Përgjatë një viti kalendarik mbi 30 mijë shtetas shqiptarë kanë emigruar në Gjermani, në përpjekje për një jetë më të mirë dhe në ikje nga problemet e mëdha financiare.
Prej muajsh media raporton histori të trishtuara ikjeje, diplomacia negocion procedurat e kthimit të tyre, policia pret në Rinas “pako” me të kthyer, politikanët kryesorë flasin për viktima të keqkuptimeve dhe vetë emigrantët mbeten të ndarë nëse ikja apo kthimi përbën fatin e tyre të keq.
Gjatë kësaj periudhe një duzinë politikanësh, shtetarësh, drejtues institucionesh dhe figurash me ndikim publik (drejtues OJF, drejtues të medias, personalitete publike, etj) kanë vizituar Gjermaninë. Shumica për vizita zyrtare, të tjerë për turizëm dhe argëtim.
Në Gjermani ka qenë pesë herë kryeministri dhe katër herë kreu i opozitës, katër herë ministri i jashtëm dhe dy herë shumica e ministrave dhe zyrtarëve të lartë. Por deri më tani, asnjë, absolutisht asnjë prej tyre nuk ka gjetur kohë 5 minuta të devijojë axhendën për të marrë takim me mbi 30 mijë shtetasit shqiptarë në kampet e refugjatëve. Asnjëri prej tyre nuk ka shkuar aty ti vizitojë, të flasë me ta, të shohë gjendjen nga afër, të interesohet për mendimet e tyre dhe të paraqesë një ide/platformë apo diçka tjetër më të mirë për integrimin ose kthimin e tyre për një jetesë më normale në vendlindje.
Kanë shkuar ministra e politikanë gjermanë, shqiptarë jo. As nga Tirana, as nga Prishtina. Asnjë. Askush. Asnjë media nuk nisi atje një grup xhirimi, asnjë OJF që merret me të drejtat e njeriut nuk shkoi atje të shohë qytetarët e vet, asnjë kryetar bashkie (nga ata që ikën dhe ata që erdhën) nuk tregoi minimumin e kujtesës dhe respektit për mijëra familjet e zonave të tyre zgjedhore që kanë emigruar. Thjesht, u interesuan nëse emrat u ndodhen në listat e votimit. Vetë vota e tyre ka rëndësi, asgjë tjetër. Kaq.
Shqipëria ka detyrim kushtetues të kujdeset për qytetarët e vet kudo që ndodhen, Shqipëria ka ambasadë e konsuj në Gjermani, Shqipëria ka ministri që merret me emigracionin dhe diasporën, Shqipëria ka kryeministër që hap ekspozita jashtë vendit sa herë merr poste zyrtare dhe kryetar opozite që bredh në zyrat evropiane duke kërkuar alibi për kostot e brendshme elektorale, Shqipëria ka këshill të sigurimit kombëtar, ka komisioner për të drejtat e njeriut, ka avokat të popullit, ka komision parlamentar për të drejtat e njeriut, madje partitë më të mëdha shqiptare kanë degët e tyre partiake në Gjermani që i përdorin për autobusë e financime elektorale. I ka të gjitha, – përgjegjësitë, mekanizmat dhe përgjegjësit. Por asnjëra/asnjëri prej tyre nuk flet, nuk dëgjohet, nuk bën detyrën, nuk ka interes të merret me viktimat e politikës së tyre të mbrapshtë, duke qenë e mbetur, vendi i ikjeve të mëdha, – siç e cilësoi javën e kaluar një diplomat i njohur gjerman.
Natyrisht, për shkak të dështimit të elitave politike, pafuqisë së tyre për të ofruar standarde normale jetese dhe funksionimi shtetëror e shoqëror, mungesës së vizionit të tyre për të krijuar mjedis demokratik dhe etjes së tyre për të abuzuar pafundësisht nga pushteti që merr ose që iu jepet përmes klientelës militante, elektorale dhe financiare një herë në katër vjet!
Natyrisht, më gëzon fakti që kryeministri i vendit tim do jetë në Gjermani për ekspozitë.
Është mirë kur prezantohemi me një kostum artisti, pavarësisht cilësisë së artit dhe një detaji për të cilin askush nuk kujtohet, – krijimet e kryeministrit janë bërë mbi shkresa zyrtare që duhet të ishin në arkivin shtetëror e institucional, – faj për të cilin një nëpunës pushohet nga puna, kurse një politikan mbushet me lajka nga fanatikët pa kulturë shteti e demokracie.
Por më shumë do më gëzonte fakti nëse kryeministri i vendit tim, politikanët e vendit tim, vendimmarrësit e vendit tim, do të braktisnin qoftë edhe 5 minuta axhendat personale për të t’ia kushtuar mbi 30 mijë qytetarëve emigrantë rishtas në Gjermani dhe atyre mijërave që janë në përpjekje për të ndjekur valën e emigrimit. Për të folur, për ti dëgjuar, për t’iu qëndruar pranë, për t’i sqaruar, për t\u thënë se shteti nuk i ka braktisur dhe se një shtet serioz nuk i do qytetarët vetëm për ti pritur si “pako” në Rinas, por i do në të mirë dhe në të keq, në gëzim e hidhërim, sidomos në ditët kur ata kanë nevojë për shtet dhe të ardhme.
A do të ndodhë kjo? Dita duket në mëngjes, – thuhet në thëniet e vjetra. Dhe në mëngjes pyeta shoferët e taksive në lagje, lexova FB dhe twitter ku rrinë udhëheqësit tanë, lexova faqet e para të mediave të kontrolluara prej tyre….dhe nuk gjeta asnjë shenjtë të tillë. Ca po pushojnë në Jalë, ca po marrin rreze në Lalz, ca po bëjnë politikë thashethemesh në Rogner, ca po bëjnë sikur bëjnë opozitë në resortet turistike…kurse autoritetet gjermane njoftuan sot herët se disa dhjetëra emigrantë të rinj zbarkuan natën e kaluar në Gjermani dhe disa dhjetëra të tjera do dëbohen për të zbarkuar sot e në ditët e në vijim në Rinas! Me dashuri dhe qetësi! Rilindje! Me punë e dinjitet! Kaq.
e ke qare more Afrim djali, por kujt te ja thua
Nuk e kuptoj Edin, nuk e kuptoj Kryeministrin e Shqiperise, Kryeministrit qe kerkon me ngulm ta fusi Shqiperine ne BE, dhe,njekohesisht,populli i vendit te tije eshte bere Problem-diskutim i dites ne Gjermani!
Nuk e kuptoj te mos shprehurit deri me tani nga Kryeministri rreth ketije Problemi???!!!
Ketu ne Gjermani vlon Media,flet Kanzelaria,flet Ministri i Jashtem, flasim Deputete rreth Asyl-Kerkuesve shqiptare,por,Edi Rama hesht!!!
A eshte kjo rruga-menyra(Asyl-kerkimi) ndermjet te ciles kerkon Edi Rama ta fusi Shqiperine ne BE?
Ku eshte “miqesia” e Edi Rames me Angela Merkel?
Miqesi duke e shfrytezuar per t’i lene-derguar (indirekt) shqiptaret te kerkojne Asyl tek mikia Merkel???!!!
Edi Rama, afrimitieti qe te krijoje Merkel, duhet sherblyer me pune-vepra. Duhet t’i tregosh kesaje Mikeje qe,edhe ne keto momente,je ne krah te saje qe, po ben gjithcka (te pamunderen)per t’ia zvogeluar kete barre (Fluksin edhe Asyl-Kerkuesve shqiptare) gjermanise,mikes tende dhe te popullit shqiptar.
Ne kete kendvestrim,eshte jo vetem Detyre por dhe Obligim.
Perse nuk vjen ketu ne Gjermani,Edi Rama, dhe te shkosh ne te gjitha kampet ku jane regjistruar shqiptare dhe te flasesh me to?
Pse jo,edhe ti bindesh qe kjo nuk eshte rruga-menyra e drejte?!
Qe do te besh dhe pushime,eshte mese normale,por,Udheheqes te vertete,ne raste te tilla, i sakrifikojne dhe pushimet. Atehere je njeriu i popullit e per popullin.
Mos u struk Edi Rama,por dili problemit perballe.
Nuk hyhet ne Europe (BE) duke kerkuar populli Asyl neper shtetet e Europes!
Nuk e kuptoj pse Kryeministri duhet te takoje turmen e budallenjve qe marrin rrugen kot dhe qe e kane bere qeverine me dhimbje koke? Keta idiote qe ikin pa lidhje po rrezikojne te tjeret qe kane familje atje dhe qe vizitojne Gjermanine rregullisht.
Kryeeministri apo nje perfaqesues i tij jo vetem qe duhet ti takojne, po duhet te gjejne nje zgjidhje per kete plage kaq te rende.
Turma qe ka shkuar mund te jete vertete injorante, mund te jete idiote si thua ti (keete se di se nuk i njoh) po ajo turme ben pjese ne populin shqiptar, si ty e une, ben pjese ne ate shtrese qe sot ndodhet e pa shprese, pa te ardhme per jeten e tyre, te abandonuar.
Jen 30 mije shqiptare qe kane ikur ne Gjermani, popullsi qe korsepondon me nje qytet mesatar shqiptar si Lushnja apo Saranda!
Kryeministri duhet te zgjohet e te kujtohet se u votua pikerisht per te gjetur zgjidhje per kete shtrese te popullsise, kete shtrese qe jeton nen nivelin e varferise ne nje vend qe ben pjese ne Europe, kontinentin me te pasur ne bote!!
Nuk them se eshte Edia Rama shkaktari i kesaj drame, as qe ai duhet te mbaje peergjegjsine e plote per ketee gjendje, po eshte pergjegjesia e tij direkte dhe me duket shokuese qe nuk alarmohet askush kur ne nje periudhe kaq te shkurter 30 mije shqiptare largohen vetem ne Gjermani!!
Eshte e thjeshte, ose Rama genjen kur thote se aktualisht Shqiperia eshte ne gjendje me te mire se sa ne kohen e qeverisjes se Berishes (peroudhe qe ishte katastrofike), ose populli shqiptar nuk arrin dot te perceptoj dot permirsimin ne jeten e tij te perditeshme dhe merr rruget e emigrimit ne mase.
Afro, je shume parimor. Mjere Berisha qe te pati prane, dhe me shume gjasa edhe Bamkes do i besh hatane.
C pune ka Rama me emigrantet ne Gjermani !?
A nuk i pati aty ne Shqiperi Rama ata njerez po u dashka me shku ne Gjermani me i taku !?
Dihet qe Rames as qe i bohet vone fare per miletin ai do vetm bythen e vet
dhe per kete atij i mjaftojne vetem disa bythe lepires te cilet ai i shperblen me poste,me tendera e honorare nga cifliku me emer Shqiperi qe ja ka lan trashegim babai Kristaqi.
Cpyetje prej idioti, Pytja duhet te ishte se, a do te kene kohe emigrantet shqiptare per te takuar Ramen dhe perse.ka Rama ndonje lajm te mire per tu thene a tyre, nuk e besoj.ekonomia shqiptare ka marre tatepjeten dhe kryeministri nuk ca koken fare..ne rast konkret do te kerkon te heqjen e ministrit te ekonomise dhe te thirre te gjithe specialistet e ekonomise shpejt sa seshte vone.
Shume e drejte dhe i ke rene kokes. Atij qe i dhimbesen i bie ndermend se cfar duhet te beje per pupollin pa ja kujtuar kushtetuta, atij qe si dhimbset as nuk i shkon ndermend nje takim i tille.
Jane kaq te lodhur nga puna e tyre saqe i kane nevoje disa jave pushime.
shum bukur e ka shkruar
Të lumtë mëndja e dora, Afrim!
Respekte!
Zoti afrim jam plotesisht me komentin tuaj por mos u mundo se te gjithe instucionet dhe qeveritaret qe permendni juve jane bashkfajtor per kete gjendje ne fillim se nuk diten te bejne opzite dhe me vone nuk din te drejtojne shtetinNE vetvete ata besoj se i ndajne mendimet nje lloj si tuajatESHte e veshtire qe shkaktari ta shohe ne sy te pervuajturi dhe e pamundur ti dalin nga goja fjalet e duhura
Cfare kujtoni se mendojne germa et kur ne nje anevshohin nje kryeminister qe kujdeset ma shume per pikturat e ne an en tjeter 30 mije qytetaret per te Cilet nuk kujdeset askkush?cdo german ne vetveti i thot kryeministrin tone:o ti ,shiko punet e Shtetit pak,se nuk na mbush mend per asgje pos fodellekun tuaj me keso expozita ku tregohet kulmi i idiotise shtetnore me prioritete mbrapsht!
Epo Rama në Gjermani po shkon si piktor dhe jo si kryeministër.Dhe ne që nuk i besuam në krye të herës kur tha që është artist dhe jo politikan.Ai nuk ka faj, jemi ne që gënjyem vetveten duke e votuar për diçka që edhe të dojë nuk do mund të bëhet .
Perralla me noral “babaxhani” eshte ky shkrim. K/ministri apo poltikane te tjere u dashka te takojne refugjatet qe kane kerkuar azil ne Gjermani.Sa emigrante kemi ne sot ne Greqi apo Itali qe kane ikur te gjithe si kladestine dhe bejne perpjekje per mbijetes.Rreth 40% e popullsise se vendit ka emigruar keto 25 vjet, shumica ilegalisht. Politika e ketij vendi duhet te zgjidhe problemin e madh mund te behet Shqiperia apo jo. Te tjerat jame perralla.
Z krasniqi.shume i pangjyre jeni.vetem konstatime keni dhe vetem honorare per ato qe shkruani.ti ku e merr rrogen leviz pra
Krasniqi eshte servili, si qengji i mire, qe pi dy e me shume dele!
Mire e ke ti takoje ata dhe pastaj te vije te takoje dhe ty dhe po patet kohe futini dhe nje dore basketboll