Në vendet e përparuara, debati mbi tatimin përqendrohet rreth progresivitetit të tij.
Pyetjes se cila shkallë progresiviteti është më e drejtë, të majtët i përgjijen me argumentin se sa më të kamur të jenë shtetas të veçantë, aq më e lartë duhet të jetë përqindja e të ardhurave të tyre që shkon në arkën e shtetit në formën e tatimit. Ndërsa të djathët i përgjigjen me argumentin se kontributi i shtetasve në arkën e shtetit duhet të jetë sa më në përpjestim me nivelin e të ardhurave/pasurisë së secilit.
Pyetjes se cila shkallë progresiviteti është më e favorshme për ekonominë, të majtët i përgjigjen me argumentitn se shtetasit me të ardhura të ulta e të mesme duhen tatuar me një përqindje sa më të ultët në krahasim me të tjerët, sepse kështu atyre u mbeten më shumë para në duar për të konsumuar. Dhe kërkesa e tyre për konsum stimulon ekonominë. Ndërsa të dajthtët i përgjigjen me argumentin se sa më shumë para të kenë në duar të pasurit, aq më shumë ata do të investojnë për hapje dhe zgjerim biznesesh, duke stimuluar kështu ekonominë.
Debati mbi argumentet e mësipërme ka një shekull që zhvillohet në vendet e përparuara, dhe ndoshta do të vazhdojë edhe për një shekull tjetër.
Ndërsa në vende të prapambetura, si Shqipëria për shembull, debati përqendrohet rreth efikasitetit të administratës fiskale në mbledhjen e tatimeve.
Historia ka treguar se sa më i thjeshtë të jetë skema e tatimit në vendet e prpambetura, aq me efikase ka qenë mbledhja e tij. Në Shqipëri, shembulli më i freskët është ai i kalimit nga tarifa progresive (me dy shkallë) e energjisë elektrike, në tarifën e sheshtë. (Tarifa e energjisë është e ngjashme me një tatim konsumi në Shqipëri, pasi ndërmarrja shtetërore është e vetmja furnizuese me pakicë e energjisë elektrike).
Kur tarifa ishte shkallëzuar (deri në 300 KWh 7.5 lekë dhe mbi 300 KWh 13.5 lekë), shumë konsumatorë abuzonin, duke lidhur 2-3 sahatë elektrikë në një shtëpi – në këtë mnyrë ata paguanin 600-900 KWh me çmimin e fashës deri 300 kWh (7.5 lekë). Me kalimin në tarifën e sheshtë 9.5 lekë për KWh, u pakësuan abuzimet, ndërsa ata që kishin përfituar me ndershmëri nga fasha 300 KWh, ndihmohen me kompensim mujor të drejtëpërdrejtë nga shteti (pra, subvencionohen).
Tani që qeveria po përgatit paketën fiskale për vitin e ardhshëm, ndoshta vlen ta shqyrtojë këtë përvojë të saj të sukseshme. Një thjeshtëzim i sistemit të tatimit në Shqipëri do të ndihmonte në efikasitetin e mbledhjes së tatimeve. Gjithashtu, do të inkurajonte edhe investitorë të rinj, të cilët do ta vlerësonin një sistem të thjeshtuar tatimi.
Duke gjykuar nga niveli i parashikuar i të ardhurave në buxhetin afatmesëm të Shqipërisë, një skemë 12%-12%-12%-12%-1% do të ishte e përshtatshme për të realizuar parashikimin dhe për ta bërë Shqipërinë konkuruese për tërheqjen e investitorëve të rinj.
12% tatimi mbi të ardhurat personale të çdo lloji (paga, qera interesa, dividend, honorare, etj). Familjet me të ardhura të ulta (që mbahen sot me rroga nën 300 mijë lekë të vjetër në muaj) mund të kompensohen në mënyrë të ngjashme si më sipër.
12% tatimi mbi fitimet e bizneseve, pavarësisht nga madhësia apo rëndësia e tyre. Skema subvencioni jashtë tatimit mund të hartohen për disa biznese që mund të konsiderohen prioritare nga ligjvënësit.
12% tatimi mbi konsumin (ose ndryshe mbi vlerën e shtuar), pa përjashtuar asnjë lloj malli apo shërbimi. Segmente të caktuara të popullsisë mund të kompensohen për produkte farmaceutike etj, si më sipër.
12% tatimi mbi trashëgimitë/dhurimet e pronave/aksioneve etj., pa asnjë përjashtim.
1% tatimi vjetor mbi vlerën e godinave sipas çmimeve të tregut, pavarsisht qëllimit të përdorimit të godinave.
Një sistem i tillë i thjeshtëzuar, përveçse mund të rrisë efikasitetit e mbledhjes së tatimeve dhe të tërheqë invetitorë të rinj, do të shërbente edhe për një balancim të barrës fiskale mes shtresave të ndryshme të popullsië. Kështu, shtresave të varfëra do t’u rritej barra nga tatimi mbi të ardhurat personale, por do t’u lehtësohej nga ulja e tatimit të konsumit (nga 20% në 12%) dhe, në raste të veçanta, edhe nga skema e kompensimeve. Nga ana tjetër, shtresat e pasura do të përfitonin nga ulja e tatimit mbi fitimin e dividendin, por do të mbingarkoheshin nga taksa e trashëgimisë/dhurimit dhe nga taksa e godinave të tyre, që janë shumë më të shtrenjta se e të tjerëve.
Ky gazetari qenka dallash fare, ose kush ja dha keto te dhena.
Psh , une kam ndertuar nje shtepi 400 m2( me vlere tregu 800 ero /m2) tek vilat gjermane . E banoj ne dy kate per vete, nje tjeter bosh. Me 1% tatim i bjen ( 400 x 800 = 320.000 euro) tremije e dyqinde euro ne vit te cilat nuk kam ku i gjej. Por as me 0.1% qe bejne 320 nuk kam ku i marr se nuk bej bisnes ne kete godine . E kam ndertuar vete per banim me djersen time e te femijve te mije qe jane jashte e qe tani su bjen ne mendje me per Tiranen se kan hallet e tyre.
Prandaj sa te kete ne Shqiperi te tille gazetare, te tille ekonomiste e te tille deputete keq do te veje halli jo vetem me taksat por edhe me shume gjera te tjera . Ne nje vend ku shumica nuk punojne por vetem vigjilojne si te marrim eshte shume e veshtire te ecet perpara.
Deri tani shkrimi me i sakte i Zaloshnjes. Bravo autori dhe gazeta!
Vetem shqiptaret mund te marrin shembuj te tille idiote.
Shtepi 400 metra katror nuk kane ata qe s’kane breke ne bythe.
Pale nuk di as c’te besh me nje shtepi te tille!!!!
Ta kisha une kete hallin tend…
kur ke zbrit nga malet, ti luano? po ta kishe ndertu ate shpine trekatshe atje ke mali ku ke leh, do e kishte vleren zero e do pagujshe zero taks prone. por meqe e ke ndertu ne token qe ma zptove mu ne tirone, ajo e ka vleren 320 mije euro. sepse lidhet me qendren e Tirones me rruge me neon, e lidhet me rinasin, durrsin dhe elbasonin me autostrade, etj. etj. Por ti I do qyl gjithe keto te mira publike qe jane ndertu e ndertohen me taksat qe paguj une, njesoj si zaptove qyl token ku ndertove kullen tate trekatshe…
Zaloshnja,
Problemi eshte se te shkruash nje artikull te tille, implikon competenca te verteta ne fushen e ekonomise, ne makro dhe mikro ekonomi. Zaloshnja fillon artikullin duke thene se ka nje shekull qe shtete me tee zhvilluara zhvilloje kete debat dhe nuk arrijne te gjejne zgjidhjen e duhur, kurse Zaloshnja, me nje artikull te shkruar per 1 ore, na sjell zgjidhjen!!
Kam frike se amerikanet do lexojne kete artikull dhe do kerkojne te na e marin per ta bere Presidentin e Rezerves Federale!!
Pr te qne me serioz;
Se pari Zaloshnja propozon te taksohen mbi te ardhurat si te pasurit, ashtu dhe te varferit!! Si mund ti marresh dikujt 12% te te ardhurave kur fiton vetem 20 mije lek te reja ne muaj, pra 2400 lke ne muaj tatim!!
Se dyti, te pasurit te tatohen me pak, pra ta akumulojne akoma me teper pasuri ne krahasim me aktualisht!! Perseri absurditet.
Se treti, Zaloshnja thote de duke ulur TVSH ne per te gjithe, do kompensohet taksimi i 12% te te varferve, po harron se perseri TVSH ja ms 12% do te pasuroje te pasurit.
Pra me keto dy ndryshime, kemi pasurim te pasurish ne te dyja rastet, dhe “pasurim” ne nje rast per te varferit et varferim ne rastin tjeter!
Perseri ne rastin e tatimit te bizneseve te vogla apo te medha, me 12% per te dyja, pasurohen bizneeset e medha dhee taksohen me teper ose varferohet biznesi i vogel!!
Dhe e fundit, perpara se te aveturohesh per te shkrojtur broçkulla te tilla, duhet folur me zera, sa eshte sot volumi i TVSH se ne total, i ndare ne nen zera binzes i vogel, i mesem, im madh. Sa eshte volmi i taksave nga te ardhurat, perseri ne nen zera, Sa eshte ai i trashegimerive… e keshtu me rradhe.
Problemi eshte si e thashe me lart, Zaloshnja jo vetem qe nuk njeh ekomomine, pa folur per makro apo mikro, pa folur me kontabilitet, po nuk ka as nocionet baze te matematikes.
Eshte e pamundur te japesh end kur ke kopetenca vetem ne aritmetike.
Eshte per te ardhur turp se njerez te tille merren neper media si analiste he populli degjon budalliqe te tilla.
Ku jane specialisteet e veertete te fushes, ata qe kan studjuar dhe punojne ne ekonomi, bolle me sharlaatane te tille.
argita_b, si nuk e kupton? zaloshnja thjesht ka propozu rikthimin tek taksa e sheshte, por te rritur nga 10% ne 12%. ulje te TVSH-se nga 20% ne 12%. kalimin e takses se prones nga per meter katror ne per 100 leke vlere. e vetmja takse e re qe propozon zaloshnja eshte ajo e trashegimise/dhurimit, qe sic duket e ka kopjuar nga amerika, ku eshte 55%.
Zaloshnja e kupton apo jo se cdo te thote tatimi i nderteses me 1% mbi vleren e tregut?
Njw ndertese shume modeste ne vlere ne Tirane, psh me 5 milion leke vlere tregu, duhet te paguaje 50 mije leke tatim.Sot ajo paguan rreth 2 mije leke.Hajde statisticien hajde.Ishalla s’te ka lexuar njeri.
12% ne trashegemi? A ke luajtur mendsh???? Shtepine e kam bere une po ne emer te babes, pra sipas ligjit ai me la “trashegemi” dhe une ti paguaj shtetit 12% te saj? Apo te mbytemi ne gjykata me ligjet e trasha ku edhe femija i sapolindur eshte bashkepronar si ai qe e ka bere me djerse te tij.
1% te vleres se shtepise si takse??? Ik kris b*then!!!
na myten maloket! ka ndertu ship ne toke te zaptume me pare droge dhe e ka regjistru ne emer te babes dhe tani nuk don me pagu asnje taks…
Qenke ii frustruar o tironc! Semundje e rende!
Ky eshte ekonomisti me i shkelqyer ne vend.Mjere ne!
Pergjithesisht do isha dakort por me disa ndryshime.
1) Tatimi mbi kompanite duhet te jete 5%. Dhe 15% ai mbi dividentin. Kompanite duhet stimuluar per ti mbajtur parate te pashperndara dhe ti ri-investojne. Po ashtu 15% tatami mbi transferimin e parave te kompanite meme jashte vendit.
2) Tatimi mbi te ardhurat nga patentat (royalties) duhet te jete zero. Keshtu qe Shqiperia te stimuloje inovacionin.
3) Tatimi mbi te ardhurat personale per mua duhet te kete dy shkalle. 10% dhe 20%. Shkalla 20% fillon per te gjithe ata qe kane mbi $70 mije te ardhura ne vit. Pak a shume prek me pak se 1/1000 shqiptare.
4) Tatimi mbi kalimin e pasurise dhe dhuratave duhet rritur ne mbi 20%. Ky eshte tatimi me I drejte per mua, pasi keshtu nuk stimulojme shoqerine e spermes me fat, por ate te punes, aftesis, talentit, sakrifices. Njeriu ne shoqerine shqiptare nuk duhet te jete I pasur kryesisht sepse ka lind I tille, por sepse behet I tille me pune dhe aftesi.
yyyt,
Tatimi mbi pasurine e trasheguar fillon pas nje pragu te caktuar. Ne Shqiperi ai prag mund te vihet te $1 milione madje edhe me siper.
Pra nuk preken asete baze si shtepia.
Nqs ti ke ber shtepi ne emer te babes, I ke dhene babes nje dhurate. baba jot ka pas te ardhura dhe ato tatohen. Por ligji parashikon se ai qe e ben dhuraten tatohet ne kete rast, pasi ai ka edhe mundesine financiare per te paguar (sepse ben dhuraten).
Perjashtimi $1 milione mesiper mund te perfshije dhuraten, pra ti si person ke $1Milione per te falur gjate jetes tende, dhe nuk taksohesh deri sa e kalon ate shume.
Luan ia ke fut kot. 320 euro ne vit eshte 27 euro ne muaj. Ti do te jetosh ne shtepi $320 mije euro por spaske 26 euro ne muaj te paguash taksa?
Po I shtrin kembet me gjate se cke krevatin pastaj.
Ajo shpi gjigande qe ke, kerkon sherbime, rruge, uje, pastrim, elektricitet, kerkon gjykata, polici etj etj qe dikush duhet ti paguaj.
Nqs ti nuk ia del dot, shite ate shtepi dhe shko jeto diku me lire. Pronesi pa pergjegjesi nuk ka.
Tatimet jane vjedhje te ligjshme.
ja ta bej dhe une nje model te shpejte tatimi. 11-11-11-11-2. sa te ardhura mblidhen me buxhet? kush e di? futi nje dhalle o Zaloshnja ?
Degjo more zallosh qe dukesh si mehmet shehu ne kongres.
Nese ju tatoni shtepiat nuk do tu zere koka te mblidhni taxat se do bini me perpara. Shtepiat qe u dha enveri njerezve nuk i taksoni dot.
partia juaj fashiste apo ps- pseudosocialiste nuk i taxon dot shtepiat qe u ka dhene enveri njerezve.
Nese nje pensionist qe jeton ne tirane te re ne shtepine qe i ka dhene enveri dhe ajo shtepi vleresohet 50-100 mije euro, ku do ti gjeje ky pensionist nje mije euro? Ne te sateme?
Idiot. Ti qani, ver llapa dhe fmn( futja mrena).
Kafshe
Zaloshnja, nuk mund te japesh ti mend per sistemin e taksimit. Sic e thua edhe vete eshte nje problem i gjate, do te shtoja thelbi i problemit kudo. Amerika me Angline bene lufte vetem per taksat, sa duhet te paguanin, dhe vetem per 1% diference qe kurora mbreterore kerkonte me shume luftuan dhe dolen te pavarur.
Mendoj se kete e ke marre nga ish kandidati republikan Kane ne zgjedhjet e kaluara, me te fameshmen 9%, 9%, 9%. Ne ekonomi nuk mund te besh implementime te tilla, ato varen nga struktura social-prodhuese e nje vendi e shume faktore.
P.sh. taksa e shtepise eshte kryekeput gabim, shume e larte per nje vend te vogel, te pandertuar. Ne Amerike, per nje shtepi 800 mije dollare ne Queens, paguhet 3200 dollare ne vit, me pak se 0.5%, dhe ku, ne Nju Jork.
Ne nje vend qe ndertohet, taksat e ndertimeve te shtepive, duhet te jene afer zeros, ka mundesi zero. Per nje vend si Shqiperia, shteti duhet ti nxjerre parate nga ajo qe te krijoje nje ambient sa me atraktiv per investime, nepermjet mekanizmit te taksave, jo duke rrjepur qytetaret e tij, dhe mbi te gjitha duke i menazhuar drejt ato.
Ne Shqiperi akona nuk eshte krijuar pasuri individuale, qe ti te taksosh ato, duhen te pakten edhe 20-30 vjet te tjera dhe mbi te gjitha te kete ambient ku ligji te zbatohet.
Te mos lihen parate te depozitohen jashte, por te kete kontroll te rrepte brenda.
Iluzioni dhe genjeshtrat e politikaneve shqiptare (Berisha me shoke) se gjendja rregullohet shpejt dhe per disa vjet kapim perendimin, qe u tha ne vitet 90, te marre fund njehere e pergjithmone. Kane kaluar 25 vjet dhe do duhet te kalojne edhe 30 te tjera qe te kemi dicka nje fare niveli, apo ti si suflet i qarqeve te caktuara ligjeron mbrockulla, akoma duan te fusin doren ne xhep te shqiptareve keta hajduter, te pasurive qe i kane bere me mund e djerse.
Ti nuk je indrit po indark. Idiot. Maskara.
Shpirtmut
Po vila e ketij bojaxjiut gerdalle qe r la me te mafhe se te majkell xhekson. Sa do vleresohet vetem dhjete mije euro. Keshtu qe do paguaj takse 100 euro ne vit.
Se ai r ka bere shtepine me gjera te vjetra. Kanoce, kepucr te vjtra, shishe.
Hajjdut rrumpalle. Maskara
Rrogat duhet të jen 6OO euro për të mos u katandisur
kOncepti i shkrimit shume i mire
nje skeme e qarte dhe e thjeshte tatimi por qe me +/-mund TE RISHIKOHET .
deri sa bota ka aplikuar disa modele ekonomike ,ne shqiptaret nuk mund te bejme shpikje
SI MUND TE TATOHET ME 23 % TATIM MBI PAGEN E ASAJ E SHTRESE E CILA TE ARDHUREN E SAJ E MERR NGA PUNA DHE ENERGJIA MENDORE DHE PROFESIONALE !!!!!
KJO EHSTE ME TE VJEDH LEKET NGA XHEPI , SEPSE KY I DASHUR SHTET NUK TATON BIZNESET ME KETE % MBI FITIMIN ,DHE TATON ATE SHTRESE E CILA TE ARDHUREN E SAJ E MERR NGA PUNA DHE DJERSA INDIVIDUALE
E KE PER DETYRE TE GJESH MEKANIZMA I DASHUR SHTET SI TE MINIMIZOSH INFORMALITETIN ,VESH BARRE FISKALE QE TE KRIJOJE FRYMEMARJE PER BIZNESET ,KRIJO KULTUREN QE CFARE EHSTE E SHTETIT DUHET T’I PAGUHET ATIJ.PO PERPIQU TE JESH I DREJT ME POLITIKAT E TUA DHE MOS BEJ QE CA I TRAJTON SI TE NENES DHE CA SI TE NJERKES .
ABSURDI ME I MADH ISHTE QE PA BERE TAKSEN PROGRESIVE PER BIZNESET BERI TAKSEN PROGRESIVE ME PAGEN.
O SHTETI IM ,IMPLEMENTO MODELE TE SUKSESHME EKONOMIKE TE VENDEVE TE TJERA DHE MOS BEJ EKSPERIMENTE NE KURRIZ TE SHTRESAVE SOCIALE QE JU KA ARRIT THIKA NE PALC .
MIL NJEHERE BUAJT E SHOQERISE
pastaj lopet
pastaj vicat
pasatj kecat
ata te vegjlit mos i vil fare SE KUR NUK KANE PER VETE I BIE TE JAPIN VEC SHPIRTIN !!!!!
Mbasi lexon “shkencen ekonomike” te Zaloshnjes kupton dicka… qe sahati i tij rreh gjithmone 12, qe do te thote se i ka ngelur.
Arithmetika e kesaj pune eshte e thjeshte. Kur Qeveria nuk eshte ne gjendje te mbledhe taksat i duhen “analiste” per ta justifikuar.
TAKSAT, TATIMET, AKCIZAT, CMIMET dhe TVSH-ja duhen te vendosen normale dhe te lehtesisht te perballueshme ne baze te ardhurave mujore qe ka nje individ dhe familjeje ne nje vend ose shtet te caktuar.
Prandaj nga nje studim i thjeshte nga vendet me te zhvilluara ne bote dhe ne Evrope nxirret sa perqind zene detyrimet e individit dhe familjeve ndaj shtetit.
P.sh. ne nje shtet qe individi ose familja ka ardhura neto 3000 Evro dhe detyrimimin mujor e ka 2 perqind, pra 60 Evro eshte taksa mujore.
Kurse ne Shqiperi te ardhurat mujore jane 300 Evro atehere detyrimi mujor prej 2 perqind, eshte 6 Evro.
Kurse ketu tek ne eshte e kunderta, ku cmimet jane ne stratosfere, p.sh. cmimet i karburantit eshte nder me i larti ne bote, ku zejme vendin e nente. Gjithashtu cmimet e shume produkteve duke perfshire edhe te energjise elektrike jane shume te larta.
Shteti dhe qeveria ketu tek ne keto 25-se vjet nuk bejne tjeter vetem vjedhin pasurite kombetare dhe taksapaguesin shqiptar ne te gjitha drejtimet e mundeshme nga prototipa te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR MKETA, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA. Sepse keto lloj qeverishe dhe keto lloj tipash ne gjuhen ekonomike quhen qeveri dhe tipa dembela qe jetojne si parazit ne krahet e shoqerise shqiptare.