Dritaret e vogla të evazionit të madh

1 Shtator 2015, 17:47Blog TEMA
Dritaret e vogla të evazionit të madh

Nga Eduard Zaloshnja

Deri në fund të vitit 2007, pothuaj në çdo dyqan ku kërkoje të blije një paqetë cigaresh, shitësi të pyeste: “Me pullë apo pa pullë?”.  (Bëhej fjalë për pullën fiskale, e cila tregonte se, gjatë rrugës nga importuesi tek dyqani, akcizat dhe tatimet e tjera ishin paguar për paqetën.) Pra, evazioni fiskal kryhej hapur mu poshtë hundës së shtetit, megjithëse herë pas here i ishte shpallur luftë evazionit në tregëtinë e cigareve.

Duke filluar nga 2008-ta, qeveria Berisha vendosi që, më në fund, të ishte serioze në luftën ndaj evazionit fiskal tek cigaret, dhe pyetja “Me pullë apo pa pullë?” u zhduk nga qarkullimi. Si rezultat, zhdoganimi i cigareve arriti në nivelin 4700 ton në vit, nga 2500-3000 që kishte qenë më parë.  Kjo, sepse importuesit e cigareve nuk kishin më në dispozicion dhjetra mijra dyqanxhij, që më parë ishin të pafrikësuar për të shitur paqeta pa pullë fiskale. (Si rezultat i rritjes graduale të akcizës së cigareve dhe luftës ndaj evazionit tek cigaret, u rrit e vazhdon të rritet prodhimi dhe konsumi vendas i duhanit të grirë, i cili është më i vështirë për t’u kapur nga rrjeta fiskale, por kjo është një histori më vete).

Në vitin 2007, u aprovua ligji anti-duhan, i cili ndalonte pirjen e duhanit në ambjentet e brendshme të lokaleve. Fill pas kësaj, inspektorët vunë gjoba të bujshme në rastet e shkeljes së ligjit. Por gjobat nuk u volën dhe pirja e duhanit nëpër lokale vazhdoi si më parë. Herë pas here, zhvilloheshin disa aksione mujore, që përfundonin si të mëparshmet, deri sa qeveria Rama filloi një luftë serioze për zbatimin e atij ligji. Si rezultat, sot është fare e rrallë ose e pamundur të shohësh dikë që pi cigare brenda një lokali.

Në mënyrë të ngjashme, vendosja e kasave fiskale në çdo dyqan ka qenë një luftë e dështuar e shtetit. Shumë dyqane i kanë blerë ato, të detyruara nga aksionet e herëpashershme të qeverisë së mëparshme, por vetëm supermarketet e mëdha i përdorin për çdo mall që shesin. Tani qeveria Rama ka filluar një luftë të vërtetë për vendosjen dhe përdorimin e kasave fiskale kudo dhe për çdo mall apo shërbim që u shitet konsumatorëve. Dhe në qoftë se kjo luftë do të jetë aq e sukseshme sa e qeverisë Berisha kundër cigareve pa pullë, apo e qeverisë Rama kundër duhanpirjes në lokale, pas një viti do të jetë e rrallë ose e pamundur të blesh diçka pa kupon tatimor.

Në mënyrë të ngjashme me ndalimin e shitjes së cigareve pa pullë, ndalimi i shitjes pa kupon tatimor, do t’u mbyllë tregëtarëve me shumicë dhjetra mijra dritare, ku mund të kalonin deri më sot mallra pa faturë tatimore nga magazinat e tyre, drejt e tek konsumatori. Në qoftë se të gjithë dyqanet e vegjël do të shesin vetëm me kupon tatimor, tregëtarët e mëdhenj nuk do të kenë ku t’i çojnë mallrat e tyre pa faturë tatimore. (Një dyqanxhi që shet me kupona tatimorë do të kryente vetvrasje financiare po të pranonte furnizime pa faturë, sepse e gjithë barra tatimore për mallin që do të shiste do të binte pastaj mbi të).

Se sa e sukseshme do të jetë lufta kundër shitjeve pa kupon tatimor do të duket në fund të vitit tjetër, kur të dalë shifra e të ardhurave të Thesarit të Shtetit nga TVSH-ja. Në dekadën e fundit (kur TVSH-ja ka qenë 20% mbi çmimin e mallit apo shërbimit), të ardhurat prej saj kanë qenë në nivelin 9%-10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në kushtet e mungesës absolute të evazionit, ajo duhej të ishte në nivelin 13%-14% (në vartësi të konjukturave botërore të çmimeve). Në qoftë se vitin tjetër, i afrohemi sadopak këtij tavani, mund të thuhet se lufta kundër shitjeve pa kupon tatimor ka qenë e sukseshme.

11 komente në “Dritaret e vogla të evazionit të madh”

  1. tr says:

    Besoj qe Rama do ta mbaj kete sepse eshte ne interes te shtetit .Ne europe nuk ka shitje sa do te vogla pa kupon

    1. aa says:

      te llogarisi njehere normen e fitimit te biznesi i vogel Rama pastj ti kerkoj kupon tatimor ,ne keto kushte biznesi i vogel po punon me 5-8 perqind keto te shikoj kryeministri jone

    2. aa says:

      do ta mbaj se cke me te se e di sa i ngjajme europes ne apo jo

  2. Tema says:

    Na kujtojn dritaret e kullave në bjeshk

  3. te qafsha mi shege says:

    ik ore kokelope.. ose bej analize ose bej lepirje bythe.hem keshu hem ashu s ka. nese merr vesh nga statistikat dhe pak sa nga tatimet duhet te dish dhe qe kosto administrative per mbledhjen e te ardhurave duhet te jete 1 leke per 100 leke. ke 100 000 tatimpagues te vegjel. 10 000 te medhenj dhe 1000 inspektore. gjeje pak si i bie me shpejt me mire dhe me lire ? ti leshosh te 1000 tek 100 000 apo 1000 te 1000 ? si thu ti? sa te kpesh ti dere me dere me 100 000 vete iken te ardhurat per lesh. s ka nevoje ta beni alla shqiptarce. i ke te gjitha te faqja e oecd dhe fmn si mblidhen tatimet e ca ben bota e qyteruar.albanistani le te vazhdoje me lufte ne front te hapur se ka per t ja dale. kete se ben asnje ne bote. mgjte se mos ka ne bote nje vend te ngjashem me albanistanin. vazhdoni shpikni formula se ne rregull e keni .deri ne vitin 3000 do e ndreqini administraten .pa merak fare.

    1. statisticien shqiptar says:

      ti qenke tamam “te qafsha moj shege”! ku jeton ti ne finlande? ketu kur shkon inspektori I tatimeve te tregetari I madh, merr nje rryshfet 1 million leke dhe evazioni vazhdon. ndersa dyqanxhijte e vegjel nuk kane mundesi te japin rryshfete 1 milon lekshe – ata duan s’duan, do jene ne rregull me faturat…

  4. zeqineja says:

    ca ka ne europe? ti tr ku di ca behet ne europe? une jetoj ne hollande, roterdam. te pyt shitesi do fature apo s do ? se ka hall shteti te mos harxhoje letren e kases se demtohet pylli dhe behet pis ambienti. kjo s do methene qe s paguhen taksat. i kane fixe te vegjlit se ja di shteti xhirot dhe s ja mban te mos paguajne. ama 10 vjet si shkel polic ne dere. provoni dhe ju albanianet qe ti bindni njerzit te paguajne ate qe i takon pa dhune dhe pa i ndejte gjothe diten ne dere si zhvatesa te gjithe llojet e zyrave te shtetit dhe do shikoni sa mire do paguhet dhe ne paqe]. kur do beheni njerz mer aman aman. ngelet si ne 44 .bota eshte te zh ju te a akoma.a ju kripsha trute ju kripsha

    1. lakja says:

      Ne itali nuk ka mall pa fatur kudo qe blen

      1. aa says:

        ne itali e ka 20 perqindeshin brenda malli kurse ketu me 5 perqind punojne ushqimoret o shoku lake

  5. lajmi i fundit says:

    lodhuni kot me kupona. edukata fiskale eshte 0. pastaj shef rrushi rushi dhe piqet. kush paguan ateqe duhet qe ta paguajne tregtaret e vegjel. bejeni fixe tatimin e te vegjelve mor aman dhe merruni me te medhenjte se ju del me mire dhe me lire. thrisni nje expert nga jashte t ju mesoje si behet nese nuk dini se ju del me mire dhe me lire. epo dhe te vjedhi moza e vip me kiun e tiranes dhe te marri lek shteti kjo eshte shume e veshtire

  6. x says:

    SI TREGTAR NUK ME SHQETESON FAKTI I SHTYPJES SE KASES POR PASOJAT QE DO VIJNE….P.SH NE VENDIN TONE DERI DJE CDO MALL ESHTE SHITUR PA FATURE,DHE PER RRJEDHOJE CDO TREGTAR KA NE MAGAZINEN E TIJ NJE SASI MALLI TE PA DOKUMENTUAR.TANI VJEN MOMENTI QE KY TREGTAR DO PRESI KUPON PER KETO ARTIKUJ,DMTH DO BEJE DALJE NJI PRODUKT QE NUK E KA BERE HYRJE.KY ESHTE NJI PROBLEM SHUME SERIOZ,PASI NE FUND DO DALIM NE DISA ZGJIDHJE SI P.SH
    1 DO BEHET AMNISTI P.SH PER TVSH E SHITJES SE KETYRE MALLRAVE DERI NE FUND TE KETIJ VITI
    2 QEVERIA DO E QUAJE EVAZION FISKAL DHE PSE JO PER FAJ TE TIJ POR TE SISTEMIT DHE TVSH DO E PAGUAJ TREGTARI(QE ESHTE VETVRASJE PER CDO BIZNES)
    3 DO DENOHET TREGTARI PER EVAZION FISKAL DHE MOSDEKLARIM TE TE ARDHURAVE DERI NE KTE MOMENT QE U DETYRUA TE SHTYPI KASEN.

    KESHTU QE DO TE ISHTE ME INTERESANTE NESE JU GAZETARET DO TA SHTRONIT KTE SI PROBLEM DHE ZOTI KRYEMINISTER TE NA SQAROJE SI DO FUNKSIONOJE KY AKSION,CFARE DO NDODHI KUR TE SHESIM MALLRA QE NUK I KEMI MARRE ME FATURA.NESE PRETENDON QE ESHTE NE KRAH TE BIZNESIT DHE QYTETARVE.

    DHE NJE SUGJERIM ESHTE QE RREGULLATORI ME I MADH I SITUATES FISKALE NE VEND JANE DOGANAT.SKA NEVOJE TE SHTRYDHESH BIZNESET SEPSE KA KOSTO PER SHTETIN DHE E DEMTON BIZNESIN.NDERKOHE MUND TE FORCOSH DOGANEN DHE CDO MALL QE DO HYJE NE VENDIT TONE TE ZHDOGANOHET ME VLERE REALE.NESE KJO NDODH ATHERE AI MALL DO TA MBAROJE CIKLIN DUKE QARKULLUAR ME FATURE,PA U LODHUR FARE,PA BERE PRESION,PA DEMTUAR ASNJI BIZNES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje