Është bërë e modës sot të klasifikohen si nihilistë ata që kritikojnë fenomene të vendit të tyre, ashtu siç po kaq kollaj shiten apo klasifikohen të tjerë si patrioë tek lëshojnë një lumë fjalësh lavdëruese për vendin e tyre, apo bëjnë shqiponjën me duar në gjoks, veprim i fotografuar ky dhe i hedhur në internet.
Natyrisht, ti hysh debatit se sa një njeri vërtet është nihilist dhe sa tjetri patriot, do të thotë të rrahësh ujë në hava, do të thotë diskutosh me ditë të tëra e të mos biesh në një mëndje, siç ndodh gjithnjë kur dy e më shumë njerëz duan të klasifikojnë një abstraksion; sepse si nihilizmi ashtu dhe patriotizmi nuk janë gjë tjetër veçse abstraksione. Me të gjitha abstraksionet njeriu nuk ka rënë ndonjëherë në një mëndje gjatë gjithë historisë së tij, ndaj dhe rruga evolutive juridike e tij, që rregullon sa të jetë e mundur shumicën e raporteve të tij me objekte dhe subjekte të tjera nuk mbështet në abstraksione, si i mirë, i keq, patriot, tradhëtar, etj.. Por kjo rrugë përcakton rregulla mundësisht sa më strikte, të qarta, të njëllojta në zbatim për cilindo.
Ndaj, duke qëndruar tek shkrimi i para dy ditësh: “Budalla! Mos shko në jug të Shqipërisë!”, po trajtojmë edhe abstraksionin e tretë, profesionalizmin.
Ky lloj abstraksioni bazohet edhe më qartë nga dy të parët në rregulla dhe norma të shkruara e të qarta. Kudo në çdo profesion, në çdo marrdhënie, në çdo punë, profesionalizmi dallon qartë nga jo-profesionalizmi, apo dallkaullëku, dhe kjo sepse ekzistojnë këto norma që përmendëm. Ndaj dhe dy njerëz bien më kollaj në një mëndje kur është fjala për një njeri profesionist në zanatin e tij.
Kështu duke u kthyer tek shkrimi që përmendëm, do thoja se autori shfren (me të drejtë) pakënaqsinë e tij në lidhje me sjelljen akoma jo profesionale të shërbimit turistik shqiptar, por këtë e përzien ndërkohë me një aspekt tjetër të këtij shërbimi, çmimet.
Këto çmime, si kudo dhe kurdoherë, varen më së shumti nga kërkesa e klientëve. Sa më shumë pushues, aq më lart do të ikin dhe çmimet. Sa më pak pushues, aq më poshtë do të bien dhe këto të shkreta çmime, çfar e di dhe bufi.
Duke qenë fenomenet të lidhura, si kudo dhe kurdoherë, pa iu shmangur ligjit universal të shkak-pasojës, të gjitha fenomenet që kanë të bëjnë me shërbimin turistik, (sjellja e personelit shërbyes, cilësia e ushqimit dhe pijeve, largësia nga deti dhe pastërtia e këtij të fundit, lloji i rërës, natyra, zhurma, qetësia, muzika e lartë apo e ulët, brumi i pushuesve të tjerë, pastërtia, dhe dhjetra deri qindra objekte, subjekte dhe fenomene të tjera), ndikojnë në frekuentimin e shumtë apo të pakët të x dhe y lokaliteti turistik, apo dhe vendi të caktuar.
Pra, është mëse e qartë, të gjitha këto “çingërrima” në gjithë klientelën turistike të një vendi apo lokaliteti ndikojnë më pas edhe në çmimin e shërbimit (fjetja, ushqimi, zhezlongu, etj.). Dhe të gjitha këto ne i shohim gjatë viteve të fundit, çfarë e pohon edhe autori i shkrimit të mësipërm, Edmond Arizaj. Ai thotë se fillimisht pushuesit kosovarë paguanin shumë për një shërbim të keq, e tani po tërhiqen gjithë xhentilesë nga pronarët e hoteleve me një çmim më të ulët. Pra, i gjithë ky muhabet nuk ka nevojë për moral mbi çmimet, apo se ku duhet ti bëjnë pushimet shqiptarët dhe të tjerët. Shqiptarët emigrantë të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë etj, kanë vite që kanë ”zbuluar” edhe plazhet e Malit të Zi, të Greqisë, të Turqisë, Spanjës, Portugalisë e me radhë. Biles, ta themi hapur, ky numër i tyre në këto vende po shtohet, ndërsa në Shqipëri po bie, çfarë nuk ka nevojë për koment mbi shërbimin dhe çmimin turistik shqiptar.
Pa diskutim ky shërbim shqiptar ka patur në shumë qeliza të tij përmisime nga viti në vit. Shumë prej pronarve dhe punonjësve të shërbimit turistik shqiptar kanë qenë vetë emigrantë jashtë dhe kanë parë botë me sy. Kanë “vjedhur” metodat e huaja të këtij shërbimi. Këtë unë e pashë gjatë lejes time të shkurtër këtë verë. Por nga ana tjetër, po ashtu vazhdoj të shikoj akoma atë stanjacion fizionomik të disa fytyrave në këtë shërbim.
Kjo mendoj se vjen nga shkaqe të tjera. Kjo lodhje dhe tërheqje muskuj të tendosur fytyrash, ky nervozitet i hapur tonesh shërbimi, ajo gjëndje psiqike e rënduar e mjaft prej meshkujve që shërbejnë në këtë sektor, është pasojë e lodhjes së përgjithshme të këtij populli, është pasojë e mosrealizimit të shumë aspekteve shoqërorë (mungesa e një ligji të tokës, konflikte pronësie, papunsia, etj.), është pasojë e injicimit me idera të pasurimit të shpejtë nga lloj-lloj pislliqesh, (nuk është sekret të thuash se gati 90 % e të pasuruarve shpejt janë nga ata që kanë shkelur ligjet dhe bërë pislliqe të ndryshme, qofshin politikanë apo të tjerë), është pasojë e një arsimimi të ulët (gati banal), çfar rezaton edhe në kulturë. Në këtë të fundit nuk është nevoja të flasim veçan për arsimimin në sektorin e turizmit, i cili jo vetëm është në fillimet e tij, jo vetëm është në një numër të kufizuar nxënësish, por (mendoj se) është edhe në një nivel larg atij perëndimor.
Dhe në fund të fundit, edhe kur ky arsimim të jetë i një shkalle të lartë, ne do të shoqërohemi akoma nga stanjacioni fizionomik dhe herë-herë nga harbutllëku në këtë shërbim, sepse ky vend ka të meta të tjera të mëdha, që vetëm sa i përmendëm pak e të cilat ndikojnë sado pak në këtë shërbim.
E megjithatë, shpresa është ajo që mbetet akoma dhe … përgjithnji, si për ne pushuesit, ashtu dhe për ata që na e ofrojnë këtë shërbim pushimi.
Merre me leng se mishi u mbarua….
Ajo cka vleresohet nga gjithe turistete eshte mikpritja neper familier shqiptare,pra ndoshta fitimi i vertete per shqiptaret e investimi per ministrine eshte turizmi neper familje e jo neper ressort et turistike ku te fitojme vetem pika te dobeta!
…gabim te thuash se sa me shum klienta te kesh aq me lart ngrihet cmimi dhe qe ketu tregon se je aut fare. Vetem tregetare bastarde lozin me cmimet me tja futur dhe ka klienta qe u pelqen ta mbajne “brenda” vetem per pordhe perpara pordhaceve femra qe vetem deti i lane se ne shtepite e tyre qelben.Pra buze deri dhe veshe llapushi pronar-camarier jane prodhim i tabiateve gelbazore qe skane lexuar nje liber ne jeten e tyre.Ne venecia ka mbi 2 milion turista dhe cmimet nuke levizin as ne dimer dhe as ne behar. Pra z.Robert mos justifiko buze derrin dhe kembe palarin qe qelben akoma duke perfituar nga pushimet e vipave-rripa .
Pirc pirc..
Solla kete vere ne Sarande dhe Dhermi disa miq te mire qe kam ne Austri ,por zhgenjimi i tyre ishte i madh nga te gjitha anat Mungonte sherbimi i kulturuar qe eshte nen zero dhe papastertia ,ku ne pjate u mblodhen 20miza te medha jeshile , gatimi ishte jo profesionist ,vonesa e porosise , e shume e shume te tjera . Me nje fjale Shqiperia nuk eshte per turiste te huaj sepse drejtohet nga amatore huligane te qelbur qe vijne era kerme .Kam shetitur shume vende ne Europe ,por nuk kam pare nje te ngjashme me Shqiperine .Ndoshta ne Afrike