Qyteti "katun"

28 Gusht 2015, 14:47Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Ku do t’i gjejnë lekët qytetet për të modeluar qytetin e së ardhmes?

A mos do të zvarritemi gjithë jetën në qytete fshat?

Fshat në kuptimin katunaresk, sepse fshatit europian nuk i vijnë as të kërciri edhe qendrat e qyteteve tona.

Duhen buxhete, ku do t’i gjejnë ?

Por, cfarë të bëjmë kur në rubinete kemi ujë jo të pishëm?

Ose nuk kemi ujë fare!

Cfarë të bëjmë që s’kemi kanalizime për qytetin inteligjent dhe fijet e lidhjeve Internet etj, i kemi si lesh arapi mbi kokë?

Kur do të kemi stacione autobuzi inteligjente ku në mënyrë elektronike të afishohen oraret?

Kur do të kemi një stacion treni që nuk duket si ata që transportonin cifutët polakë në Treblinka për t’i djeg?

Cfarë do të bëjnë bashkitë e mëdha kur tani kanë mbi kurriz edhe urbanizimin e fshatrave? Akoma me ujë pusi do t’i lemë?

Si do të rregullojmë gropat e rrugëve, trotuaret e shkatërruar, si do të përpunojmë plehrat me impiante moderne?

Si do të përpunohen ujrat e zeza?

Ku do të gjejmë lekë për stadiume, fusha të blerta, mbjellë pemë që nuk thahen pas një vit?

Si do të rinovohen tarracat e pallateve të qytetit, e ndërkohë përballë këtyre detyrave të akumuluara në vite detyra bëhet pothuajse një gur Sizifi e buxheti duket i tejfalimentuar?

Si do të hapim rrugë për energjitë e reja, solare, naftën, gazin, etj? Do t’i çajmë edhe njëherë ndërtesat?

Si do të mbështeten përtej supës të turpit familjet në nevojë?

T’i mbledhi taksat vendore qeveria dhe pastaj tua shperndaje njësive vendore?

E kuptoj këtë dëshirë të mirë në kushte emergjence, por nuk është zgjidhje. Kjo do ta bënte akoma më të papërgjegjshëm pushtetin lokal për të krijuar burime taksimi, sepse çdo gjë do të prasi nga shteti, kurse taksat do t’i harxhojë pa nikoqirllëk.

Do zvarrisemi gjatë, shumë gjatë, në këtë halenë tonë të përbashkët.

Cfarë të bëjmë??? Hall i madh na ka rënë mbi kokë. Na ka zënë qyteti brenda

28 komente në “Qyteti “katun””

  1. en says:

    Hall i madh. Nuk na ka zene qyeti brenda, na ka zene haleja brenda. Por me e keqja nga te gjitha Fuga, jemi te zhyer dhe te mesuar me eren e mutit dhe nuk na ben pershtypje.

    1. Bim Gerveni says:

      Shqiptari ne SHBA kishte nje vit me depresion dhe asnje doktor amerikan nuk po i jepte dot drejtim. Me ne fund e cuan tek nje mjek shqiptar. Ky pasi e vizitoi nje ore te tere i tha familjareve.

      – Nuk do ta pastroni javen nje jave rresht. Pastaj futeni djalin brenda dhe lereni 24 ore pa levizur.

      Familja beri sic i tha mjeku dhe djali u sherua. Mjeket amerikane u cuditen dhe kerkuan adresen e kolegut shqiptar.

      – Mire mjekimin qe e morem vesh, po dianoza cfare ishte?

      – Asgje serioze, e kishte marre malli per atdheun…

      1. Bim Gerveni says:

        Nuk do ta pastroni banjen, se i humbi kuptimi…

    2. Likja says:

      Artan-o, po zotrote na ke harruar se megithate kjo sa thua ti hyn ne kategorine “llogje”, qe shume prej tyre i qendisin bukur dhe plakat e lagjes seme. A na thua dot noj llaf per zgjidhjen akademikse te ketyre halleve, se prandajza je akademik zotrote? Apo aty do bythe puna, e nuk osht per akademikt shqiptare, se jane si e thu ti vete nga ata te leshit.

  2. shvejk says:

    Boll bere goren o prof. i leshit, jep ndonje zgjidhje ose qepe.

  3. Euro Maloku says:

    Halli dere hekuri thote Populli

  4. Toni says:

    Fuga, mjaft meshkrime negative. Ste kemi lexuar nje artikull negative ne kohen e Berishe hales, ndersa tani vazhdon te sulmosh me tyten plot. Lere qeverine te punoje. Shiko se ku po o gjen parate Erion Veliaj dhe po e ndryshon qytetin e Tiranes. Te marrin shembull nga Erioni te gjithe kreyebashkiaket. Pse nuk thua nje fjale qe Berisha e co e futi vendin ne borxhe te papara dhe qeveria po i shlyen ato borxhe. Vetem zi shikoke per Edi Ramen. Qetesohu vlla, qetesohu. Relaksohu, merr fryme thelle. Berisha nuk beri gje ne 20 vjet dhe ti si the nje fjale te keqe. Apo ta kishte mbyllur gojen, nga frika?

    1. zani Burimi says:

      Ore Toni,
      Po a ka

  5. Tema says:

    Shoqja nga fshati, zonja nga qyteti

  6. Bora says:

    O Aran nuk them se nuk ke te drejte, por keto probleme ishin dhe me pare. Ku ishe gjer dje ti fare sokoli? po citoj Shefqet Musarajin sepse mendoj se eshte fraza me e duhur per njerez interesaxhinj dhe te pa skrupull, qe ne vend te ndihmojne me mendimin e tyre intelektual behen pengese ose vetem konstatues te problemit por jo ndihmonjes te shoqerise per te zgjidhur problemet.

  7. tfgs says:

    hamam turk…..

  8. Sh says:

    Te gjitha keto nevoja emergjente qe ke renditur Z.Fuga , Rama me kaculat e tij i dine ,por po presin nga Europa . Sipas Rames eshte DETYRA E SAJ PER TE NA RREGULLUAR ,ME QELLIMIN QE TE HYJME NE EUROPE .

  9. TROJA says:

    O Z.Artan,edhe une po ju pyes: A s’ka qene gjithmone keshtu ne keta 25 vjet?
    A nuk u perçudnuan te gjitha qyetet e Shqiperse nga “DHIMOKRACIA” alla Albaneze?
    A nuk u shkaterua 25 vjet ç’do gje e mire,e bukur,artistike?
    EDHE KETA SOT,DO VJEDHIN SI SHOKET E TYRE NE KETA 25 VJET,DHE JU E UNE E PERSERI DO PYESIM,E DO PYESIM,E POPULLI YNE TRIM E TRAP DO I VOTOJE,E KETA PERSERI DO VJEDHIN E KJO DO VAZHDOJE EDHE 25 VJET TE TJERA.??????? JE DAKORT ME REALITETIN E MOS PYET ME.

  10. Pelasgian says:

    Ky po menon per energji diellore e ke ne akoma ska drita rregullisht…je tu HEC shume shpejt o fuge!

  11. vrapuam nga shiu( saliu) po rame ne bresher( rama). says:

    Po mire. Ja beheni kete kryeminister dhe i rregullon keto pune shpejt. Si saliu me lulin

  12. Bilbil says:

    Zt. Fuga se çfare qytet kemi e dallon dhe nje katundar, po ti si profesor nuk po na thua se si duhet te jete qytetiiii

  13. Angela says:

    ma ky z FUGA me cilen parti eshte qe flet keshtu qe sme pelqrjn fare shkrimet e ti

  14. lulileshi says:

    Fuge jam plotesisht me ty. PD eshte regres. PS komplet pa shprese.

  15. orion says:

    Ja edhe pak se po e rregullon daj Rama me lale Veline.

  16. lefter says:

    Aman Mero, e nxorre prape Artan Fugen si furkaçe? Po lere dreqin se ai s’di gje tjeter vetem te beje monologje se s’ka me ke flet se nuk i afrohet njeri dhe ti Mero ne respekt ja nxierr monologjet ne gazete. Ik Arta Fuga se ke marre flake nga bytha!

  17. E po kjo pune! says:

    or zoteri, boll me konstatime se nuk duan grada ato por sugjerime dhe keshilla se jeni bere vetem kritizier kafenesh…

  18. "BALASHI" says:

    Pse vishet si Mao ce Duni xhanem? Kete s’ ia kam kuptuar dot…

  19. Gjini prej Shkodre says:

    O profesor, po ku ishe ti deri dje ?Sot je kujtue shume vone per gjithe keto kerkesa!

  20. ***** says:

    O profesor.

    Akademike dhe te pashkolluar bashke kane sy te shohin, e vesh te degjojne per te kuptuar se ku jetojne. Keto shkrimet e tua nuk orientojne as individe, as orginzata qofshin private apo shteterore.

    Profesor juve flisni ne rolin e nje politikani dhe jo akademiku. Nje akademik ose profesionalist kur merret me nje problem ose teze fillon me hyrjen, tregon gjendjen aktuale ne menyre te detajuar, jep kendevshtrimin e tij per arsyet, shpalos argumentat, dhe ne fund jep konkluzionin qofte edhe duke dhene keshilla.

    Juve dukeni si misherimi I filozofise klasike ku Platoni I klasifikonte filozofet automatikisht si shtet beres dhe pastaj ndante profesionet e tjera sipas rendesise. Pra juve e konsideroni veten filozof dhe detyra juaj eshte te drejtoni, konstatoni problemet dhe zgjidhjen ta bejne te tjeret.

    Po a qorra jemi ne 3 milion qe mos ta kuotojme se ku jetojme? Shkrimet tuaja profesor nuk jane me shume reale sesa eksperienca personale dhe kendevetrimi I secilit prej nesh.

    Une e kuptoj tendencen tuaj per tu perpjekur qe ti orientoni njerezit por shkrimet tuaja ne vend te jene fanr ndricues ato krijone me shume konfuzion tek ata qe I lexojne.

    Profesor ju lutem perpiquni te jeni me shume motivues sesa dekuajues.

    Me respekt.

  21. Lili says:

    Ne boten normal nuk pyetet ‘si’ kur je intelektual,po mblidhen njerezet edhe si ne rahat si ne katund thone kemi nevoje per kete e kete,edhe kushton Kaq :per sa vjet mundemi me i nda paret?
    Plan afat gjate afatmesme afat shijet cuhen,per investime edhe qytetaret pyeten,diskutojne e in fine vendosin se Cfare variant preferojne:lyerjen edhe meremetimin e bunkerave apo lyerjen e meremetimin e shkollave!
    E kuptoni dallimin qe keni me boten? Ju keni mbetur me ‘si te’ duke pritur qe dikkush nga Nalte apo nga cielli t’ua zgidhe problemin kur te tjeret neper bote propozojne,vendosin e veprojne vete …

  22. redon says:

    Tani z pedagog po shkruan per gjitshka,Ku ishe ti para dy vjetesh qe kerkon kaq shume tani urgjentisht,nuk je as djale i ri,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje