Nga Panajot Barka
Ngjarjet në terren dhe të dhënat e debatit rreth kishës ortodokse të Shen Thanasit në Dhërmi çojnë në kongluzionin se përbëjnë një paralele me kahje të kundërt me ngjarjet e shekujve të largët, 16-18. E para kishte karakter të dukshëm fetar dhe synonte proselitizimin katolik të elementit ortodoks. E dyta përdor argumentin nacional për të fshehur atë fetar kaktolik. Të dyja vendosin përballë ortodoksinë. Në këtë kendveshtrim, Dhërmiu nuk është thjesht vendi ku një memorial pa krena po përdorët si enë komunikuese midis paraleleve, por një segment gjeopolitik që po krijon pllaka sizmike.
Paralelja e historike.
Aftësia për t’u paraprirë ngjarjeve historike në shekuj, këshilloi ortodoksët e Epirit të shek 17të që, për t’i shpëtuar presionit myslimanizues otoman, të linin pas konfliktin ekstrem fetar me kishën katolike të vulosur me rrenien e Konstandinopojës me 1204 nga Kryqezata IV latine dhe të kërkonin në mënyrë të perseritur ndihmë ushtarake nga kisha katolike dhe fuqitë perendimore katolike të kohës. Madje e pranonin ndihmën për liri me koncesionin e rendë të ndërrimit të fesë. Por Papati dhe diplomacia e këtyre shteteve, treguan se, në kushtet që nuk rrezikoheshin më nga invazioni osman, u lëverdiste ruajtja e statuskuos në Epir. Çlirimi i tij nga osmanët i siguronte ortodoksisë fuqi politike në një zonë gjeopolitike.
Pak më vonë, kur u rriten së tëpërmi masat represive myslimanizuese në Epir, Vatikani gjykoi se kjo situatë, bashkë me shpresën epirotase për ndihmë ushtarake, mund të shfrytëzohej për proselitizimin katolik të ortodokseve përgjatë bregdetit të Epirit nga Himara në Pargë. (Pas 135 vjetesh përpjekjesh në Himarë nuk kishte asnjë katolik.)
Pra, aksioni katolik në Epir, nuk qe bashkëpunues me epirotasit, por synonte asimilimin e ortodoksisë. Në këtë kuptim, ortodoksia në Epir mbëti për shumë kohë midis dy kundërshtarëve të fuqishëm, – Peradnorisë Otomane dhe Vatikanit. Mbijetesa ortodokse u arrit me sakrifica të mëdha.
Proseletizimi i synuar nga Vatikani në Epir (Himarë –Pargë) ishte katolik (në gjuhë latine) dhe jo unit apo bazilian. Për arsye të kuptueshme Vatikani përdori në këto misione renegatë ortodoksë, shumica grekë të konvertuar në katolikë. Mobilizonte edhe misionarë bazilianë, dmth unitë. Në listën e gjatë të misionarëve Fide, arberëshët përbënin një pakicë. Riti fetar i këtyre të fundit ishte ai ortodoks (lindor-grek). Ky realitet i heq bazën pretendimit të sotëm për kontribut identitar etnik shqiptar të misionarëve katolikë e unitë, qofshin arberesh. Aq më shumë kur në atë kohë nocioni “etnik” nuk egzistonte
Paralelja e sotme dhe antiortodoksizmi
Sot konflikti për kishën ortodokse të Shën Thanasit në Dhërmi përbën aktin e dukshëm të paralelës së dytë edhe pse në largësi kohore. Ai nuk i korrespondon klimës së mirëkuptimit që shpallin në publik Vatikani dhe Konstandinopoja. (Kryepeshkopi Anastas është pjesë e negociatave)
Kjo do të thotë se, pa përjashtuar ndonjë koncesion jashtë parimeve fetare, përplasja e Dhërmiut ka për autorë strukura shtetërore të mirëkuptuara nga komunitetet fetare. (Në gjithë këtë zallamahi, nuk ka një njoftim me kongluzione shteruese midis qeverisë dhe kreut të KOASH-it në lidhje me këtë çeshtje).
Në aspektin krahasues, në paralelen e sotme kemi zëvendësimin e strukturave shtetërore të Vatikanit, (Propaganda Fide) me struktura jo fortë të përcaktuara të shtetit shqiptar. Këto strukutra, duke mobilizuar edhe shtresa intelektualesh, kërkojnë të promovojnë katolicizmin si identitet perendimor shqiptar.
(Pak vite më parë u përvijua e njëjta tablo me Nënë Terezën. Statujat e saj pushtuan aerodromë, sheshe, spitale, shkolla. U konsiderua pasaporta shqiptare për në perendim. Por reagime të segmeneteve të caktuara fetare shqiptare detyruan zbehjen e misionit të ri dhenë Nënë Terezës pa dijeninë e saj. E njëjta gjë dhe nga të njejta segmentë ndodhi edhe me monumentin e Skëndërbeut.Ky është një tregues se ortodoksia nuk ka aleatë të brendshëm për ruajtjen e integritetit të vet)
Pra, në këtë nismë kemi shtetin që jo vetëm përvalon strukturat fetare por është edhe i njëanshëm, pasi cenon njërën palë-ortodoksinë. Për t’ja arritur kësaj, bashkë me përhapjen e fesë “identitare”, (në censusin e 2011 katolikët u shpallen gati sa dyfishi i ortodokseve, rezultat i paparë në historinë e shteti shqiptar), kërkohet edhe sigurimi i një tradite historike. Kësaj tradite të munguar mundohen t’i sigurojnë të drejtën e qytetarisë, duke trajtuar proselitizimin e atëhershëm katolik të ortodoksëve si rezervatin e vlerave kombëtare shqiptare, si dhe duke anashkaluar sakrificat historike kundërshtuese të fesë ortodokse për të ruajtur identitetin e vet fetar. Priviligji apriori që gëzon në mentalitetin nacionalist shqiptar çdo kontibut perendimor, qoftë edhe si mit, shërbën si mjet për të fshehur pikësynimin për rudhjën e ortodoksisë dhe margjinalizimin e saj. Për këtë vjen në ndihmë identifikimi i armës mbrojtese të ortodokseve në këtë betejë, – ekuminizmi helen si mbartje kulturore nga Greqia e lashtë në fenë e krishterë lindore, “me thikat pas shpine ndaj shqiptarësisë”.
Në këtë kuptim nuk tentohet vetëm që, ortodokset shqiptarë të privohen nga e drejta bazale e besimit të tyre, por të privohen edhe nga kontributi i jashtëzakonshëm në favor të ideologjisë kombëtare shqiptare, (përpunuar kryesisht nga ortodoksët epirotas) dhe nga fakti se dijet dhe kultura e tyre mëkembën shtetin shqiptar. Ortodokset paguajnë kështu haraçin për promovimin “e vlerave kombëtare” të cilat u dedikohen misionarëve katolikë të Propagantës Fide, përmes mitizimit fals.
Në këtë përplasje, KOASH, vjen pas një fushate denigruese të udhëhequr nga një grup intelektualësh myslimanë dhe ateistë.Vjen kur ajo po humbet njërin pas tjetrit monumentët e trashëgimisë së vet, të cilët përbëjnë dhe fondin e fundit aktiv të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar. Në kushtet e rudhjës së skajshme demografike. Në kushtet kur asaj i imponohet me dhunë verbale izolimi nga aleatë të saj të të njëjtit besim. Vjen kur presioni në emër të nacionalizmit shqiptar, i identifikuar si antihelenizëm, ka prodhuar një autocensurë të fortë te ortodokset.
Këto zhvillim në thelb përbëjnë rrezik të shumëfisht. Shkelen parimet e laicitetit të shtetit. Shteti bëhet palë me një besim kundër një tjetri. Nga garantues i ekulibrave ndërfetare, kthehet në prishës të tyre. Imponon heshtjen dhe fiton përkrahjen publike duke e vendosur këtë komunitet në raporte faji nacional me terrësinë e vendit duke shkaktuar njëkohësisht probleme ndëretnike. Për këtë, jo më kot për këtë u zgjodh Dhërmiu dhe Himara.
Aksioni përmban veprime që tejkalon paralelën e proselitizimit katolik
Në Dhërmi, objekti i kultit ortodoks u shkatërua në emër të vlerave “kombëtare” shqiptare të ofruara nga misionet katolike. Po në emër të tyre Shën Thanasi ortodoks do të spostohet nga vendi i tij i shënjtë shekullor për t’ja lenë vendin Shën Thanasit katolik me pronar shtetin. (Misionarët e Papës nuk guxuan të mohojnë e aq më shumë të shkatërrojnë objektet e kultit ortodoks. Përkundrazi.) Në retorikën zyrtare të Tiranës thuhet hapur se ky veprim synon respektimin e historisë së përbashkët (katoliko-shqiptare), duke përjashtuar traditën ortodokse Objektiviteti historik kërkon ringritjen e kishës ortodokse të Shen Thanasit në vendin e vet të shënjtë dhe bashkë me të edhe të memorialit të Nilo Catalanos, nëse vlerësohet se e meriton, ashtu si ndodhi për mbi 300 vjet. Thuhet madje që Shen Thanasi ortodoks vazhdon të jetë monument kulture dhe në bazë të ligjit në fuqi për trashëgiminë kulturore, “Lejohet ndërtimi … duke respektuar kategorinë dhe llojin e monumentit të dëmtuar” Perse pra shteti përgatitet për të shkelur ligjin e vet dhe në vend të kishës ortodokse monument kulture të kategorisë së parë, do të ndërtojë një “memorial kulturor-fetar kombëtar” ?!
Artan Shkreli interpreton se si monument kulture kisha e Shen Thanasit nuk u shpall për vlerat e saj historike, “por nga prania e atyshme e varrit të një prej figurave me emblematike të shkrimit e mësimit shqip në Himarë e gjetkë.” Por harron se Catalano, “arbërësh” për Shkrelin jetoi atje disa muaj, pra në pamundësi kohore absolute për të kryer atë vëllim pune që i dedikohet. Se shkollat i gjeti të hapura nga misionarë katolikë me origjinë greke, por të cilësuara katolike (jo greke) dhe është i vetmi që vdiq në Dhërmi dhe pranoi të varrosej në një kishë ortodokse.Nuk përjashtohet që ai të ketë shfaqur interes për traditat dhe gjuhën e folur në atë zonë, por kursesi nuk mund të klasifikohet si “gur i çmuar i një historie të mrekullueshme”
Nga ana tjetër për të bërë skondo vlerave të kishës ortodokse, Shkreli thotë se ajo është ndërtuar pas pushtimit otoman. Në ligjerimin e tij ai përdor thjesht termin “kishë”, pa e përcaktuar si kishë ortodokse. Ndërkohë studjuesit, të cilëve Shkreli u referohet kanë deklaruar publikisht se kisha është ortodokse. Njëkohësisht, vet ai na thotë se ikonostasi i kishës është prej guri që na çon tek arkitektura fetare ortodokse e shekullit VI. Si ortodokse kisha jetoi edhe pas tërheqjës së eshtrave të Catalanos nga italianët me 1940, dhe deri me 1972.
Cilët janë misionarët e paralelës së re. Janë ata që vetorientohen, ose mobilozohen nga politika për t’i dhenë një pamje shkencore mitit që duhet gatuar. Përsa i përket seriozitetit dhe egzigjencës nuk mund të krahasohen me misionarët e vjetër katolikë. I karakterizon abuzimi. P.sh teksa afrohet data e kongresit shkencor në Vlorë, misionarët e rinj nuk e kanë zgjidhur akoma problemin e origjinës së Nilo Catalanos, të personazhit kryesor në misionin e ri katolik.
Shtrembërojnë qëllimin e misionit të Propagandës Fide në Himarë. Nga mision proselitizues katolik, e paraqesin në mision shpëtimtar kristian me vlera kombëtare dhe nga mision katolik të mirëfilltë si bazilianë apo unit. Kjo u duhet për ta përdorur në vijim si argument për të thenë se “Misionarët arbërëshë ….Ishin të parët që vendosën urat e bashkimit ndërshqiptar përmbi Adriatik dhe veprimtarë të denjë për një kishë kombëtare …. Ata u bënë protagonistë të ideologjisë shqiptare…”
Në një asnjë citim nga dokumentet arkivore qe u dedikohen misionarëve të katolicizmit, nuk përdorët fjala “shqip”, si “shkolla shqipe”, “gjuha shqipe” etj. Mbiemri “shqip/e” u prapangjitet emrave “shokllë” , “gjuhë” nga misionarët e sotëm. Termi “shqip” në atë kohë nuk kishte fituar të drejtën e qytetarisë. Sipas Çabej emri i ri “shqiptar”, filoi të përdorej nga mesi i shekullit XVIII duke bashkëjetuar me emri arbër, ose alban.
Një tjetër misionar i ri nuk nguron të fabrikojë tezën që i duhet politikës,- praninë e spikatur të katolicizmit si pjesë e realitetit “ndërkulturor, e ndërfetar” të Himarës, për të shpallur solemnisht pretendimin se “kisha e Shën Thanasit në Dhërmi është objektivisht sot një monument kulture për arbereshet dhe shqiptarët”. Ndërsa ky misionar i ri pretendon këtë rol, institucioni përgjegjës për kësi deklaratash, peshkopët arbereshë të ritit bizantin deklarojnë “Ne nuk kemi asnjë interes material ose territorial dhe fetar këtu në Shqipëri, ku Kishta Orthodhokse e bën shumë mirë e me nderë e shëjtërimit e popullit. …”
Për t’i dhenë qëndrushmeri këtij miti, mitbërësit e rinj nuk harrojnë të promovojnë antihelenizmin e tyre në të gjitha format dhe nivelet.
panajot je historian i shkelqyer. prishja e kishes se shen athanasit ishte projrkt i tradhetarit edi rama.
Komb “helen” apo “grek” dhe as shtet me keto emra nuk ka dhe nuk ka patur ndonjehere. Fjala “Helen” eshte shpikje e “grekerve” te sotem per t’i gjetur nje emer lashtesise arberoere qe nuk eshte aspak “greke”. Edhe “greqishtja” e lashte me germat qe njihen si greke” lexohet dhe kuptohet vetem shqip.
Kuptohet qarte se dylberet sunite dhe disa te tredhur[atheoi] si corapekuqi me shoke,po katandisin ate vend nje hale turke ne thelb por qe ne etiket shkruhet katolike….!!!!!!!!!!!!
Orthodhoxia nuk pesoi gje per 5 shekuj nen thundren osmane,morra qafpalaresh sunitesh apo te tredhurish nuk llogariten………
Autori nuk ka koherence: merret me fene dhe jep argumente per fene por konkluzionet jane mbi antihelenizmin. Pa lidhje! Ka antihelenizem ne Shqiperi? Po ka, por nuk ka lidhje feja. Mund te jape argumente te tjere por feja nuk ka lidhje me shtetesine ne te drejten evropiane. Zoti eshte nje dhe mbron te gjithe!
Shume sakte, qarte dhe i argumentuar. E verteta reale por e hidhur….
Panajot analiza mese e drejte dhe kuptimplote. shteti munde te beje cudira,munde te dhunoje por kisha qe do te ndertoje Rama,kokdhima,goro etj.sic themi ne nuke do rizosi
Babai e kishte emrin Thanas dhe ishte ortodoks,jo grek! Ajo kishe ishte turpi i ortodoksise shqiptare! Ajo kishe ishte si gozhda e “nastradinit’ per grekerit ortodokse!Ka te beje vetem se grekerit duan te kontrollojne shqiptaret ortodokse!
Zoti Baka!Shkrimi juaj eshte nje material i vlefshem per nje simpozium akademik,per tu perballur dhe me interpretime te tjera tè historise se kesaj kishe.Si i tille ,jo shume i kuptushem pèr publikun e gjere per sa i perket perplasjeve ndermjet dy kishave kristjane ne shekuj, e sidomos specifkave teritoriale te ketyre pèrplasjeve,te percaktuara shpesh nga sekte e renegate te vecante te njeres apo tjetres kishe.Megjithe ate ka disa fragmente ne shkrimin tuaj, pèr te cilat mund te shprehet dhe publiku i gjere ,pjese e te cilit jam dhe une.Ju flisni pèr kontributin e jashte zakonshem te ortodoksve shqiptar ne favor te ideologjise kombetare shqiptare e te mekembjes te shtetit shqiptar,perpunuar kryesisht nga ortodoksit epirotas -thoni ju,shqiptar ortodoks autokton te Epirit shqiptar-them une,pra jo te Epirit grek:eshte e pa konceptushme qe ortodoks grek te perpunojn ideoligjin kombetare shqiptare,apo jo Z.Barka!? Ortodoksia shqiptar lindi,u rrit e u afirmua nepermjet nje lufte te ashper me kishen greke e plaformenen e saj te megaliides ,lufte te ciles nuk i munguan martiret e shumte nga radhet e klerikve e intelektualve ortodokse shqiptare, te persekutuar e vrare ne menyre kriminale nga kisha greke.Lufte kjo qe pervec arritjeve ne fushe e rilindjes se vetdijes kombetare,te gjuhes , shkrimit e kultures shqiptare,pati dhe nje arritje tjeter madhore : Kishen Ortodokse te Vetvarur(te pavarur)SHQIPETARE te Fan Nolit te Madh(alergjik per kreret e sotem te kishes se sotme ortodkse “shqiptare”, e i lene ne harrese jo pa qellimm prej tyre ne unison me kishen greke).Ketu e ka burimin ajo qe ju e quani antihelenizem,por qe ne te verte eshte anti HELENIZIM(helenizem dhe helenizim nuk jane e njejta gje apo jo)Dhe anti HELENIZIMI nuk nxitet nga te vertetat e te pavertetat per kishen e Dhermiut,por nga vazhdimi ne kushte te reja i luftes, per realizimiin e megaliiides te udhehequr nga kleri ortodoks grek dhe emisaret e saj ne kreun e asaj qe quhet KOASH dhe me pjesmarrjen aktiive edhe te shtetit grek i cili as ka qene dhe as eshte laik.Shkrimi juaj Zoti Baka edhe pse perqendrohet ne argumntimin e origjines ortodokse te kishes se Shen Thanasit(gje qe edhe une e besoj edhe pse nuk kam njohurit e duhura)duket si nje perpjekje e deshperuar ne sherbim te Helniziimit dhe jo si nje shqetsim per promovimin e antihelenizmit.Publliku i gjere shqiptar te cilit ju i drejtoheni per derisa publikoni ne TEMA shkrimin tuaj,ka ne gjirin e tij jo pak njerez te kenduar,pèr te qene objektiv e realist.Helenet e lashte me qytetrimin e tyre ,arritjet ne shkence,letersi e art,nepermjet kolonive te tyre te panumerta ne te kater anet e Messdheut e me gjere ishin promotor te nje procesi te gjate( e pse jo dhe te lavdishem)qytetrus e emancipus te shoqerive evropiane e boterore te epokes.Por ata fale kultures se tyre nuk tjetersuan identitetin e vendasve,edhe pse jo pak nga keta popuj ne nderim te kultures e qytetrmit helen u bene helenofil(jo helen)Banoret vendas te Tripolit,te Sirakuzes ,te Marsejes apo Aleksandrise te Napolit apo Venecias ashtu si ata te Durresit , apo Butrintit e Apollonise nuk flisnin e nuk flasin helenisht.Ate e mssuan paria e ketyre vendeve per tu mmarre vesh me kolonet,per te perfituar e perhapur qytetrimin e kulturen e larte te ketyre kolonve,aftesite e tyre organizative,tregtare shkencore etj…Por lavdia e Eladhes,vet Eladha nuk ka asgje te perbashket me greko-bizantin mesjetar obskurantist,qe nepermjet fese kerkoj te greqizoj perandorine rommake te lindjes nen te cilen, sic dihet ishin shum popuj jo grek,me te shummte ne numur e gjeografikisht e politikisht te ndryshem nga aja qe me vone do quhej Greqi.Dhe jo rralle ja harriten te tjetersojn edhe pse jo plotesisht identitetin e popullsive autoktone jo greke((Camet Suljottet Arvanitasit etj,per te mos folur dhe per ndryshimin e toponimeve te vendbanimeve shqiptare)Pra Eladha dhe Greqia nuk jane e njejta gje.Ajo qe ne shpesh e quajm helenizim apo antihelenizim,ne te vertet eshte greqizim e antigreqizim.Dhe antigreqizimi do egzistoj per deri sa te egzistojn veprimtaria greqizuse antishqiptare e kishes dhe shtetit grek dhe veglave te tyre ne Tirane e gjekte ne Shqiperi,pèr deri sa te mos reshtin perpjekjet per te nderhyre ne punet e brndeshme te Shqipèrise ,per venien e saj nen tutelen e Athines.Kush seriozisht punon per njee mmiqesi te sinqert mmidis dy poujve duhet te kuptoj qe kjo nuk munde te harrihett pa luftuar pretendimet e veprimtarine greqizuse. Antigreqizimi nuk ka pra te beje fare me historine e vertet te kishes se Dhermiut.Shpresoj te me mirkuptosh Zoti Barka.
O Panajot,jo vetem himarjotet,por te gjithe shqiptaret gjate gjithe historise se krishterimit deri ne pushtimin turk ishin katolike te dy riteve latin dhe ortodoks apo lindor dhe jo te fese ortodokse.Ju ngatrroni katolicizmin e ritit ortodoks apo lindor me fene ortodokse.Katoliket e ritit ortodoks apo lindor ndryshojne ne KOHE dhe ne HAPSINE me ortodoksine si Fe.Ne kohe : Katolocizmi i ritit ortodoks u lind ne shekullin e katert,ndersa ortodoksia si fe lindi me 16 Korrik 1054 apo rreth 600 vjet ma vone.Ne hapsire:Katolicizmi i ritit ortodoks varet kishtarisht nga Vatikani ,ndersa Feja Ortodokse varet kishtarisht nga Patriarkana e Kostantinopojes.Shqiptaret e thashe ma nalt ishin katolike te dy riteve e jo ortodoks.Ato i konvertuen ne musliman dhe ortodoks Porta e Larte dhe Patriarkana e Kostantinopojes ,aleanca ne mes te cileve u lind ne kohen e pushtimit te Kostantinopojes ne mes Sulltan Mehmetit te II-te dhe Patriarkut te emnuem prej tij,Genadios i I-re.Asht per tu hulumtue sherbimi dhe roli qe luejti Zv/Patriarku i Konstantinopojes ne pushtimin e qytetit te Kostantinopojes nga turqit.Himariotet (krahina e cila sot quhet Laberi dhe Bregdeti) ishin katoliket e fundit te Jugut qe i konvertoi krimineli Ali Pashe Tepelena ne muslimane dhe ne ortodokse, tue zavendesue prifterijte katolike te ritit ortodoks me prifterij greke .
C’thua mor Gjin?
Po nga i nxorre keto?
Zoti Mero Baze, a e di ti në të vërtetë se kush është dhe çfarë përfaqson Panajot Barka në Shqipëri?
Kam shumë dyshime se ti e di shumë mirë.
Megjithatë, më lër të ta them, me disa rreshta se kush është ai.
Panajot Barka është dordoleci grek në trojet shqiptare.
Qarqet reaksionare, shoviniste dhe fashiste greke, pasi e kanë sajuar këtë dordolec, pasi i kanë dhënë që herët pozicione publike, pasi i kanë montuar nje manjetofon në bark dhe një mikrofon në gojë, pasi i përgatisin shkrimet e gatshme nga specialistët e institucioneve të specializuara greke per çështjet e greqizimit të ortodoksisë shqiptare në kuadër të projektit përmanent grek të Vorio Epirit, shkrime të mbushura me mashtrime dhe shtrëmbërime të historisë, e ndezin këtë dordolec të shpifur e të pështirë, të shpallë nga manjetofoni i tij, në studio-televizive apo gazeta “naive” shqiptare, si gazeta Tema, në këtë rast, teoritë dhe pretendimet greke mbi ortodoksinë shqiptare dhe trojet ku jetojnë ata.
Panajot Barka është në borderonë e këtyre fashistëve e shovenistëve që nuk do të ndryshojnë kurrë.
Zoti Mero Baze, t’i zësh frymën këtij dordoleci greko-fashist, është virtut patriotik, kaq i nevojshëm në këto kohë të turbullta për Shqipërinë.
T’i hapësh dritaren e shtypit Panajot Barkës, një nga zërave greqizues më helmues të Shqipërisë së Jugut, është tradhëti kombëtare.
Asnjë naivizëm dhe asnjë lojë dhe abuzim me lirinë e fjalës nuk mund të justifikojë publikimin dhe amplifikimin e pamfleteteve mashtruese greqizuese të propogandës së mirëfilltë e të specializuar greke në opinionin shqiptar, në përgjithësi, dhe në atë ortodoks shqiptar në veçanti, opinion i cili edhe pa këto pamflete është i tromautizuar dhe gati i asfiksuar nga veprimtaria e bashkrenduar e djallit Janulla me presionet dhe pensionet e shtetit grek ndaj shqiptarëve, brënda vëndit dhe ndaj identitetit etno-kulturor dhe religjioz, të emigrantëve tanë në Greqi.
Ne e duam Gazetën Tema te ndjejë, të reflektojë e të flasë për shqiptarët dhe për rreziqet dhe kurthet me të cilat ata po përballen çdo ditë, mbi dhe’ dhe nën dhe’, nga falangat greqizuese, nën komandën dhe temjanin e djallit Janulla, i cili më së pari, ka arritur të zhbijë nga themelet Kishën Autoqefale Shqiptare, ta tjetërsojë misionin historik për të cilin ajo u formua në mbrojtje të karakterit kombëtar dhe etnik shqiptar të ortodoksve tanë, për ta kthyer atë jo vetëm në një shtojce të Kishës Greke, por edhe në një vegël në duart e saj për coptimin e Shqipërisë.
Ne nuk duam që në dritaren e gazetës shqiptare Tema, të dëgjojmë kukumjaçkat greke, shtrëmbërimin e historisë, përbaltjen e shqiptarëve dhe tjetërsimin e etnisë dhe ortodoksisë sonë.
Ne nuk duam të dëgjojmë dordolecët e tipit Panajot Barka që llomotit shkrimet e parapërgatitura nga agjitpropi kleriko-fashist e shovinist grek.
Kaq naiv jeni ju zoti Mero Baze, sa të mos e kuptoni se për cfarë dhe për kë leh qeni grek Panajot Barka?
Shikoni se çfarë pasojash pati Shqipëria nga “naiviteti”, apo bythëpërdredhja, apo tradhëtia e Sali Berishës që ju përkul presionit greko- fashist dhe e lejoi Janullën të uzurponte fronin e Kishës Autoqefale Shqiptare.
Kjo kishë nuk egziston më, mund t’i vësh çfarëdo emri të duash, por ajo nuk është më, as shqiptare, as autoqefale.
Aktualisht, Kisha Autoqefale Shqipare është një hale e grekëve dhe një mashë e tyre për të greqizuar sShqipërinë e Jugut dhe popullatën e saj.
Do të mjaftonte vetëm kjo akuzë, që Berisha të tundej në litar, mu në Katedralen greke të Kishës Greke në Tiranë.
Zoti Mero Baze, të kërkoj publikisht, mos u bëj palë as me Panajot Barkën dhe as me Janullatosin.
Mos e njollos Gazetën Tema me baltën ortodokse greke që po i gërryen themelet vëndit.
“Patriotizmi” i “Driteroi”-t eshte streha e fundit e maskarait Koco Kokedhima.
Ela more @-eta pallëekarit,
Mos u sëkëlldis manari mu, edhe Dritëroi edhe Koçua do të e bëjnë vënd edhe ty në strehëzën tonë të maskarenjve, ku na u mblidhkan patriotët, pa dallim feje, krahine, atdheu dhe ideje.
Vetëm do na e bësh kabull agapi mu, do ta kesh vëndin poshtë nesh, dmth ne do të jemi sipër teje sepse ka një rregull hierarkie vertikale kjo, strehëza e fundit e maskarenjve patriotë, rregull që thotë se sa më patriot të jete dikush, aq më maskara ështën ndaj aq më poshtë e më thellë do të vendoset duke mbajtur sipër ata, me pak patriotët, dmth ata më pak maskarenjtë, dmthe ti da na mbash sipër, mua dhe Koçon.
Dhe mos kërce si kërrja para gomarit e të ankohesh për nivelin e patriotizmit, dmth për nivelin e maskarallëkut, kinse ti i ke të dyja, më pak se Dritëroi dhe Koçoja.
Jo, jo, jo manari mu, ti je ku e ku më shumë patriot se unë, Dritëroi dhe se Koço Kokëdhima, dmth, ku e ku më shumë maskara.
Ti je dopjo patriot, agapi mu!
Së pari je patriot i Mëmës Greqi dhe Megali Idheas dhe Vorio Epirit.
Dhe, së dyti, ti edhe je patriot i fandaksur i ortodoksise fondamentaliste të Kishës Greke dhe i greqizimit të të gjithë ortodoksve që nuk janë grekë etnikë, gjë që është një medalje e vyer në gjoksin tënd që regëtin për misionin hyjnor që ke marrë përsipër.
Dhe pëveçse je dopjo patriot, ere @-eta pallëekarit, ty të shtohen meritat akoma më shumë, sepse ti jeton dhe vepron në një vënd të huaj, prapa vijave të frontit kufitar dhe sidomos sepse, në këmbim të borderosë, shefi yt Janulla, rregullisht kërkon edhe ca favore intime personale.
Ja kështu, agapi mu, do bëhemi të tre bashkë, ti, Dritëroi dhe Koçua, në një strehë dhe do kemi kohë të kuvëndojmë gjërë e gjatë për kishat autoqefale dhe për patriotizmin si streha e fundit e maskarenjve
Jemi e vetmja rrace qe edhe zotin e kemi te kapur …… ca nga turku ca nga greku
sic argumenton dhe ky gjakprishuri me lart edhe nga italiani.
Pra me mire te kthehemi ilire e te besojme perendite e te pareve se edhe zoti nuk i do shqiptaret,po ti donte do t’u kishte cuaj nje prift ortodoks .A se desh harrova e ca evro te mos homogjenizohen ……..
A mos valle te gjithe shqiptaret jane koketrashe ……
Porta e Nalte me jashteqitjet turko-mongole, dhe Patrikana greke me fekalet e helmuara, ngjajne si dy pika uji…Por kjo e dyta(pa harruar per asnje çast barbaret sllavo-bullgare), jane me anti shqiptare….Te paret, popullsite e islamizuara, i qujne …”turq”,por pa pretendime territoriale,….kurse “ortodoksia” greko-sllave, perveçse popullsite e kthyera me dhune ne ritet e tyre , i quan perkatesisht ,greke apo sllave, keta kane pretendime territoriale per zonat ku banojne keto mbeturina “greko-sllave”….Kisha katolike nepermjet fese se saj, ruajti dhe forcoi identitetin e çdo kombi, pa tjetersuar asgje nga gjuha ,kultura ,zakonet dhe çdo gje tjeter karakteristike per nje komb….E kunderta ka ndodhur me islamizmin dhe ortodoksine,…te cilet nepermjet “fese” se tyre kane pasur si qellim tjetersimin e kombeve dhe territioreve…Kjo vlen te pakten per rastin tone….Ky eshte ndryshimi thelbesor boteror ndermjet ketyre religjioneve…..Prandaj eshte domosdoshmeri historike-kombetare, qe te kthehemi ne identitetin tone europian…
Barka,nese do kishte mbrojtur me pare edhe nje here te vetme At Nikoll Markun,apo do te kishte kritikuar Janullaposin per uzurpimin e fronit te Kishes Ortodokse Autoqefale e Shqiperise,ndoshta edhe mund ishte paksa i besueshem.Por,por,kur kritikon :”shtetin që jo vetëm përvalon(prevalon) strukturat fetare por është edhe i njëanshem,pasi cënon njërën palë-ortodoksinë”,atehere tregon fytyren e vertete prej rrenegati.
Rrenegati Barka,kerkon te “beje apologjine” e ortodoksiszmit shqiptar,ne siperfaqe,ne thellesi,atij grek.Me nje gure kerkon te vrasi dy zogj,
tipike djallezi e Kishes greke.Kerkon ti kundervihet shtetit shqiptar per ta perplasur me shqiptaret ortodoks.Nje loje e vjeter e Kishes greke.
Eshte diçka e perjeteshme genjeshtra nder ata qe pretendojn se gjoja i perkasin kultures greke,nje djallezi gjenetike huazuar si kulture.
Ne nje shkrim te Panajot Barkes po tek Gazeta Tema,”Greqia dhe rëndesia e samitit historik të Brukselit”,nuk citon sakte biseden ndermjet ministrave te financave te Gjermanise dhe SHBA,si edhe pergjigjen qe i dha Z.Merkel Kryeministrit shqiptare Z.Rama.Natyrisht qe i gjith shkrimi bie poshte pastaj,sepse eshte nje genjeshter tendencioze.Po e njejta gje eshte edhe ne shkrim e tanishem,kur thote:
“Sipas Çabejt emri i ri “shqiptar”,filloi të përdorej nga mesi i shekullit XVIII duke bashkëjetuar me emrin arbër,ose alban”.
Ky eshte vetem nje nga faktet(dokumentet)e Çabejt qe i leverdis Barkes.
Ku eshte djallezia?-tek harku kohor(Catalano-shekulli XVIII)i perdorimit te emrit shqiptar.Mesi i Shekullit XVIII eshte gati 60 vjet mbas vdekjes se misionarit Nilo Catalano.Pra,Barka kerkon te hedhi poshte vepren e Catalanos me pretendimin e mosekzistences se fjales”shqip”.
Mesi i Shekullit XVIII eshte vetem nje fakt,nje fakt qe i intereson Panajot Barkes dhe djallezise se tij,qe ka te beje me studiuesin suedez Johann Erich Thunmann 1746 – 1778),qe permend emrin shqiptar,kur thote:
“Albanët e quajnë veten skipatar,por burimin e kësaj fjale ata nuk e dinë”.
Fjala e prejardhur shqip-tar ndeshet një herë tek Kuvendi i Arbënit ne vitin 1705; “…a dinë mirë gjuhën e shqipëtarëvet…
Pra,gati 10 vjet pas vdekjes se misionarit Catalano.Nje cak kohor qe ne nuk luan rrol te madh,sepse nje fjale nuk shpiket menjehere.Nese permendet ne nje shkrim,mund te ekziszoje te pakten dy shekuj me pare ne gjuhen e popullit.(Shqiparet e Ukraines nuk thone flet,por shqipton).
Ndajfolja shqip dokumentohet edhe tek Buzuku(Shekulli XVI),ajo ndeshet vetëm një herë: …që vjen me thashunë shqip….
Tek Pjeter Budi (1566-1622) e gjejmë të përdorur katër herë: Shqip të mundënj me rrëfyem/ndonjë kankë të re…O për ma të madhe devocione e ngushëllim të popullit shqip të na thotë mbë këtë arësye….;….ndo shqip tue ia thanë, t’i thoetë se…;… ani mbasi të kietë dhanë të rrëfyemtë, që quhetë…o shqip o për letërë ta die….
E gjejmë të përdorur një herë të vetme edhe në parathënien e veprës së Pjeter Bogdanit(1625-1689) : …tue pasunë bam ende aj një gramatikë fort të godiçime latin e shqip.
Fjalën shqip e gjejmë në Divanin e Nezim Frakullës (1685-1780):”Këtë divan e zura shqip”,qe eshtë nje tjeter deshmi per perdorimin relativisht te hershem te kesaj fjale edhe ne viset jugore te truallit shqiptar.
Pra te gjith keto fakte jan ne nje koh para se misonari Nilo Catalano te ndertonte shkollen shqipe,fakte kohore qe per çudi Panajot Barka nuk ka deshire ti permend.Nese ndonje intelektual qe kerkon te ndermjetesoje te ashtuquajturit minoritare grek ne ngritjen e urave te miqesise ndermjet
grekeve dhe shqiptareve,duhet te jete i panashem,i padjallezuar si kan qene deri tani keta ndermjetes te politikes greke ne dëm te shqipetareve,
ndryshe,shembin edhe ata pak fije lidhese qe kan mbetur.
A mundet nje plehre arabe te kete logo per orthodhoxine ,kur nuk eshte pjese e saj….!!!!????
Ade palio arapi,na pas na gamitheis ti dhe gjithe soi yt……..ouuuussssttttttttt!!!
Mos u acaro ore bajge ore bageti por shko shkunde njehere qe te liroj trurin se ta paska bllokuar keq fare
Ore kaçul jevgu,mos numuro pordhet e mia,por komento diçka!
Megjithese pellitja jote nuk ka te beje fare me komentin tim,(nuk po te injoroj komplet),por te them vazhdo edhe keshtu,sepse ndihmon.
Iferioriteti yt kulturor,eshte barometer per te matur ambjentin pleh nga vjen ti,kuptohet,gjenetikisht i deformuar.
Hajt,mbathja tani ne kolibe,eshte koha te lepish kocken e rralles.
“I pashtrese” ke lindur,”i pashprese” do te ngordhesh.
reeeeeeeee ouuuuuuuusssssstttttttttt,palioarapi………….
Me beri pershtypje nje fjali:
“Në kushtet kur asaj (komunitetit te ortodokseve shqiptare) i imponohet me dhunë verbale izolimi nga aleatë të saj të të njëjtit besim (shteti helen)”.
Ne cilen periudhe ka qene aleate e ortodokseve shqiptare?!
Artikull qe paraqet objektivisht situaten aktualisht. Bile, duket se katalano shkoi ne Dhermi per t`u kuruar dhe i bente mire klima e bregut, pasi ishte i semure dhe atje nderroi jete. Kjo pasi ka qene ipeshkev i Durresit (romano katolik) dhe s`kishte lidhje me bazilianet, te cilet punuan gjate per uniatizimin e zones,ne nje kohe qe ka qene brazilian dhe jo arberesh sic mundohen ta paraqesin. Nuk ka patur asnje lidhje me shqipen dhe perhapjen e saj. Pra duan te krijojne nje mit te paqene, me shprese kthimin e orthodhokseve (sot) ne romano-katolike nepermjet uniatimit dhe shitjes qe i ka bere vervetes qeveria ne pushtet.