Ftesë për debat demokratik me kosovarët myslimanë

21 Gusht 2015, 20:58Blog TEMA

Nga Halil Matoshi*

Në Republikën e Kosovës lufta globale antiterror është vetëm një test provues, pra është e fabrikuar. Në Kosovë ky armik është fantazmë.

Dhe është shumë OK që është kështu.

Pjesa më e madhe e lidershipit të kriminalizuar politik kosovar, një pjesë e inteligjencës dhe policisë (ata që besojnë naivisht në propagandat politike e jo në intuitën dhe përgatitjen teorike e praktike profesionale), shumica absolute e neomarksistëve (enveristëve, ateistëve) dhe konvertuesve fetarë, si dhe shumica absolute e shqiptarëve të besimit të krishterë, si dhe krejt media kosovare, po e dëshirojnë ndonjë sulm terrorist në Kosovë, para se “ata” ta bëjnë të vërtetë atë që ‘nostradamusët” e rinj kosovarë na e paskëshin paralajmëruar, për të na i ulur sytë përdhe nesër: “A ju kemi thënë???”

Pa e mohuar imoralitetin e “Al-Qaeda”-s (e cila është heshtur!???) dhe sidomos brutalitetin e ISIS-it, duhet të theksohet “sikletosja e ndërgjegjes” sonë në këtë epokë që filozofi francez Jean Baudrillard e cilëson si fillim i luftës së katërt, e cila më në fund është globale, sepse në shënjestër e ka globalizmin.

Sipas autorëve Richard Appignanessi & Sardar e Curry, një akti terrorist të paparë në historinë moderne iu dha epitafi i dy numrave anonimë: 9/11. Baudrillard mori guximin që të na e testojë “tronditjen e së vërtetës” të përjetuar ato ditë.

Për filozofin francez, 11 shtatori ishte imazhi që përdhunshëm po merrte hak ndaj botës së kthyer në suimulkrum virtual. “Al-Qaeda” kreu krimin më të pafalshëm të vërtetë mbi “Kullat Binjake” (Qendra Botërore e Tregtisë) në New York, porse krimi më i pafalshëm ishte se i rrëmbeu mediat “më në fund për një ngjarje të vërtetë” – të vërtetë, sepse pa fije dyshimi ajo pati domethënie simbolike të mirëfilltë. Por kjo domethënie duhet kuptuar si realitet që buron prej vetë fajësisë sonë të papranuar që mund të formulohet kësodore: “Ata” e bënë – por ne e dëshiruam”.

Në këtë kontekst, Baudrillard mendon se 11 shtatori nuk e përfaqëson lakminë e Botës së Tretë për pasurinë tonë dhe liritë tona të privilegjuara. “Ai na përfaqëson ne perëndimorët, që donim ta shihnim Amerikën tek ndëshkohet për përparimin që na e garanton…”

Lufta me islamikët në Kosovë, çfarëdo qofshin ata, politikë dhe fashistë apo thjesht wehabi që përkushtimin ndaj besimit (pra edhe jihad-in) e kanë shndërruar në trans ideologji (madje edhe hipnozë) është e shpikur.

Shqiptarët kosovarë të besimit islam duhet ta ruajnë baraspeshën dhe qetësinë, e klerikët shqiptarë myslimanë dhe të krishterë duhet ta forcojnë ekumenizmin, sepse kjo “ndjekje shtrigash” është kalimtare.

E kam fjalën ekskluzivisht për territorin e Republikës së Kosovës, duke pasur dilema për Republikën e Shqipërisë dhe për FYROM-in, ku ndikimi i shërbimeve sekrete greke, maqedonase-sllave dhe serbe është i dukshëm.

Dua ta qartësoj: Kosova është e paprekur nga çfarëdo lloj veprimtarie terroriste të firmës ISIS, prandaj terrorizmin duhet kërkuar në zyrat e shërbimeve sekrete armiqësore ndaj Kosovës dhe shqiptarëve dhe në disa formacione paraushtarake shqiptare që luftojnë për dominim të shoqërisë dhe pushtetit personal.
Kjo luftë ndaj terrorit global, përkatësisht fashizmit islamik – në truallin e kosovarëve – është thjesht luftë propagandistike e një pjese të lidershipit politik, pothuajse e tërë spektrit mediatik dhe mekanizmave të sigurisë së këtij shteti të ri.

Po cila instancë globale ka vendosur që Kosova e vogël dhe e sapodalë nga një konflikt i tmerrshëm të jetë e përfshirë në këtë luftë “pa armik qartë të definuar”?
Pra, këtë luftë për të qenë legjitime, duhet adresuar një armiku: Islamit radikal.
E po të mos fabrikohej ky armik fantazmë – që po sillet rreth Kosovës – nuk kish për t’u lindur as reaksioni ndaj ‘islamofobisë’.
Sepse të përfshirët në debat nga provenienca islame, si tendencë mbrojtëse e shpikin ose fabrikojnë armikun po ashtu fiktiv nga ana tjetër – armikun nga i cili u dashka të mbrohet feja e profetit Muhamed – sipas masës dhe kutit të tyre.

Pra sikurse islami politik që kryesisht është i fabrikuar në Kosovë edhe islamofobia është po aq e shpikur!

Në natyrën e tij, ekstremizmi e ushqen ekstremizmin, sepse Marksi e Muhamedi përmes idealizmit të Platonit dhe prakticizmit të Stalinit e Maos, pikëtakohen, pra na dalin kushërinj ideologjikë!?.
Besimtari i devotshëm kosovar i fesë islame (përjashto imamët kontrovers, e ndër ta edhe Krasniqi e Tërnava) po aq sa qytetarët tjerë, e do atdheun, i do ata që nuk janë dhe që nuk besojnë në atë që ai beson, pra ia shtrin dorën tjetrit, të krishterit dhe ateistit, ngase besimtari e ruan shtëpinë, pra atdheun e tij, fytyrën dhe moralin, si sytë e ballit.

Kurse atyre që duan ta instalojnë fenë (fetë) në shtet duke mësyrë ta aplikojnë Sheriat-in në një shoqëri demokratike që ka përqafuar vlerat e përbashkëta evropiane, duhet jo vetëm t’u thuhet hapur: Kurrë!

Por edhe t’u shpjegohet qartësisht përse nën vlerat e islamit burimor, shoqëria shqiptare (dhe kosovare) shpërbëhet, ngase konstituimi i saj është bërë në baza jofetare, pra me mbështetje në gjuhën, kulturën dhe traditat historike (fillimisht Shqipëria) dhe në baza të trashëgimisë së luftës së NATO-s dhe Perëndimit për ta parandaluar gjenocidin serb në tentativë (së voni Kosova), duke u dhënë kosovarëve “vetëvendosje zhdëmtuese” (Marc Weller) që i detyron ata të jetojnë ekskluzivisht në solidarësi qytetare me të tjerët, si një komb i dalë nga konflikti.

Duke i pasur parasysh argumentet e mësipërme, asnjë akt terrori (që mund ta bëjnë “ata”, por që e kemi dëshiruar “ne”) nuk do të ndodhë në Kosovë, jo për hirin e dikujt në pushtet ose me pushtet medial, porse këtë nuk e lejon ndërtimi shpirtëror i shqiptarit kosovar, i cili, ndër shekuj e ka bërë simbiozën e dy besimeve abrahamike (islamit dhe krishterimit) ku ka marrë mësimet për jetën , hajmalitë dhe uratat, porse ka shkuar për ilaç edhe në tyrbe e sinagoga…
Do të mund të përligjej beteja e “aleancës” së përçudshme kosovare kundër fashizmit islamik, po të mos fshihej pas retorikës së saj turri kundër islamit si religjion – duke mos iu dridhur dora e goja – që ta shpallin si fe “primitive”, “skllavëruese e të pareformuar”, “mesjetare”, dhe së fundi “jonjerëzore e mizore.”

Kosovarëve që përfaqësojnë këtë mendësi antiislame, nuk u dhemb fare për lirinë e fituar me 100 vjet fli e vuajtje, por atyre u dhemb që t’i legjitimojnë botërisht qëndrimet e tyre përjashtuese e rigjide dhe jo gjithherë të bazuara (stereotipet) për islamin në tërësi dhe jo vetëm për radikalizmin ekspansionist të kamufluar nën petkun islam dhe rrezikun që i kanoset Republikës së Kosovës nga ky islamizëm politik.

Dhe përmbushja e kësaj “profecie” do të ishte festë për ta!
Mirëpo, e kam thënë disa herë në media dhe i rri mbas: Jo që në Kosovë nuk ka fanatikë ideologjikë e fetarë, jo që nuk ka kriminelë të pabesë e të pa komb e fytyrë, jo që nuk ka mercenarë e të marrë me bollëk, që besojnë në dogma, porse konstituimi shpirtëror i shqiptarit kosovar nuk pranon kurrë t’i bëhet strehë një ideologjie të tillë fashiste, siç është islami politik, i cili nuk i shquan shqiptarët as kosovarët si njerëz të lirë dhe modernë, që e kanë zënë trenin e fundit me qytetërimin perëndimor, me ndihmën e të cilit e kanë fituar lirinë dhe shtetet kombëtare.

Islami radikal duke operuar me gjysmë të vërteta dhe propaganda, shqiptarët e besimit islam i konsideron dhe pranon vetëm si pjesë e ‘dinit islam’ në gjeografinë evropiane, por jo edhe si pjesë e pandashme e kulturës ballkanike dhe evropiane, si entitete shtetërore dhe kombëtare.

Ideologjia panislame thjesht nuk i konsideron shqiptarët për evropianë, duke ua mohuar atyre intencën për të qenë të perëndimorizuar e të përparuar.
Pra shqiptari i Kosovës – besoj unë – nuk ka për të lejuar kurrë përhapjen e kësaj të keqeje globale ndër viset e Dardanisë antike – Kosovës së re.

Mirëpo, ky prag rezistence nuk d.m.th. se shqiptarët kosovarë janë kundër diversitetit etnik, fetar, gjuhësor dhe kulturor e politik, sepse ata jetojnë në një demokraci ‘sovrane dhe shumetnike’ (Barcak Obama) në shtatë vjetët e fundit.
Kështu që edhe politika duhet t’i kthejë mbrapsht urdhrat e kujtdo qoftë për ta përdorur policinë e shtetit (vend e pa vend) ndaj kosovarëve që janë të besimit islam, por që kurrë s’do t’i bëjnë keq atdheut të vet.

Në këtë situatë, jam për dialog të përgjithshëm e permanent shoqëror rreth bashkësive fetare, e veçanërisht me shqiptarët që për një arsye (materiale, fetare ose ideologjike) ose tjetër, kanë marrë pjesë në terrorin e ISIS-it në Siri e Irak.

Dhe në përmbyllje të kësaj etape të dialogut ndërkosovar, në ligjin për bashkësitë fetare të precizohet se secili besimtar i akëcilës fe, është i obliguar që së bashku me fletanëtarësimin në një fe, kishë a xhami, obligohet të nënshkruajë besnikërinë, përkatësisht lojalitetin ndaj atdheut: Republikës së Kosovës!

Përderisa politikat agresive dhe fundësisht të këqija dinë vetëm për masat policore jo dhe për dialog të gjerë shoqëror, për riintegrim, për t’u dhënë qytetarëve shkollë të mirë e më shumë punë, më pak vëmendje mediale se qysh luten e qysh duken.
Besimi është e drejtë themelore, kurse veshja dhe dukja janë kulturë, pra zgjedhje e lirë.

Mirëpo, nuk do të thotë se po persekutohet qytetari, nëse shteti vendos me ligj që të mos lejojë shenja fetare në shkolla, si dhe të mos lejojë që fëmijët nën 17 vjet të bartin në shkollë dhe institucione publike mbulesë fetare (xhihab) ose shami siç njihet tradicionalisht tek shqiptarët
Së fundi, madje edhe Egjipti me ligj e ka ndaluar shaminë në shkollat fillore…
Mirëpo gjithnjë duhet të sillet në vëmendje fakti se një shoqëri nuk mund që të dojë për vete përqafimin e vlerave universale, kurse tjetrit t’ia mohojë ato – atij që e percepton ndryshe nga vetja – t’ia mohojë të drejtat dhe liritë themelore, siç është besimi dhe ritualet fetare;

Është joetike dhe hipokrite qe një shoqëri e lirë nominalisht të kërkojë liri shprehjeje pakufi për veten, e t’ia mohojë një grupimi fetar ose politik këtë.
Pra kosovarët duhet të jenë shumë të sofistikuar e lucidë në këtë aspekt, që të mos fabrikojnë një armik fiktiv, për qëllime politike – për t’ia ruajtur fytyrën e përlloçur klasës politike aktuale – sepse me përdorimin e pavend të policisë dhe arrestit (dhunës legjitime shtetërore) armiku rritet në përpjesëtim aritmetik!.

Kosova është e vogël dhe nuk ka njerëz për të humbur ose për t’i kthyer kundër vetëqenies etnike shqiptare dhe kombëtare kosovare.

Kosova duhet të luftojë për ta fituar secilin qytetar, për kauzën e saj të shtetndërtimit, modernizimit dhe perëndimorizmit, duke i yshtur që të gjithë qytetarët për t’i dhënë Republikës (kësaj mburoje ose çatisë së shtëpisë sonë të përbashkët) dashuri e besnikëri, lojalitet dhe motiv për ta vazhduar jetën së bashku në shtet edhe në të ardhmen…

Duke qenë se “aleanca” e përçudshme albanocentriste, që veten po e shquan si “mburojë të identitetit shekullor shqiptar” bazohet në Perëndimin dhe Evropën, por në thelb është antievropiane dhe antiperëndimore me vetë faktin se është kundër diversitetit fetar e kulturor, duke qenë se kjo mendësi nuk e pranon faktin se identitetet janë të paqëndrueshme dhe të ndërrueshme e të shumëfishta (ata mbështeten rëndom dhe në mënyrë jokritike tek mesjeta skenderbegiane dhe kryengritjet antiosmane të feudalëve shqiptarë) së këndejmi, ata e kanë shndërruar në traumë të vërtetë islamin ndër shqiptarët, duke i dhënë fuqi ikonë që përplas ata (kjo trauma ka arritur së fundi deri në shkallë paniku për ta përligjur kinse rezistencën ndaj një armiku të tmerrshëm por fantazmagorik) rreth vetë idesë së një aleance të natyrshme të Shqipërisë me Turqinë dhe marrëdhënieve solide të Kosovës me shtetin modern turk.

Duhet bërë një dallim thelbësor e të qartë që në fillesë në debatet tona për Turqinë moderne si anëtare e NATO-s, aspiruese për BE dhe anëtare e respektuar e NATO-s, pra duhet bërë dallimin strikt mes shtetit modern turk dhe shoqërisë shekullare turke në njërën anë dhe Qeverisë turke, përkatësisht mes shtetit e kombit turk dhe lidershipit të Turqisë (elitave politike) pa dashur në këtë rast të paragjykoj nëse ato elita janë liberaldemokrate apo me finesa autoritariste e diktatoriale; Pra, shteti modern turk dhe lidershipi i kësaj linje (kryesisht çarqet ushtarake e intelektuale) janë aleate të besuara të SHBA-së (mburojë e Grykës së Bosforit) së këndejmi dhe natyrshëm aleat të shqiptarëve.

Por, aktualisht është e dallueshme në Turqi një frymë neootomane (e cila së paku si retorikë identifikohet me Erdogan & Davutoglu) që shkakton neveri e ndonjëherë frikë sidomos tek shqiptarët e mendësisë albanocentriste, si dhe tek shqiptarët e besimit të krishterë.

Kryeministri Ahmet Davutogllu (një student i Harwardit) duke mëtuar që të zbërthejë “boshllëqet gjeopolitike”, sidomos në Ballkanin Perëndimor pas luftës së ftohtë dhe shpërbërjes tragjike të ish-Jugosllavisë federale, mendon se “themeli i ndikimit politik të Turqisë në Ballkan janë popullsitë myslimane si mbetje osmane” që kuptohet si intencë për t’i konsideruar shqiptarët myslimanë si mbetje osmane në Ballkanin Perëndimor. (Shih për këtë: Davutoglu, Ahmet: “Thellësia strategjike” Logos .A. 2010; Fq. 161.)

Në fakt, islamizimi i popullsive të këtyre hapësirave gjeografike është si dukuri masive, e shekujve të fundit të osmanizmit, prandaj nuk mund të thuhet se ato popullsi janë “mbetje osmane”.

(vijon në numrin e ardhshëm)

*Koha Ditore

28 komente në “Ftesë për debat demokratik me kosovarët myslimanë”

  1. Toni KS says:

    Je kokrra e budalles o Halil pusi. Ti e merr vesh kete fenomen aq sa kupton pula telefonin.
    Nje e keqe e madhe fshihet nen petkun fetar te kesaj levizje. ISISi eshte vetem manefestimi i fundit i kesaj te keqeje. Heqjet e kokave dhe masakrat barbare kane ndodhur edhe ne Algjeri ne vitet 1990. Nuk po shkoj me thelle ne histori se plot tjera. Por kjo ideologji gjakesore tribale primitive ndalet vetem me stilin mongol.
    ShBA dhe fuqite perendimore e kane mbajtur kapakun e kesaj te keqeje deri me tash. Por edhe superfuqise amerikane i ka dal situata nga kontrolli. Ndersa Halil naivi dashka dialog me kete te keqe. Halil ata nuk jane te interesuar te bisedojne me ty. Ne fakt nese te kapin do te ta heqin koken pa hezitim.

    1. Toni KS says:

      Harrova te ceki se nuk ka dallim mes wahabisteve shqipefoles dhe atyre te ISIS. Nese e ndjejne veten mjaftueshem te forte do te bejne akte terroriste ne trojet shqiptare.
      Politikanet shqiptar ne keto 25 vitet e fundit duhet te virren publikisht per koqesh qe kane mundesuar bile kane ndihmuar qe ata te infiltrohen ne mesin tone.

      1. me thene te drejten says:

        ISLAMI ESHTE ANTISHQIPTARIZEM!
        Ne fakt islami eshte antishqiptarizmi me i rrezikshem! Te gjithe duhet ta dine se ne islam nuk ka atdhe dhe komb! Atdheu dhe kombi ne islam quhet pikerisht vendi dhe populli qe eshte nen islam,pra s’ka rendesi origjina e popujve! Nese dikush eshte ne islam,atdheu dhe kombi i tij eshte njesoj me atdheun dhe kombin e dikujt tjeter qe eshte po ne islam,pavaresisht se origjina dhe vend-ardhja mund te jene krejt te ndryshme! Pra nje shqiptar ne islam eshte vella me nje sllav ne islam,me nje arab ne islam,me nje afrikan ne islam,me nje kinez ne islam,me nje afgan ne islam … e keshtu me rradhe,por nuk eshte vella me nje shqiptar jashte islamit (qofte ky ateist,agnostik apo besimtar i cdo feje tjeter)!!! Islami pra ka karakter perjashtues! Eshte kjo arsyeja qe islamistet shqipfoles shkojne dhe luftojne ne Siri,apo mbrojne dhe perkrahin terroristet arabo-palestineze! Sepse islamistet konsiderojne atdhe dhe komb te tyrin vendin dhe popullin ku sundon islami,jo Shqiperine dhe shqiptaret! Te qenit islamist do te thote antishqiptar,ky eshte detyrim i fese islame! Kjo eshte e njejte edhe per gjithe anti-kombtarizmat e tjere,jo vetem per anti-shqiptarine.Islami nuk njeh komb dhe atdhe!
        Islamizmi eshte antishqiptarizmi me i neveritshem dhe me i shemtuar!
        ISLAMI ESHTE ANTIHUMANIZEM!
        Islami “fe paqesore”!? Ja pjese (ajete) nga Kurani qe deshmojne te kunderten :
        1. “Luftoni ata derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve (politeistëve) dhe derisa të aplikohet vetëm feja për All-llahun…” [2:193 ]

        Komenti:
        Ky është urdhër i Muhametit i vitit 624, kur sapo ka filluar sulmet kundër arabëve të besimit politeist (idhujtarëve), Pra, Muhameti urdhëron bandat e tij të sapoformuara për t’i luftuar bashkëvendasit e tyre “deri sa të aplikohet vetëm feja e All’llahut” – Islami.

        2.“Dënimi i atyre që kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten, të gozhdohen, ose t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Ky është poshtërim i tyre në këtë Bote. Në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.” [5:33]

        Komenti:
        Përcaktim konkret, tepër kriminal, i Muhametit, se si duhet të dënohen ata që e kundërshtojnë ate, i cili në këtë rast është maskuar si “i dërguar i All’llahut”..

        3.“Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, derisa ta pagojne taksen (xhizjen) në dorë, e duke qenë të mposhtur.” [9:29]
        Komenti:
        Urdhër tepër konkret i Muhametit. Në këtë urdhëresë u është lënë një alternativë jo-myslimanëve të mbijetojnë duke pranuar që të japin haraç bandave kriminale, të komanduara nga Muhameti.

        4.“O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre…” [9:123]
        Komenti:
        Muhameti thërret / urdhëron besimtarët e tij (myslimanët) që t’i luftojnë fqinjët e tyre

  2. polisi says:

    mjekroshat me pantallona trecerekshe dhe ferexhet nuk kan azgje te perbashket me kombin shqiptar kjo esht veshje arabe dhe femrat shqiptare te mbrohen me ligj?kjo qe po ndoll me islamin esht ate qe armiqt e shqiptareve e kan pritu vite,edhe un i perkas besimit mysliman por me tradita shqiptare jo me vese arabe.

  3. Amerikani... says:

    …Duke fillu nga artikullshkruesi, qe dallohet çarte jo si “mbetje osmane”, por si jashteqitje e asaj kolere ne kuptimin me te paster, e duke vazhdu deri tek turko-mongolet shqipfoles kudo qe ndodhen, duhet t’a kene per turp qe perdhunuesit, pushtuesit, perçudnuesit 500-vjeçar, t’i thote “vella”, dhe sot e kesaj dite , te beje “duvane” e tij…Duhet t’a kuptojne njehere e pergjithmone, keto “mbetje osmane”, shqipfolese, se eshte pikerisht kjo gje qe na ben te neveritur para botes, dhe deri sa te kthehemi tek identiteti i vertete europian, nuk kemi per te pasur kurre respektin e botes perparimtare….Fekalet shqipfolese, jane bere furnizuesi kryesor i isis ne Ballkan, kjo fale dhe propogandes qe behet ne objektet e kultit te tyre, dhe frymezimin e kane pikerisht nga “libri i tyre i shenjte”, i cili nuk ka faqe qe nuk perhap urrejtje dhe ndasi per ata qe nuk besojne si keto qe propagandojne…Nje popull-milet, qe mohon gjuhen e tij ,kulturen, zakonet, fene dhe çdo gje te mire te trasheguar ne shekuj, …vetem patriot nuk eshte….Per sa kohe qe mbi rrenjet e identitetit mijera-vjeçar, ndodhet balta e koleres 500-vjeçare, nuk kemi asnje shans qe te zeme vendin qe na takon ne radhen e kombeve te qyteteruara…..

  4. suzana(Kosove) says:

    Kurrgje nuk mora vesh bre Halil cka ke dashte me shkrue, here je kunder islamikeve, here tjeter behesh me ta, e din ti Halilo kur do te eci shoqeria jone perpara? ateher kur Ti dhe tipat si Ti te dalin ne pension te pamerituar e te mos ju shikojme surratin me.
    Kur ti je aq i bindur se nuk ka kosovar aq radikal sa te le te shperthej nje bombe ne mes te Prishtines, si eshte e mundur qe po ata djem kosovar po presin koka te njerezve qe nuk i kane njohur kurre me pare ne jeten e tyre ne Siri e Irak!!!…ik ore lopcar, shkrimet tuaja jane helm per popullin, shane e fyen politikanet por harron se vet ai popull i ka zgjedhe, nuk jane te mire, po ma te mire nuk kishim.
    Gazetat qe botojne shkrimet tua, jane po aq antishqiptare sa je edhe ti, kelysh i Rrahman Morines.

    1. leonardi antwerpen says:

      Suzi
      Ti Suzi vetem gjuhen e bollicave e kupton.

  5. me thene te drejten says:

    ISLAMI ESHTE ANTISHQIPTARIZEM!
    Ne fakt islami eshte antishqiptarizmi me i rrezikshem! Te gjithe duhet ta dine se ne islam nuk ka atdhe dhe komb! Atdheu dhe kombi ne islam quhet pikerisht vendi dhe populli qe eshte nen islam,pra s’ka rendesi origjina e popujve! Nese dikush eshte ne islam,atdheu dhe kombi i tij eshte njesoj me atdheun dhe kombin e dikujt tjeter qe eshte po ne islam,pavaresisht se origjina dhe vend-ardhja mund te jene krejt te ndryshme! Pra nje shqiptar ne islam eshte vella me nje sllav ne islam,me nje arab ne islam,me nje afrikan ne islam,me nje kinez ne islam,me nje afgan ne islam … e keshtu me rradhe,por nuk eshte vella me nje shqiptar jashte islamit (qofte ky ateist,agnostik apo besimtar i cdo feje tjeter)!!! Islami pra ka karakter perjashtues! Eshte kjo arsyeja qe islamistet shqipfoles shkojne dhe luftojne ne Siri,apo mbrojne dhe perkrahin terroristet arabo-palestineze! Sepse islamistet konsiderojne atdhe dhe komb te tyrin vendin dhe popullin ku sundon islami,jo Shqiperine dhe shqiptaret! Te qenit islamist do te thote antishqiptar,ky eshte detyrim i fese islame! Kjo eshte e njejte edhe per gjithe anti-kombtarizmat e tjere,jo vetem per anti-shqiptarine.Islami nuk njeh komb dhe atdhe!
    Islamizmi eshte antishqiptarizmi me i neveritshem dhe me i shemtuar! ?
    ISLAMI ESHTE ANTIHUMANIZEM!
    Islami “fe paqesore”!? Ja pjese (ajete) nga Kurani qe deshmojne te kunderten :
    1. “Luftoni ata derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve (politeistëve) dhe derisa të aplikohet vetëm feja për All-llahun…” [2:193 ]

    Komenti:
    Ky është urdhër i Muhametit i vitit 624, kur sapo ka filluar sulmet kundër arabëve të besimit politeist (idhujtarëve), Pra, Muhameti urdhëron bandat e tij të sapoformuara për t’i luftuar bashkëvendasit e tyre “deri sa të aplikohet vetëm feja e All’llahut” – Islami.

    2.“Dënimi i atyre që kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten, të gozhdohen, ose t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Ky është poshtërim i tyre në këtë Bote. Në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.” [5:33]

    Komenti:
    Përcaktim konkret, tepër kriminal, i Muhametit, se si duhet të dënohen ata që e kundërshtojnë ate, i cili në këtë rast është maskuar si “i dërguar i All’llahut”..

    3.“Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, derisa ta pagojne taksen (xhizjen) në dorë, e duke qenë të mposhtur.” [9:29]
    Komenti:
    Urdhër tepër konkret i Muhametit. Në këtë urdhëresë u është lënë një alternativë jo-myslimanëve të mbijetojnë duke pranuar që të japin haraç bandave kriminale, të komanduara nga Muhameti.

    4.“O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre…” [9:123]
    Komenti:
    Muhameti thërret / urdhëron besimtarët e tij (myslimanët) që t’i luftojnë fqinjët e tyre.

    Zgjidhjen e kuptoni te gjithe ?

    1. Toni KS says:

      Komenti yt vlen per secilen fe abrahamike. Derisa krishterimi,pas shume gjaku te derdhur, ne Europe eshte reformuar dhe eshte zevendesuar me shoqeri te hapur sekulare. Ende nuk ka nje Martin Luter ne islam dhe ky eshte problemi. Problemi yne specifik si komb eshte se per shkak te historise jemi me shumice muslimane, qe na bene te cenueshem pasi nen petkun e islamit vijne lloj-lloj ideologjise demonike (erDOGani, wahabizmi) qe rrembejne terrenin nga praktikuesit tradicional te islamit qe vertete jane paqesor, shqiptar dhe europian. Saliu te ju dhe Hashimi ne KS jane pergjegjes kryesor per infiltrimin e ketyre rrymave te ne. Me makuterine e tyre per dollaret e sheikeve kane cenuar vete qenien e kombit shqiptar.

      1. Jeronim de Rada says:

        Gabon kur konkludon se komenti i “me thene te drejten” vlen per secilen fe abrahamike. Dallimi ne mes te Kuranit dhe Beselidhjes se Re eshte se Kurani te frymezon per vrasje, plackitje, dhunime, trafikime… Ne Beselidhjen e Re askund nuk do ta gjejsh ate frymezim. Eshte dicka tjeter qe nganjehere gjate historise kisha devijoi nga parimi i saj paqesor dhe beri pune shume te keqija, por Ungjilli eshte teresisht paqesor dhe kunder dhunes.

        1. Toni KS says:

          Mirepo egziston edhe Dhiata e Vjeter apo jo? Mos te flas per fene e pare abrahamike judaizmin qe eshte edhe me brutale. Shiqo pak burimet historike per arsyen qe romaket i ndoqen hebrenjte nga atedheu i tyre. Si duket cmendurine e hebrenjeve te para 2000 viteve po perserisin vllezerit e tyre semite te ISISit.
          Poenta ime eshte, ne nuk jemi semite (si arabet&hebrenjte). Ne nuk duhet te perfshihemi ne perrallat e tyre bizare dhe mizore te kohes se gurit. Mjaft kemi humbur kohe, na duhet rrugetim i shpejte te zeme hapin me shekullin 21 e jo te kthehemi ne shekullin 7.

          1. Jeronim de Rada says:

            Dhjata e Vjeter nuk eshte e Jezusit! E Jezusit eshte Dhjata e Re.

            1. Toni KS says:

              Dakord. Edhe pas Dhjates se Re krishteret kane therur njeri-tjetrin pameshire per dallime minore ne interpretim te saj. Te jemi falenderues qe kjo gje eshte tejkaluar ne kohen qe ne jetojme.

      2. me thene te drejten says:

        Ndoshta nuk eshte plotesisht ashtu ToniKS! Jo vetem praktikisht (qe nuk ka dyshim) por edhe teorikisht Universaliteti i kristianizmit percakton vertet qe kjo fe eshte e tansishme e pergjithshme dhe mbi vendet dhe popujt,por nuk percakton krijimin e nje vendi dhe nje populli te vetem mbi kete baze. Ndersa islami percakton qarte jo vetem universalitetin,por edhe qellimin e paster per krijimin e nje vendi dhe populli te vetem ne islam! Sa per hebraizmin ai i drejtohet vetem nje populli dhe nuk eshte aq “universal”.

        1. Toni KS says:

          Krishterimi dhe islami ne kete pike puqen. E shohin veten si feja e vetme e vertete dhe e shohin si obligim te perhapin kete besim. Per kete flasin islamizimi (kryesisht me dhune) i pjeseve te medha te Azise, Afrikes dhe Ballkanit, si dhe krishterizimi i Europes ( me dhune ne rastin e saksoneve dhe popujeve baltik), Amerikes Veriore dhe Jugore, Australise dhe pjeseve te Afrikes dhe Azise. P.S. Nuk kemi pare murgj budist apo hindu te kene ardhur ne keto troje te na mbushin mendjen te konvertohemi ne besimin e tyre.

          1. me thene te drejten says:

            Murgjit budiste dhe hindu i kane vendet tona larg qellimit te tyre per arsye praktike (gjeografike).Sidoqofte budizmi dhe hinduizmi eshte perhapur po ashtu ne nje hapesire shume te madhe te botes (Kina,India e perreth perbejne rreth 1/3 e botes).
            Normalisht duke qene se kane te njejten prejardhje burimore,Kristianizmi dhe Islamizmi perputhen ne deshiren per perhapjen e fese “se vetme e te vertete” ne mbare njerezimin,por ndryshimi eshte thelbesor : kristianizmi ka qellim nje fe mbi shume popuj e vende,ndersa islami ka qellim nje fe nje popull e nje vend!
            Jam i qarte me duket!

  6. fewf says:

    myslimanizmi eshte anti-teza e demokracise. myslimanizmi eshte fashizem nga kleriket.

  7. G.Karagjozi says:

    ZT.Matoshi Artikulli dhe analiza Juaj qendron ne Ide dhe ne Fakt,por eshte shume Teorik dhe i shkruar per 10% te Kosovareve,pjesa tjeter te themi 70% e Popullit te thjeshte e ka te veshire tà pertype kete Ide e Materie Filozofike.Ky Artikull do ishte interesant per nje Konference Multi-Fetare ose per Studente dhe Intelektuale Kosovare e Shqipetare kudo qe jane.Verej me Respek qe Gazetaria Kosovare ka potencial ne hedhjen e Ideve e Problemeve ne leter,me Nivel dhe Kualitet Profesional e Intlektual.

    1. u kenaqem duke u kenaq says:

      Duket qe je KARAGJOZ INTELEKTUAL ?

  8. pjatalarsi says:

    I ketij mendimi me Matoshin jemi shumica, Kosova ka qene dhe eshte larg akoma nga vehabizmi arab dhe fashizmit islamik; po ashtu esht e qart se ne keto levizje te sotme islamike kane duart e tyre lloj-lloj agjenturash. Por… por edhe vogelsirat e keqia te kryera nga ne shqiptaret, ne i perjetojme emocionalisht shume me teper nga te tjere. Ndaj kosovaret ti therrasin mendjes akoma me shume, se shume prej tyre (mbi 5 %) e kane nje kembe prej vitesh ne orientin radikal islam; ti therrasin mendjes se “shoket” e tyre fashiste nga orienti do ua terheqin edhe kemben tjeter! E pastaj do demtojne jo vetem bashkombasit e tyre, jo vetem vendin e tyre ku jetojne prej qindra e mijra vitesh, por do demtojne edhe veten e tyre!

    1. u kenaqem duke u kenaq says:

      Mos u lodh kot me “filosofina”. Kjo race perverse nuk mund “ti therrase mendjes”,thjesht sepse s’ka mend! A m’kuptoveeeeeee!?

  9. Lissus says:

    … Matoshi!
    Trajtë përkëdhelëse e emrit të krishterë shqip Mati’ .[ Në gjuhët e tjera EUROPIANE : Mateo,Matias,Matheus,etc.]
    Dhe ja ku ka përfunduar Matia shqiptar-arbnor-europian në këtë pasardhësin e vockël halil…
    Nuk them se je “mbetje osmane”siç tç definon Da-mu-togluja yt i dashur.
    Jo!
    Them se zabiti (kadiu,terxhumani,spahiu,çaushi,asqeri,zaptija) turk përdhunoi dhe la … ty !

    Dhe “gjaku i del për zot gjakut”…

  10. Opinionisti says:

    Repektin kete rradhe per Dautoglun (e vetmja herë) qe me ne fund po na kthjellon lidhur me disa qendrime shqipfolesish qe shpallin Gjergji Kastriotin tradhtar dhe perbaltin Nene Terezen:

    “themeli i ndikimit politik të Turqisë në Ballkan janë popullsitë myslimane si mbetje osmane”

    Matoshi mund te kete te drejte kur thote se shqiptaret nuk behen terroriste dhe shohin kah Europes.

    Po keto mbetjet osmane Halil a munden?!

    1. Jeronim de Rada says:

      “Matoshi mund te kete te drejte kur thot se shqiptaret nuk behen terroriste…”
      Vellezerit Duka ishin shqiptar nga Dibra. Ata deshen qe ta sulmonin bazen ushtarake amerikane Fort Dix afer Nju Xhersit.
      Arid Uka ishte shqiptar. Ai vrau dy ushtar amerikan.
      Blerim Heta ishte shqiptar nga Varoshi i Ferizajt. Ai ndoshta ishte kamikazi i pare shqiptar qe ne Irak vrau me shume se 50 njerez.
      Permenda vetem disa fakte qe tregojne se shqiptaret (fatkeqesisht) jane terroriste. Eshte vetem qeshtje kohe kur ata do te godasin edhe tek ne.

    2. Toni KS says:

      Cdo shqipefoles i cili sillet/mendon/vepron si mbetje osmane, Shqiperia dhe Kosova duhet ti:
      1. Heqin shtetesine
      2. Financoin bileten njedrejtimeshe per cilindo vend qe ia do zemra.
      Keta persona rrezikojne sigurine kombetare dhe mbijetesen e kombit shqiptar ne Ballkan.

      1. i menduari says:

        Ceshtja eshte se si mund te realizohet kjo! Shtetet tona jane inekzistente. Po te ishte ne kohen e Enverit kjo pune behej brenda javes ?

  11. Taulant/Tirane says:

    ISIS simolikisht une nenkuptoj cdo njeri )ne keto viset tona) qe barazon fene me kombin.
    Dmth ISIS eshte dhe ai hoxha (ne Prizren apo Kavaje) dhe ai luftetari nga Pogradeci apo Shkupi por EDHE ai KORCARI APO HIMARIOTI qe CDO ortodoks shqiptar e quan greku apo qellimisht cdo shqiptar te KOSOVES e quan turk apo arab.Dmth ISIS eshte(jo simbolik) ekstremizmi mysliman I organizuar I fese myslimane qe barazon fene me kombin.
    Ekstremizmi ortodoks ,si kundervlere e myslimanizmit ka vetem nje mangesi:qe nuk eshte I organizuar ne menyre te tille qe te marre nje emer si kunderpeshe e ISIS.Simbolikisht dhe teorikisht jane e njejta forme ,I njejti material por me pesha te ndryshme .

    1. c'a po thu o Qazimo says:

      Asnje perqasje! Nuk ka asnje ortodoks shqiptar qe thote “kush eshte ortodoks eshte grek”.Madje edhe greket vete kane hequr dore nga kjo teze!Mund te kete ortodokse qe jane grekomane,por kjo eshte krejt tjeter gje!Ortodoksia nuk e rrezikon aspak kombin shqiptar,perkundrazi forcimi i saj do sjelle forcimin dhe zgjerimin e kombit shqiptar! Ortodoksia ne Shqiperi ka nje tjeter problem,ka problemin e Kishes Autoqefale qe sot per sot eshte e zaptuar nga greket dhe grekomanet.Kjo eshte tjeter gje,por se shpejti kisha jone do jete ne duar e shqiptareve ortodokse ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje