Ndeshje futbolli midis liderve shtetrorë të Ballkanit dhe disa zyrtarëve të dorës dytë dhe tretë të vendeve në BE?
Cfarë do të thotë kjo, që shefat politikë janë edhe futbollistë? Atëhere le të jenë edhe kirurgë, inxhinjerë, agronomë, gjithçka.
Do të thotë se BE Ballkanin e konsideron si një të tërë, dhe i fut të gjitha shtetet në një thes…, ndjesë, në një skuadër ?
Se c’m’u kujtua ndeshjet e kombëtares sonë me Kinën, por atëhere luanin futbollistë të telekomanduar nga tribuna qendrore!
Futbolli është një gjuhë e lehtë për t’u kuptuar dhe transmetuar mesazhe minimale kur gjuhë tjetër nuk funksionon. Ka nevojë për gjuhë joverbale që vihet në funksionim këmba në vend të gojës?
Ja fjalori minimal:
driblim,
goditje këndi,
goditje e lirë,
ofsajt,
penallti, karton i kuq etj.
Më jep pesë goditje këndi, të jap tre gjuajtje të lira !
Traditat po ripërtërihen. Dikur në betejat e Mesjetës, kishte raste, kur ushtritë qendronin mënjanë dhe ndesheshin ta zemë gjelat e princërve kundërshtarë, ai gjel që fitonte merrte edhe fitoren ushtarake.
Po mbase nuk ka asgjë të cuditshme, ndofta edhe shtetarët e dikurshëm kur takoheshin pas bisedimeve i fusnin ndonjë dorë poker mbasdarke. Të sotmit luajnë futboll. Ndryshimi është se atëhere loja e pokerit ishte intime, cështje personale e tyre, dhe nuk bëhej publike, kurse sot dallimi midis privates dhe publikes po bëhet si top lecke.
Nuk merret vesh se ku mbaron puna dhe fillon qejfi.
Unë them ta venë me nga një shishe birrë fitoren, si futboll plazhi, se kështu pa emulacion nuk ka lezet.
A do ta transmetojë RTSH ndeshjen sepse ajo ka ekskluzivitetin e transmetimit të aktivitetit të eventeve sportive ndërkombëtare?
A keni pasur raste të tilla në historinë e Europës?
Është një lajm që flet për një ngjarje që ndan mijëvjeçarë, diplomacia parafutbollistike dhe diplomacia futbollistike.
Bota po ndryshon.
Sterhollo edhe gjerat me te vogla. Professor gjithologu Fuga.
Ah, këtij ‘filosofit’ tonë i ka marrë koka erë. Ka lajthit para kohe, gjynah i shkreti!
Ca si gjate te mbajtka inati, profesor, por do te te bjeri dalngadale.
te jane bere komentet si pordhet o Artan Fuga. ndjenja e protagonizmit te shtyn ti leshosh vend e pavend.
(Prof) Fuga ashtu si Lubonja ka leje te flasi edhe kur nuk ka asgje per te thene.
Po qe je Koqe o profesoro, a e di?
Adaptim zgjidhës në koperim të gjithanshëm
O Artan bej pak pushim ,se si po vazhdon po shton budalleqet cdo dite .Mop doje per kete shou mes liderve europian dhe te Ballkanitan duhet te merrnin doren ty.Mos hy atje ku ste lejojne .
S’ka faj…. ka qene vere e nxehte shume sivjet…..