vështirë të vërë në pyetje rolet gjinore, pasi nuk njeh alternativë tjetër. Për shembull, Taulanti nuk gatuan kurrë kur ha në shtëpi: është plotësisht një çështje femërore, ashtu siç është në përgjithësi në shumë familje shqiptare. Ndërkohë ai edhe i ka bërtitur ndonjëherë nënës kur nuk i ka pëlqyer ushqimin. Ai e di mosmirënjohjen e këtij rasti dhe i vjen keq. Por ai nuk kërkon për një zgjidhje konstruktive – për shembull, të gatuajë ushqimin e tij nëse është i pakënaqur me ushqimin e së ëmës.
Çfarë është e vërtetë për Taulantin, është edhe për mua: nuk kam gatuar kurrë, përpara se të shkoja te Nensi në Francë, në shtator 2011 që të filloja studimet pasi mbarova shkollën në Gjermani. Nuk dija as si të bëja makarona kur mbërrita në apartamentin që do e ndaja me studentët e tjerë. Për pushimet e dimrit, u ktheva në shtëpinë e prindërve në Bavari. Menaxhimi i një shtëpie vetëm më detyroi të mësoja të gatuaja. Dhe zbulova se më pëlqente gatimi. Kur u ktheva në shtëpi i ndava aftësitë e reja me familjen time dhe përgatita një quiche Lorraine për darkë. Pasi përfunduam vaktin, im atë më tha: “Ti je burrë. Përse gatuan? Bëhu burrë i vërtetë dhe mos bëj punë grash. Burri bën punë të vështira.”
“Përse gatuan?”
Fjali si këto, ndonjëherë në një formë shumë miztogjiniste dhe homofobike, ishin pjesë kryesore e zakoneve të mësuara. Im atë shprehu mendime të tilla disa herë në javë. Kjo më bëri të kuptoj një gjë të rëndësishme në lidhje me feminizmin nga një perspektivë mashkullore shqiptare: nëse je shqiptar dhe do të jesh feminist, duhet të pranosh se ka një armiqësi ndaj grave në sjelljen tënde – ji i tillë vetëm në nënndërgjegje. Kjo e vërtetë dhemb dhe është e vështirë të pranohet. Është hapi i parë për të shprehur sensibilizim për çështjet femërore.
Shoqërizimi nuk ndal kurrë, ashtu si ndikimi i dikujt gjatë jetës ndryshon vazhdimisht: prindërit zëvendësohen nga shokët e shkollës; këta nga studentët ose kolegët në punë. Sapo kuptova se kishte mizogjini në mentalitetin tim – gjithashtu prej ndryshimit mjedisor (kalimi nga Gjermania në Francë) – ndryshova mënyrën e mendimit: zëvendësova një sjellje prej mashkulli shovinist të marrë nga shoqërizimi në familje me një sensibilizim feminist.
Ky proces ndodhi ngadalë. Fillova duke kuptuar në moshën 17-vjeçare se motra ime, vetëm dy vjet më e re se unë, nuk i kishte të drejtat që mua m’i kishin dhënë prindërit. Ata ia ndalonin sime motra të puthte një djalë, për shembull, ndërsa mua më lejonin të puthja një vajzë. Kjo dijeni fillimisht qëndroi si një informacion, pa më nxitur të vë më tej në pyetje këtë padrejtësi ose të kërkoj ndryshimin e sjelljes sime. Mentaliteti im ishte ende mizogjinist pa ndërgjegje në atë kohë.
Karla, feministja gjermane
Fillova ta luftoj aktivisht këtë sjellje kur fillova jetën e pavarur si një 20-vjeçar në Nensi. Ia kam borxh shumë prej zhvillimit tim feminist Karlës, një gjermaneje të re e cila ishte e dashura ime për rreth tre vjet. Në retrospektivë, do ta quaja atë feministë. Herën e parë që doja të laja rrobat, nuk dija të vija në punë një lavatriçe. Shokët e dhomës nuk ishin aty dhe thirra Karlën, e cila u bë gjatë dy javëve të ardhshme e dashura ime dhe dashuria ime e parë e madhe. “Nuk do të bëj punët e tua të shtëpisë!” më bërtiti ajo në telefon. Në fund ajo erdhi në shtëpinë time, sepse i shpjegova asaj objektivi im nuk ishte ta nënshtroja, por të mësoja të bëja të gjithë punët e shtëpisë që i bënte ime më kur jetoja atje.
Ndoshta reagimi i saj ishte ai që meritoja. Ndoshta ajo ishte shumë e ashpër me mua, pasi një nga arsyet përse studiova larg shtëpisë ishte që të mësoja të bëja vetë punët. Ndoshta realiteti gjendet në mes të këtyre të dyjave. Çfarë ka rëndësi është se shpenzimi i shumë kohe me të më bëri jo vetëm të kuptoj se sa të thellë e kisha mizogjininë në nënndërgjegje, por gjithashtu të ndryshoj mënyrën e të menduarit dhe sjelljen.
Për më tepër, do të qe gabim nëse shpërfillja padrejtësitë mes burrave dhe grave si një problem tipik shqiptar apo ballkanas. Është një problem që e ka çdo shoqëri, për sa kohë burrat mbajnë komandën në një marrëdhënie të pabarabartë me gratë. Nuk duhet harruar se – ndërsa gratë janë kryesisht viktima të mizogjinisë – ato nuk janë të vetmet viktima: edhe burrat vuajnë prej saj. Një nga profesorët e mi në Shkencat Po Paris, Xavier Guillaume, në masterin tim për Marrëdhënie Ndërkombëtare na tha në leksionin e tij Prezantim me Studimet Kritike të Sigurisë se “ne të gjithë jetojmë në një sistem patriarkal”. Na kufizon neve nga të gjitha liritë tona për të qenë ashtu siç duam të jemi, e vetmja gjë që dallon është shkalla.
“Ne të gjithë jetojmë në sistem patriarkal”
Kur shkruajnë për pabarazinë midis burrave dhe grave, gazetat gjermane pëlqejnë t’i referohen faktit se gratë ende fitojnë më pak se burrat: në 2013, burrat fitonin 23 për qind më shumë se gratë. Kur vjen puna për padrejtësitë gjinore në Kosovë, shifrat e dhunës në familje theksohen – rreth 50 për qind e grave në Kosovë e justifikojnë dhunën e burrave ndaj tyre, sipas një studimi të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe UNICEF. Të dy këto fenomene – pabarazia në pagë dhe pranimi i dhunës familjare në nivele të ndryshme – ekzistojnë në Gjermani dhe Kosovë.
Ka diçka shumë themelore që i mungon feminizmit nëse vetëm gratë e mbështesin. Feminizmi është një lëvizje që promovon idenë e barazisë mes burrave dhe grave, pasi ka një tepricë të pushtetit mashkullor – në disa zona edhe monopol – në shoqëri. Nëse vetëm gratë mund të sensibilizojnë për të drejtat e tyre, përpjekja është disi e pashpresë: burrat priren ta shohin feminizmin si një sulm ndaj tyre. Por feminizmi nuk është një deklarim lufte kundër burrave dhe arsyeja është e thjeshtë: burrat gjithashtu vuajnë nga mizogjinia ndaj duhet të luajnë një rol kyç në feminizmë.
Ky është veçanërisht rasti në shoqërinë kosovare, të cilin e portretizon mirë shkrimtarja franceze Virginie Despentes. Ajo tha në një intervistë në 2008:
“Duket se burgu i burrërisë është ndërtuar i fortë. Burrëria është një e rreme e qëndrueshme që konsiston në superioritet. Kjo e rreme fillon me një gjymtim të rregulluar dhe kontrolluar të ndjenjave dhe sensualitetit, kombinuar me kërkesa të mëdha për sovranitet trupor, seksualitet dhe stil jetese. Ende, burrat organizojnë rendin e shtetit, ushtrinë dhe jetën e përditshme”.
Burgu i burrërisë
Pavarësisht se ajo nuk i referohet drejtpërdrejt Kosovës, “burgu i burrërisë” për të cilin ajo flet është më i dukshëm në jetën e përditshme në këtë vend. Për shembull, kur diskutova një çështje familjeje me xhaxhain tim, e cila më preku vërtetë dhe fillova të qaja, ai më tha: “mjaft qave, një burrë nuk qan”. Unë isha adoleshent në atë kohë. Në të vetmin pub në fshatin kosovar Kodrali, pranë Deçanit, ku im atë u rrit, vetëm burrat uleshin dhe bënin shaka të shëmtuara rreth seksit. Ata gjithashtu shfryheshin ndaj djemve që kishin fituar simbole të statusit: për shembull, shoferi i një modeli të shtrenjtë BMË që kalonte pranë.
Dikush nuk e ndjen rehatinë në një burg dhe unë jam i sigurt se nuk ka marrëveshje të plotë mes kosovarëve kur vjen puna për konceptimin social të burrërisë. Jo çdo burrë kosovar i socializuar do t’i fshehë lotët. Jo çdo burrë kërkon simbole statusi që t’i bëjë përshtypje femrave. Jo çdo kosovar është një seksist dhe merr pjesë në ngacmimin e grave që ndodh çdo ditë në rrugët e Kosovës.
Unë, nuk pëlqej ta etiketoj veten si një feminist shqiptar, por unë e mbështes feminizmin. Stimuli kryesor për mua që merrem me çështjet e feminizmit është plejada dhe përfaqësimi i marrëdhënieve të pushtetit midis burrave dhe grave i cili është në zemër të secilës prej këtyre pyetjeve. Ende, jam i shqetësuar nga padrejtësitë, të cilat janë një pasojë e monopolit të fuqisë mashkullore në shoqërinë kosovare dhe unë po përpiqem të kundërveproj këtë pabarazi në çdo drejtim që jeta ma lejon.
S’ka nevojë ta etiketosh veten si feminist
Teksa pashë shumë shkelje ndaj grave në shoqërizimin tim në shtëpi, e përcaktova feminizmin kështu: feminizmi është për mua zotimi – nga burrat dhe gratë – t’i mundësojnë grave shansin të bëjnë të njëjtat gabime që po bëjnë burrat si rezultat i tepricës së fuqisë së tyre. Fjala më e rëndësishëm në këtë përcaktim është “shansi”; përcaktimi nuk synon të transferojë gabimet e burrave te gratë, por t’i japë greve atë liri që ato të mund të gabojnë me qëllim.
Taulanti, u martua këtë vit me një kosovare që jeton në Zvicër. Ai ka disa vite i lidhur me të. Ai – me miratimin e gruas – vendosi të mos organizojë një martesë të madhe tradicionale shqiptare, që është një shfaqje e sferës së patriarkalizmit të familjes. Ata vendosën të kenë një martesë të vogël me të afërmit e ngushtë. Në vend që të shpenzonin shumë para për një dasmë, e cila nuk i përkushtohet atyre plotësisht, i përdorën paratë për të marrë me qira apartamentin e tyre të parë.
Kushëriri im nuk është feminist, por as një mizogjinist. Bindjet dhe vendimet e tij në jetë tregojnë se nuk ke nevojë të lexosh Simone de Beauvoir or të rritesh në një mjedis ku burrat nuk e keqpërdorin pushtetin e tyre në marrëdhënie gjinore, që të kesh një ndjeshmëri feministe. Çfarë Taulanti mendon dhe vepron sugjerojnë se një shqiptar mund të jetë një feminist. Nëse Taulanti nuk do t’i përbuzte intelektualët, ai mund ta konsideronte veten një feminist.
Marrë nga Open Democracy 2015
Artikulli eshte bere nga nje shqiptar(kosaovar)ne gjuhe te huaj fillimisht,kryesisht per te huajt, pastaj i eshte dhene lexuesit shqiptar i perkthyer ne shqip,kjo kuptohet lehte nga vendosja e fjaleve ne fjali dhe nga vendosja e fjalive ne periudhen gjuhesore.Shkurt,kultura gjuhesore ne gjuhen shqipe,jo vetem per shqipen qe flasin bashkombasit tane kosovare, por tani se fundi, edhe ne median shqiptare ketu ne shqiperi, po behet gjithnje e me e ngarkuar dhe e veshtire per te kuptuar mendimin qe gjuha percjell.Edhe here tjeter e kam cekur kete problem,me shume per t’u terhequr vemendjen redaktoreve tane te shtypit te shkruar dhe atij on-line,kur futin ne media materjale te perkthyera.Dy gjera duhen thene para kesaj situate:Artikullshkruesit,ose nuk njohin mire gjuhen shqipe standarte,ose nuk njihin gjuhen e huaj ne nivelin e perkthimit per ta bere te kuptueshme per te tjere.Lidhur me problemin e qe trajtohet.Me duhet te them se pervec dobesive qe ne shqiptaret I trashegojme nga vatra familjare,edhe shkolla shoqeria qe jetojme nuk ben asgje per emancipimin e meshkujve,vecanrisht per rritjen e pavarur te tyre,per ti aftesuar qe ata te bejne gjithcka ben nje femer per mbajtjen e shtepise.Mjafton te kujtojme qe ne vite 50-ta qysh ne fillore femijeve ju mesohej gjilpera dhe gershera,apo ne sherbimin ushtarak djemte ushtare lanin dhe qepnin rrobate e tyre,benin pune ne menxe per gatimin e tje.Fati i keq qe edhe une mbase po ta kasha nje moter apo nenen pa pune do isha bere si ky kosovaro-gjermani,por halli me detyroi qe ti bej qe ne femijeri te gjitha,qe nga gatimi dhe hekurosja,qe nga qepja dhe pastrami i shtepise eneve etj.Nuk jam pishman per kete, tani ne moshen e pleqerise ende nuk e ndiej veshtirsine per berjen e ketyre sherbimeve.
jam teresisht dakord me komentin preciz paraprires te plakut te mocem. kur lexoj artikuj ne shqip ne mediat online, me krijohet shpesh pershtypja se autori nuk e ka pasur mendjen gjate te shkruarit apo perkthyerit. informacione perseriten ne te njejtin paragraf, varferi fjalori dhe sidomos gjymtim i mesazhit qe po percillet. persa i perket rastit konkret, perkthimi le per te deshiruar.
artikulli ne vetvete me pelqen; perben nje impuls fillestar per nje diskutim mbi feminizmin.
prej pershkrimit ne artikull me bien ne sy dy manifestime te qendrimit patriarkal:
e para, liria seksuale e nje mashkulli kundrejt kufizimeve te femrave (nje femre nuk i lejohet ta shoh veten si qenie seksuale; per ta cuar nje hap me tej, ne seks ka lavdi vetem mashkulli sepse ai eshte aktiv dhe penetron; automatikisht femra u beka viktime, si pasoje nje ndjenje turpi eshte e pashmangshme).
e dyta, nje mashkull eshte mashkull dhe ben gjera mashkullore ne menyre mashkullore. nje femer sillet ne menyre femerore dhe ose shperfillet (nga patriarkalet) ose djallezohet (nga feministet klasike). se fundmi, nje mashkull te cilit i atribuohen cilesi femerore perben nje skandal, nje gabim.
mendoj se feminizmi ne shek e XXI ka arritur ne nje stad tjeter. eshte e qarte qe nje barazi te vertete gjinore nuk nenkupton femra qe sillen si meshkuj sepse meshkujt sillen si meshkuj. perkundrazi, duhen pare cilesite femerore ne nje drite po aq pozitive sa ato mashkulloret. nje femer mund te jete femer, qenie e bukur dhe seksuale, floket te gjata dhe ciesi te tjera klasike femerore, dhe ne te njejten kohe te ruaje dinjitetin si qenie njerezore.
Shume prekese, nuk ka mirenjohje me te madhe se te lexosh mendime si keto.
Por nje pjese e madhe e gjinise femerore jane vete mbartese me pavetedije te mizogjinise, qe e transmetojne ne pasardhesit e vet, pervecse e shprehin ne shoqeri e familje.
Plaku,
Deshte s’deshte existon nje pjese te popullit shqiptar qe shprehet ndryshe ,qe shkruan ndryshe edhe e ‘thyerjen’e gjuhes shqipe e bene ndryshe…edhe kjo pjese eshte bile sot shumice ne popullin shqiptar,po ende ju ne shqiperi nuk e keni kuptuar as fenomenin,as rendesin e fenomenit per ta studiuar pak (per shembull cka ka mbetur nga gjuha shqipe ne brezin e trete e katerte ne emigracion..)
Sa per temen:Féministe shqiptare ka, edhe ma shume se c’kujton ky:gjithe vajzat e emigracionit te vjeter gati qe u shkolluan Jane féministe,bile disa aktiviste féministe ne qytetet ku banojne!
Feminizmi nuk eshte vetem nje renditje te puneve ndryshe ne shtepi e shoqeri,(la division du travail)sic perkufizohet nga ju dy ketu:shoqeria shqiptar ne kete aspekt qe moti ka pasur rrobeqepes e kuzhiner edhe ‘trimeresha’ . ..
Pjesa burgu i burrerise eshte pjesa interesante si fillimi i nje betejeje per vete emancipimin te burrave tone!
Kurse pjesa e dasmes eshte vetem shenj inteligjence nga cifti i ri qe nuk fillon nje jeté te re me nje grope shpenzime te kota e qe perdor paret ne menyre ma rationale per veti dmth eshte shenj s lirije nga pressioni komerciale per dasma te medha(qe shoqeria ne formen arkaike te kapitalismit vendos per me treguar rangun sociale,i cili eshte tregim i pasurise tende :dasmat me 3000 e ma shume te ftuar tregon vetem primitivizmin tend,primitivizmin qe féministat e dikurshme -perioda MLF-e krahazojne me knusat qe do me na treguar puplijat ose ma trash’burrat qe duan me na bind se sa te gjate e kane’…
Po, quhet Vildane Bytha
Demokraci në të gjitha fushat