Kur politikanët luajnë komedinë sikur janë të virgjër, të hapin barkun

20 Gusht 2015, 10:23Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Per nje gazetari kritike, jo raportim thjesht deskriptiv

Tre raste ne edicionet e lajmeve sot ne mengjes :

Rasti i pare : Thuhet se statistikat europiane a gjermane theksojne se azilkerkuesit nga Ballkani ja kalojne atyre nga Siria ne Gjermani a Europe. Se azilkerkuesit shqiptare vijne ne vend te dyte pas atyre siriane.

Ore dine te bejne statistika ata apo krahasojne numurimin e lopeve me te deleve???

Eshte nje njesoj si te thuash se kjo shtylle tensioni te larte vjen e dyta pas nje grumbulli me rere.

Por, keto jane dy fakte pa asnje baze krahasueshmerie thelbesore more statisticiene europiane… Shqiptaret ikin per arsye te nje jete me te mire ekonomike, duke perfituar nga liberalizimi i vizave dhe nga tradita e tyre e ketij brezi. Kurse sirianet ikin nga lufta more… Se ashtu krahasoni azilantet edhe me turistet, edhe me krahun e punes te ligjshem. Mos ua fusni statistikave kot se ne naivet i hame ato si lopa kashten dhe i perserisim pa kritike ne cdo emision lajmesh…

Rasti i dyte, shume mire qe keta kryebashkiaket e rinj socialiste a demokrate, meshkuj a femra, kerkojne te bejne me shume per qytetet e tyre. Por, kur luajne komedine sikur jane te virgjer dhe se historia fillon me ta dhe nisin te thone se qyteti permbytet per shkak te politikave te gabuara te atyre qe kane zevendesuar ne detyre, kjo te hap barkun.

Po cfare ke o derebardhe qe na tregon se fajin e ka ai qe nuk eshte me, kryebashkiaku qe iku???

Ne ka faj coje perpara drejtesise, hic mos hezito, nese nuk e ka fajin ai, mos kalo gjysmen e mandatit duke na treguar se fajin per vuajtjet tona urbane, permbytjet, plehrat, mungesen e ujit e ka ai qe nuk eshte me, si beri sot kryetari i Bashkise te Vlores. Nuk eshte as burreri, as ndonje teknike mire per t’i ngopur qytetaret me luge te zbarzur. Ke ardh per te punuar or mik jo per t’u justifikuar me gjendjen e Vlores qekurse Ana Komnena deshmonte pushtimin e Vlores me anije me lopata nga Anzhuinet qe vinin nga deti.

Mos i lini o gazetare te livadhisin keshtu se na dhe ju bejne budallenj. Kritikojini sepse kemi njezetepese vjet qe po kalojme dore me dore duke vuajtur kater vjet me idene se po korrigjojme kater vjetet qe iken e keshtu pafundesisht.

Rasti i i trete : Shume mire qe Bashkia ne Tirane kerkon te cliroje hapesirat publike, por interesojuni pak o gazetare se cfare do te thote deklarata se bashkia nuk kerkoka vecse dy metra hapesire te clirohet nga cdo biznes, sa per te kaluar pensionistet dhe grate me barre.

Vetem dy gjisht trotuar na jepni ju lutemi…

Cfare eshte kjo deklarate, kush ka frike nga zenesit e hapesirave publike qe u thote na ktheni sepaku dy metra. Te gjitha metrat t’i kthejne se ato jane tonat te qytetareve, jo nje shteg ddhije sa per te kaluar njerezit.

Dhe mos u merrni me ata kioskistet qe kane zene cepin e ndonje trotuari se ata me nje karroce dore i rikthen andej nga kane ardhur. Po sheshet qe na i kane zene pa leje dhe jashte planit urbanistik pallatet shume e shume kateshe a do te na i ktheni???

Ato duam ne e u themi pastaj bravo. Jo keto shtigjet dymetroshe…Jane shume pak.

Mos u vendosni dinamitin atyre perbindshave pa leje, por gjoba shume te majme dhe parate le t’i perdori komuniteti i zones ose i lagjes si demshperblim e jo te ikin neper xhepa qe behen reklama birre.

Bejuni kritike o miq gazetare, mos e lini rastin t’u ike sepse po ju iken audienca, detyra juaj eshte thelbesore, kritikoni cdo statistike ngado qe vjen, kritikoni cdo deklarate ngado qe vjen, sepse kjo eshte detyra juaj, jo t’u beni fresk pushtetareve qe me freskun e bere te mbroni pallatet pa leje te ndonje pronari qe gazetaret i perdor vetem per lehje…, apo qe lengezohet para ndonje therrime reklame a per ndonje tender qe e pret prej muajsh e muajsh…, a per pak falje per taksat qe nuk i ka paguar se per fature tatimore as behet fjale se jep…,

16 komente në “Kur politikanët luajnë komedinë sikur janë të virgjër, të hapin barkun”

  1. oldman says:

    Emocional, mendjemadh dhe … jo profesionist.
    E kisha fjalen per stilin e shkrimit…

    1. aqifi says:

      Po shterron edhe ky qe kur nisi ta filloje javen duke dhene mend per nderzimin artificial dhe ta mbylle me amerikanet ne Vietnam…

    2. Sherif says:

      I nderuar, respekt per kete intelektual te vecante qe ka Shqiperia, vjen nga Parisi, ka mbaruar Sorbonen dhe ne cdo rast me nje guxim te rralle qytetar, konstaton dhe thote gjera teper te sakta, te dobishme dhe asnjehere nuk terhiqet. Respekte per Z. Artan Fuga

  2. Anita Zhoga says:

    Ti prof. je katandisur keq menderisht , ti jeton sa ne France dhe ne Shqiperi dhe krahason dy realitete qe jane larg njeri tjetrit. Gazetaret i dashur prof. vetem konstatojne por duhet drejtesia te veproje kur taksat nuk paguhen,kur cdo mall qe blen apo shpenzon si ne rastin e ujit apo te energjise elektrike duhen paguar bile ne kohen e duhur brenda afatit ndryshe si kudo ne boten e qyteteruar ku ju jetoni pagyan gjobe,pse reagon kaq negativisht kur keto gjera kerkohen ne vendin tend ?? A i paguani ju prof. taksat qe ju takojne ne France per fitimet qe merrni nga mesimdhenia apo vetem ne Shqiperi beni pyetje dhe nuk merrni asnje pergjigje sepse nuk thoni asgje te re ??

  3. sos says:

    Gjithmon i sakt eshte profesori ,por jo per Shqipetaret idiot qe nuk kuptojne permbajtjen jetike te popullit.

  4. Klimax says:

    Ate “rastin e pare” nuk munda ta kuptoj more Artan Fuga! Jo per gje, por per azilantet ne Europe flitet per njerez dhe vetem njerez dhe ata nuk mund te klasifikohen ne lope e dele apo shtylla tensioni dhe akoma me keq ne “turista”!!!!!
    Per c’fare “turisti” na flet more Fuga kur “turisti” sapo shkel ne token europiane kerkon azil me pretendimin se jeta e tij ne Shqiperi rrezikohet nga pikpamjet e tij politike, nga hasmeria per gjak e per prona, nga keqtrajtimi i burrit, keqtrajtimet ne familje, keqtrajtimet ne pune nga punedhenesi e deri tek kercenimet raciste per homoseksualet, romet, etj, etj dhe per te gjitha keto shteti nuk mund ti garantoj jeten!!!!
    Genjejne, egzagjerojne apo eshte realitet i kesaj lufte te padukshme?
    Sido qe te jete e verteta, faktet tregojne se Shqiperia vazhdon te ngelet me problematikja ne rajon, me e varfera e rajonit, me e korruptuara e rajonit!
    Ndryshimi i vetem i sirianit me shqiptarin eshte se sirianit IS-i i pret koken me nje vdekje te shpejte apo me nje bombardim nga qielli i aviacionit te al-Assad, ndersa ne Shqiperi shqiptarit i eshte vene laku ne fyt duke i marre frymen ngadale me nje torture te stergjatur deri sa ti dali shpirti!

  5. Kapter Jari says:

    Profesori i gazetarise kritikon produktin e vet, gazetaret.

  6. plaku tjeter I VJETER says:

    Mos shikoni Gunen por punen ,a ka te drejte ? Une them PO dhe keto qe permend jane fakte qe nuk i luan as topi …Te shterngojne vithet edhe gazetaret edhe pushtetaret te mos merren me me the e te thashe por te bejne punen tamam se prandaj marrin leke edhe nga xhepat tane …

  7. Artan says:

    Ne fakt o miq Z Fuga po ngre lart nje gje qe eshte sa sociale aq edhe e drejte. Vdeksia e protestes ne Shqiperi eshte e tmerrshme. te fiken dritat, te iken uji, te rriten taksat, te tallin me marketing dhe ne fund asnje sngrihet e dini cndodh ne Angli, Amerike, Austri France apo Itali po te ndodhin keto gjera, njerezit ngrihen e protestojne.
    Ndersa ne o mip jemi ose sahan lepiresa ose pabuksa e per te dyja keto epitete qe do doja shjume te mos qendronin ne nuk protestojme.
    Imagjino kur mbron nje parti e voton per nje parti se do te fusi ne pune me 220 mije lek te vjetra e si ti mund te protestosh ndaj kesaj partie qe pastaj te ngre cmimet, te le pa . . . pa . . . etj etj mendon populli i shkrete me mire me 220 mije se pa ta po protestova.
    Kjo nuk eshte qytetari kjo nuk eshtkulture Europiane.E sa per Gazetaret, te gjithe e dime qe linjen redaksionale e percakton pronari i cili eshte i varur ne interesa ekonomike ndaj ska kritik ose ka iur pronari e kerkon
    Vaj medet ku kemi vajtur do thoshte Kapedan Albert Verria

  8. TNT says:

    Skandaloze!!!! Si ka mundesi qe nje nivel i tille te shkruaje ne gazete?! Menyra se si i kupton lajmet ky, dhe krahasimet qe perdor ( kam parasysh azilikerkuesit) , eshte skandaloze. Nuk ja vlen as tia shpjegosh se ku e ka gabimin dhe besueshmerine, por eshte mirë mos ta lexosh me se acarrohesh ose ta lexosh dhe te qeshesh me lot…

  9. Spartaku says:

    Mua me ka humbur respekti per zotin FUGA,qe kur doli ne krahe te presidentit Nishani per ligjin e arsimit te larte dhe u tregua langaraq.Por per rastin e kryetarit te bashkise se vlores,ka te drejte.Zoti Leli ja hodhi fajin te gjitha Shpetim Gjikes,qe per mendimin tim nuk duhej ta permendete fare.Ai duhet te punoi dhe te beje detyren e tij ndaj Vlonjateve.Ta leri te kaluaren,jo vetem ai por te gjithe kryetaret ne shqiperi.

  10. Tj says:

    Artan Fuga me ngjan me Dritan Hilen,Lubonjen apo ka dhe shume mercenare te tjere!Kujt i sherbejne artikujt e Fuges? Shqiptareve jo se jo!I sherbejne serbit Sal Ram Berisha! Une jam kunder Berishes dhe nuk dua t’ja di se c’mendojne te tjeret per te! Une kam mendimin tim experiencen time dhe jeten time!C’do njeri le te mbaje qendrimin e tij por, jemi te gjithe shqiptare dhe te respektojme njeri tjetrin,pavaresisht nga mendimi qe kemi per Berishen. Vetem militantet qe kane ndihmuar Salen ne krimet e tij jane jashte te qenit shqiptar!Une jam edhe kunder Metes njelloj! Good luck Albania!

  11. TROJA says:

    Tani e humbe davane,o i nderuar profesor.Ku ka gazetare shqiperia?Me trego nji qe,jep realitetin,ashtu si eshte pa urdherin e pronarit,vetem nje te lutem.Gazetaria jone ka mare fund,qe ate dite kur pagat jepen me 3-4 muaj vonese ose nuk jepen fare,qe ate dite kur gazetaret jane pa sigurime shoqerore te paguara,qe ate dite qe nuk thone ate qe mendojne.KE GABUAR SE I JE DREJTUAR NJE SHTRESE QE ZVARITET PER BUKEN E GOJES,E QE ESHTE E PARA QE MBUSH RRUGET E TE PA PUNEVE.

  12. Tema says:

    Politikanët japin ç’tju teprojë

  13. serveti says:

    Prape profesor Fuga nuk e harroi reklamen e birres! Per ato qe shkruan ka te drejte, por me ato qe ka shkruar me pare me ben qe te mos ta besoj se e ka seriozisht. Mos do te laje mutin me shurre?

  14. shqipe says:

    “aka-dem-fikut” Artan Fuga: Leri te qete shqiptaret durim-medhenj!
    “soji” yt nuk eshte as i denje dhe as i besueshem per tu mesuar shqiptareve demokracine

    Ç’me ngrifesh si gjel i cofur maje plehut. Tashme mund te konstatohet lehte se ty dhe “sojit” tend bastard ju jane ngrohur p… . Tashme sa larg eshte per ju permbysja e diktatures. Nuk doni te kujtoni kohen kur u permbys diktatura, kur “vrima e miut ishte 500 grosh” per ju dhe u zhduket pa lene gjurme nga jeta shoqerore e politike e shqiptareve apo morret rruget e europes duke perfituar edhe nga lirite e saj, te cilat i kishit anatemuar gjithe jeten ne korrin enverist, dhe ne nje moment te pershtatshem, kur menduat se e kaluara juaj u harrua, erdhet perseri ne atdheun tuaj per t’i mesuar tashme shqiptareve rendin e ri “demokracine” dhe per te vegjetuar ne te si grupim shoqeror i shpifur.
    Por une sot dua t’ju kujtoj shqiptareve se ti “profesor” i demokracise ishe filizi i vogel dhe i llastuar(e di vete pse) i familjes Fuga, familjes se lidhur ngushte me familjen e diktatorit (E.H.), me prinder gjate gjithe kohes ministra apo zv/ministra apo ne postet me te larta te PPSH, me nje vella “fizikant berthamor” qe e ndau bashkeshorten me telefon nga jashte shtetit ku ndodhej, menjehere sapo diktatori (E.H.) denoi te jatin e saj si pucist ne ushtri (1974), duke thyer keshtu nje rekord te llojit te vet edhe ne diktature. Nuk dua te permend me teper se po me perzihet, por si ke kurajo ti te marresh rolin e “profesorit” ne ekrane dhe shtyp per tu mesuar shqiptareve (“lumpen proletariatit”) demokracine.
    Edhe pse ne demokraci kushdo vleresohet per ate qe thote dhe ate qe ben dhe jo per ate nga vjen, demokracia ne Shqiperi eshte aq e brishte sa nuk ka luksin qe njerez si ty dhe si “soji” yt t’i perdore si “profesoret” e demokracise. Demokracia eshte aq e mire sa i garanton cdo njeriu liri te mjaftueshme per te punuar e jetuar me djerse e punes se tij, por kurre nuk duhet tu krijoje kushte ty dhe “soji” tend per tu kthyer ne “profesoret” e saj.
    Sa here psallt ne programet televizive duke dashur te na mesosh demokracine, jam mjaftuar te nderoj kanalin TV, por kur shikoj qe ditet e fundit edhe shtypi te ka krijuar hapesira per te percjelle “te vjellat” nga goja jote qe eshte bere si b…. , apo t’i besh fresk politikes sipas interesit tend te felliqur edhe pse filozofon ne eshte apo jo politika “k…..”, etj., jo vetem me perzihet por ndjej edhe krupe edhe revolte.
    Nga njerez si ti, qofshin ata edhe profesore edhe doktore edhe analiste politike, moderatore tv, etj, pse ky eshte “grupi yt shoqeror” ne demokraci, vete demokracia nuk mund te prese asgje te mire, mbasi ju e felliqni ate mbasi jeni ne sherbimin vetem te qellimeve tuaja te ulta.Mekati i “aka-dem-ikut” Atan Fuga nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij eshte se sikurse “di-pllom-ati” Agim Nesho(nipi i Vito Kapos), “anal-isti” Andi Bushati(nipi i Hysni Kapos), “di-pllom-ati” Fatos Tarifa, “di-pllom-ati” Shpetim Çaushi(filiz i familjeve te KQ PPSH dhe kampjon mediokriteti-nuk ishte i afte te merrte provimin e matures ne Shkollen Petro Nini Luarasi ne vitet ’60 por i afte per dipllomat) dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo- qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme- duke i nenvlehtesuar shqiptaret, marrin rolin e “profesorit” per tu mesuar atyre demokracine. Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju.

    Heshtni! Largohuni nga jeta politike dhe shoqerore e shqiptareve dhe jetoni lirite e demokracise si dhurate te çmuar per ju!

    Bejani kete te mire shqiptareve durim-medhenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje