Ministri i Transporteve shpalli datën kur do të aplikohet taksa 5 euro për rrugën Durrës – Kukës. Ai tha se janë mbyllur procedurat, çmimi është vendosur dhe çështja është drejt finalizimit. Ministri thotë se të gjitha vendet e tjera aplikojnë taksa rruge, ne duhet ti ndjekim. (Në fakt në shumë vende, si në Gjermani, nuk ka taksë rruge specifike dhe me siguri ministri edhe këtë e di). Kjo është praktika e parë e vendosjes së një takse rrugore zyrtare në Shqipëri. Për këtë dhe shumë arsye të tjera, kjo praktikë meriton më shumë vëmendje, transparencë dhe pjesëmarrje publike. Ajo çfarë është parë deri tani nga institucioni përgjegjës (ministria) është e kundërta, – mungesa e vëmendjes, transparencës dhe e pjesëmarrjes publike. Gjithsesi, le të shohim dritëhijet kryesore të nismës, që vendos një taksë të re në listën e 125 taksave me të cilat përballen qytetarët në nivel qendror e lokal.
Së pari, rruga Durrës – Kukës është financuar nga shteti, me kredi, të cilat indirekt janë paguar nga qytetarët. Ajo nuk është produkt koncensionar, por produkt i vetë qytetareve përmes taksave të tyre. Fillimisht qytetarët paguan taksën “Majko” për të njëjtën rrugë, dhe më pas kreditë e shtrenjta që u morën për realizimin praktik të saj. Me taksën e re qytetarët do të paguajnë për të së treti, një rrugë që vijojnë ta paguajnë prej vitit 1998. Për me tepër, kur u ndërtua nuk u tha se do ketë sistem takse të re, në programin e qeverisë së majtë nuk u përmend sistemi i taksës së re, dhe sot, është gati e pamundur të na bindin se përse ajo është rruga e vetme në vend që do ketë sistem takse të re për qytetarët.
Së dyti, rruga nuk ka destinacion turistik dhe as biznesi të përqendruar, por është segment jetësor komunikimi midis Shqipërisë e Kosovës, dhe midis kryeqytetit dhe periferisë së varfër. Kukësi është qarku me të ardhurat më të ulta në vend, qarku me papunësinë më të lartë, me varfërinë më të madhe, dhe siç rezultoi edhe në valën e emigrimit, edhe me numrin më të madh të emigrimit ekonomik drejt perëndimit. Penalizimi i kësaj zone me një takse të re për të ardhur në kryeqytet është jo sociale, jo etike dhe jo kushtetuese. Kushtetuta e përcakton lëvizjen e lirë parim themelor për qytetarët, çdo kufizim i saj bëhet vetëm përmes konsultimit qytetar, gjë që në rastin konkret nuk ka ndodhur.
Së treti, ministria që merret me turizmin shpalli arritje të rëndësishme faktin se më shumë se 1 milion shqiptarë të Kosovës erdhën për pushime në Shqipëri. Pa kaluar java ministri tjetër vendos taksë 5 euro për lëvizjen e tyre të ardhshme drejt Durrësit apo rivierës shqiptare. Vetë kryeministri në Vjenë dhe Tiranë ka folur për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën, si dhe për nevojën e korridoreve ekonomike dhe komunikimin rajonal. E kishte fjalën për raportet shqiptaro-serbe dhe ndaj në Vjenë fitoi projekti serb për lidhjen e rrugës së Kombit me autostradën Rugova në pjesën e Serbisë. Vendosja e taksës është penalizuese për këtë frymë, projekt, ide, vizion dhe premtim, – është diskriminuese për qytetarët e Kosovës që duan të vijnë në Shqipëri dhe ka ndikim direkt në rënien e shkëmbimeve njerëzore dhe ekonomike.
Së katërti, kur një qeveri vendos taksë rruge ajo është e detyruar të ofrojë alternativa të tjera komunikimi. Çfarë rruge do të ndjekin qytetarët që bazojnë në anë të autostradës apo ata në Kukës, Has, etj, nëse nuk arrijnë të paguajnë 10 euro taksë për të ardhur në Laç, Krujë, Tiranë apo Durrës? Rruga e vjetër është jofunksionale, sidomos në periudhën e dimrit, ndaj ata nuk vihen përballë zgjedhjes, por detyrimit, parim që cenon të drejtat e tyre kushtetuese dhe ligjore.
Së pesti, ende nuk është shuar jehona e fushatës elektorale kur pushteti premtoi se bashkitë e reja do kenë shumë më tepër kompetenca në territorin e tyre. Ja një shembull i kundërt: kush u konsultua me bashkitë Mirditë, Kukës, Tropojë, Has, Mat etj, që preken direkt nga taksa e re e rrugës? A duhet të pyetën banorët e atyre zonave nëse janë të gatshëm apo kanë mundësi të paguajnë taksa të tilla? Meqë ministri lexon anglisht le të gjejë një rast tjetër të një qeverie demokratike ku ministria vendos aplikime taksash (edhe në infrastrukturë) pa marrë në konsideratë opinionin qytetar dhe pushtetin përfaqësues të tyre vendor.
Së gjashti, ministri është i qartë në teorinë e tij: fiton kompania që jep çmimin më të ulët të kontributit të shtetit, pra që ndihmon shtetin, por jo qytetarët. Logjika duhej të ishte tjetër: – të fitojë kompania që krijon ofertë të pranueshme për qytetarët dhe kapacitetet e shtetit! Taksa do rritë edhe çmimin e urbanëve, të transportit të mallrave dhe për pasojë, edhe çmimin e vetë mallrave. Mjafton të shihen të dhënat e INSTAT, të varfrit me shumicë në qarkun Kukës do të varfërohen më shumë me rrugën dhe do tu pamundësohet lëvizja drejt akseve kryesore kombëtare.
Së shtati, Shqipëria ka një sistem taksash të ngarkuar dhe shpesh të paqartë në drejtim vertikal e horizontal. Për shembull, ata që posedojnë mjete transporti, paguajnë taksë rruge përmes taksës vjetore, paguajnë taksë mjedisi, taksë karburanti dhe plot taksa të tjera, të ardhurat e të cilave në 80% të rasteve nuk dimë sesi i shpenzojnë zyrtarët e modelit të këtij ministri. Sepse nuk bëjnë kurrë transparencë, sepse më shumë mendohet e investohet për reklamën e pushteteve sesa kundër varfërisë. Atëherë edhe një taksë e re e imponuar vetëm sa komplikon, nuk krijon drejtësi ose shans për një sistem funksional taksash.
Së teti, praktikat konsensionare në Shqipëri nuk kanë qenë aq produktive sa janë prezantuar. Nga porti i Durrësit në Dogana, nga Rinasi në Bulqizë, etj, shumica e tyre kanë rezultuar problematike, penalizuese për qytetarët, eksperimentale për prurjet ekonomike dhe jo efektive në shërbime dhe ngritjen e standardeve të ekonomisë apo jetesës. Askush prej zyrtarëve që nënshtroi ndonjë prej praktikave të tilla negative nuk mbajti përgjegjësi pas dështimit të tyre. A është rasti i taksës për në Kukës një tjetër eksperiment? Po. A do të mbajë ndokush përgjegjësi nëse dështon? Askush.
Së nënti, Shqipëria ka një monedhë, quhet “lekë” dhe është e aplikueshme në gjithë sistemin e pagesave dhe veprimeve. Ministri ka vendosur që në vend të lekut shqiptar taksa të jetë në euro, kur asnjë nga qytetarët e qarkut Kukës apo Lezhë nuk paguhen me euro nga shteti i tyre. Një detaj simbolik që flet shumë për logjikën e sistemit të imponuar të taksave që vijnë nga zyrat luksoze. Siç duket më shumë shqetësim për ta është oferta dhe dakordësia me firmën e huaj koncensionare sesa dakordësia me sistemin financiar shqiptar dhe me qytetarët e këtij vendi.
Së fundi, ky rast i fundit na krijon mundësinë e një debati më të gjerë, më produktiv dhe më jetëgjatë mbi atë se çfarë do të bëhet me zonat (bashkitë, krahinat, qytetet, fshatrat, pasuritë nën-trokësore) të Shqipërisë në dekadën dhe dekadat e ardhshme? A do ndjekim modelin e shtetit social, modelin e profilizimit të çdo qarku në drejtim të veçanta zhvillimi, modelin e shtetit që krijon perspektivë zhvillimi në varësi nga prurjet e zonave të caktuara në buxhet dhe në asetet kombëtare apo do vijojmë të mbajmë në këmbë një sistem piramidal ku ca zyrtarë në Tiranë, bashkë me klientelën e tyre, vendosin fatin e bashkive, qarqeve, ish komunave, fshatrave, burimeve tokësore e nëntokësore, siç po ndodh edhe me nismën jo transparente dhe antisociale të taksës së rrugës? Kjo është dilema që duhet zgjidhur dhe zgjidhja e madhe që duhet bërë, dhe që për të cilat, fatkeqësisht ende nuk flet askush.
Po duhet konçensioni. Si do ta shkërdhejnë këtë popull. Po nuk i futën hurin atij që e bëri siç u bë, ai hu në bythë të këtij populli do futet.
pak kush e di qe ky politologu (mazamakeq) eshte nje lloj hero I heshtur I dinastise kriminale berishore.
lexoni me kujdes :te dhjete pikat ja ka edi rames
ne fakt “mishin e dhise” ja kane future kesaj rruge ja ka future lul basha me ambasadoren amerikane MR..
nje gjyq nderkombetar duhet te behet per kete rruge ku ata dipplomate amerikane dhe europjane qe jane implikuar ne kete afere miljardeshe duhet te japing llogari.
edhe ky birboja krasniq duhet te mbaje pergjegjssi per vjedhjen e gjysem miljardi dollare.
ku ishe deri tani ti o politolog qe te ka cuar Berisha me paret e shtetit me burse ne gjermani…per tja future Rames 10 pyka…..rrace e poshter
Ti V-K,per nje cast lere z.Krasniqi,leri edhe Lulushet dhe Berishet dhe akuzat per ta sepse ky pusht-et(erve)i i sotem i ka te gjitha ne dore.ZKrasniqi me te drejte shtron pyetje qe zoterise tende nuk i dhembin por banoreve te atyre aneve,Kosovareve,biznesit dhe gjithe shqiptareve ne pergjithesi,do tua shtoje edhe me teper skamjen sepse ti,ore njeri,para se te jesh megafon i kesaj te keqeje Mavi,mendo,ka njerez qe duan te jetojne,nje ekonomi qe vidhet perdite nga padronet e tu dhe qe pas pak do te perballemi me humneren…
Berisha,Basha,meta,rama jane te gjithe njelloj
se 11-ti o shoku Afrim beju thirrje malokeve te paguajne taksat dhe mos na ca shume K…in me teori te varferish se nuk kemi ndermend te japim akoma lek nga xhepi per ate rruge te korrupsionit
…mos harro t`u besh thirrje lokeve edhe per kuponin tatimor sepse jeni llapaqenet me te medhenj per te kerkuar sherbime nga shteti dhe ne te njejten kohe evazoret me te ndyre te botes
Të lumtë pena.
Ky konçesion është edhe anti – kombëtar.
te mblidhen banoret a te gjithe komunave dhe bashkive qe preken nga kjo takse dhe te paraklojne ne kembe gjithe rrugen e kombit deri tek dera e kryeministrit dhe ti lene nga 5 euro tek dera.
Biletat me te shtrejta tw avioni, biletat me te shtrejta te trageteve, naften me te shtrejte dhe tani dhe truget me te shtrejta. Liria e levizjws per lesh. Burg total.
Ska dal ma zi se ai i lulzim bashes!
Deri tani, nga te gjitha qeverite duke filluar nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META dhe kjo aktualja me EDI RAMEN, te gjitha reformat, taksat dhe ligjet kane qene te deshtuara dhe negative, por te gjitha kane qene si te vjedhim, si te grabitim dhe te shkaterrojme kete popull.
Pra jane qeveri te korruptuara, mafioze dhe nuk bejne gje tjeter vetem maskaralliqe dhe pislliqe pa fund, duke mos dhene as llogari.
Deri kur keshtu me??!!
Deri kur populli te ngrihet o A.Po nuk u ngrit populli,keta edhe te tjere do ta rrjepin[per se gjalli]Kur nje popull fle,[ujku mjegull do.shprehje e popullit,ate qe po rrjepin]Prandaj bejne qef kodoshet,si ata qe iken edhe keta qe erdhen.RRuga kushtoi 1000000$keta duan akoma.
Bravo z. Krasniqi,
Falemnderit per shkrimin shume te goditur.
Mendoj qe nese rruga do te jepet me koncesion duhet te permbushen keto pika:
Bashkite ku ajo kalon/te cilat lidh te pyeten ne lidhje me koncesionin, nese vendosin se eshte e nevojshme te zbatohen hapat me poshte:
Firma fituese te paguaj ne shtet vleren qe shteti ka paguar per ndertimin e saj.
Shteti te krijoj nje rruge me standarte si alternative e saj.
Pasi rruga alternative te jete gati firma mund te aplikoj politikat e koncesionit.
Me fal gabim 1 Miliard dollare.
Gjithastu eshte dhe e paligjsme.
Me disa llogaritje te thjeshta munde te them se ne rrugen e kombit qarkullojne minimumi reth 500mije makina ne vite(e theksoj minimumi) domethene reth 5 million euro ne vite(2,5 ardhja + 2,5 kthimi). Pyetja ime eshte sa leke ka shpenzuar shteti shqiptare per mirembajtjen e kesan rruge vitine kaluar. Nuk e besoj te kete shpenzuar 5 milion euro. Para disa javesh kryeministri u shprej se cmimi i naftes ne shqiperi eshte i larte sepse ne te eshte dhe taksa e rrugeve qe paguan cdo automjet. Domethene ne kete rruge do paguajme dy taksa! Ose me mire do na vjedhin-rjepin dyfish. Nuk duhete te lejohme ne asnje menyre ndertimin e postobloqeve per te paguar taksen.Koha eshte tani per te gritur dhe protestuar, mos heshtni tani se neser munde te jete vone.