Serbia “luhatet’ ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit

4 Shtator 2015, 19:26Rajoni TEMA

Lidhur me pjesëmarrjen e Serbisë në stërvitjen ushtarake “Vëllazëria sllave” në Rusi, si dhe mos shikimin me sy të mirë nga ana e Bashkimit Evropian, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic ka theksuar se në NATO nuk ka pasur zëra kundërshtues ndaj pjesëmarrjes së Serbisë në stërvitjet ushtarake me Rusinë.

Po ashtu, me tone të ashpra, ai ka dërguar porosi edhe për Bashkimin Evropian.

“Një stërvitje ushtarake me Rusinë – kjo numërohet si gabim statistikor. Merrni nga Ministria e Mbrojtjes listën e të gjitha vendeve me të cilat ne kemi stërvitje ushtarake. Do të shihni se stërvitjet ushtarake me Rusinë janë krejtësisht të pakta në krahasim me të gjitha të tjerat. Fundja, ju e dini se ne kemi nënshkruar me NATO-n marrëveshjen IPAP (Plani i Veprimit të Partneritetit Individual), por kjo nuk do të thotë se ne do të jemi anëtare e NATO-s”.

“Gjithashtu, me ta jemi marrë vesh për zhvillimin e këtij bashkëpunimi. Në selinë e NATO-s nuk kemi dëgjuar as edhe një fjalë kundër stërvitjeve ushtarake tona me Rusinë. Kush janë këta tjerët që të na mbajne neve ligjërata? Bashkimi Evropian nuk është bllok ushtarak dhe le t’i shikojë punët e saj”, është shprehur Daçic.

Në anën tjetër, paralelisht me pjesëmarrjen e njësive ushtarake serbe në stërvitjet ushtarake në Rusi, gardistët e ushtrisë së Serbisë, bashkë me kryetarin serb Tomislav Nikolic, i cili po qëndron për vizitë në Kinë, kanë marrë pjesë në paradën ushtarake në Sheshin Tjenanmen, me rastin e 70 vjetorit të fitores mbi fashizmin.

Nikolici ka thënë në Pekin se Serbia mund të jetë mbështetja kryesore e Kinës në Evropë dhe se Serbia po përgatitë projekte për samitin e Kinës dhe 16 vendeve të Evropës qendrore dhe lindore.

Por, pse Serbia nuk po tregon asnjë nguti që politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë ta harmonizojë me Bashkimin Evropian, si dhe a po dërgojnë dy degët e pushtetit ekzekutiv porosi kontradiktore të politikës së jashtme?

Njohësit e zhvillimeve në rajon, vlerësojnë se është e dukshme që agjendat e kryeministrit dhe të kryetarit të Serbisë janë në skajet e kundërta të boshtit Lindje – Perëndim.

Shembulli i fundit, që sipas tyre flet mjaft, është fakti që pas marrëveshjes që kryeministri serb Aleksandar Vuçic ka arritur në Bruksel me Kosovën, nga kabineti i kryetarit Nikoliq, gjatë gjithë asaj dite nuk ka pasur annjë reagim, pavarësisht që urimet kishin arritur nga të gjitha anët e botës.

Pse është Vuçici në Bruksel dhe në Vjenë, përderisa Nikolic është në Kazakistan osë në Kinë? A po e pengon Nikolici agjendën evropiane të Vuçicit apo është ndarje e punës me marrëveshje?

Eric Gordy, ekspert për Evropën Juglindore në Kolegjin Universitar në Londër, vlerëson se e gjithë kjo është më afër pikëpamjes se fjala është për një marëveshje për ndarjen e punëve ndërmjet Nikolicit dhe Vuçicit?

“Kjo do të thotë që Nikolic është i ngarkuar për simbolikën, ndërkaq Vuçic për politikën pragmatike. Qeveria e tashme po luan në të dyja anët. Në njërën anë, po mbahet në pushtet duke marrë mbështetjen nga Bashkimi Evropian, e posaçërisht nga Gjermania. Në anën tjetër, sidomos në rast se tash mund të ketë zgjedhje, po mbahet falë mbështetjes së elektoratit, që në fakt është e djathta. Mendoj se e djathta në Serbi ka ‘gëlltitur’ shumëçka”.

“Pak a shumë, për shembull, i ka mbyllur sytë ndaj marrëveshjes me Kosovën, por për nivelin simbolik, nuk lëshon pe. Do të thotë, e gjithë kjo – parada në Kinë, ushtrimet ushtarake me Rusinë, etj – paraqet këtë simbolikë”, theksoi Gardy.

Aleksandra Joksimović , drejtoreshë e Qendrës për politikë të jashtme në Beograd, vlerëson se secilin gjest të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e në veçanti Serbisë, që tregon përafrim me Rusinë, Bashkimi Evropian e shikon me mosmiratim.

Gjithashtu, rruga e integrimeve evropiane, të cilën Serbia e ka zgjedhur vet, i imponon asaj obligimin që sa më shpejt ta harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me Brukselin.

Joksimovic, po ashtu, hedh vështrimin edhe mbi divergjencat e agjendave të kryeministrit dhe kryetarit të Serbisë.

“Mua më duket se kemi të bëjmë me mbulimin sa më të gjerë strategjik, para së gjithash, të elektoratit, në mënyrë që të tërhiqen sa më shumë vota. Nese flasim për atë se si e shikon krejt këtë Perëndimi, do të thosha se në këtë moment ata më shumë i kushtojnë vëmendje asaj që po bën kryeministri. Bashkë me këtë, edhe popullariteti i tij shkon në favor të mbështetjes që ka politika e tij aktualisht, e cila ka një peshë specifike të madhe”.

“Dhe derisa ta masin politikën e kryeministrit Vuçiq si properëndimore, mendoj që do të mungojnë reagimet serioze ndaj bashkëpunimit me Rusinë”, theksoi Joksimovic.

13 komente në “Serbia “luhatet’ ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit”

  1. Pelasgian says:

    Mbrapa diellit spaska vajtur….

    1. Astrit says:

      Si kurvat mongole te janulles qe luhaten mes greqis lindjes e russis dhe shqiperis tashe e 100 vite jan ber kacer i shqiperis gjdo e keq kombit shqiptare i ka ardhe nga mbeturinat rumune greke orthodokse te shqiperis

  2. Tema says:

    Të përdorësh stërvitjen kundra nesh

  3. E po kjo pune! says:

    dhe eshte para nesh drejt BE! Cfare loje luan BE? Duhet te krijohet alternative tjeter sepse i kemi varur te gjitha shpresat tek BE dhe na merr te mireqene.

  4. librazhdi says:

    nuk kem goje ne ti qajme hallin serbise per luhatje ne lindje se e kemi vendin plote me mendesi dhe fizjonomi lindje… ka lindje ne kuptimin e rivalitetit rus (qe me gjithe lokalzmat e tyre, kulturalisht jane ne perendim) pastaj ka lindje-lindje ku kulturalisht, mendesisht dhe fizjonomisht keme me shumice ne shqiperi…

    1. Arber Arjan 100% i paster says:

      Nga ana fizjonomike, shqiptaret jane rrace e paster dhge e provuar nga genetika.

      Sigurisht qe kur flasim per Shqiptare, flasim per Shqiptare dhe jo per Shqipfoles, si osmanet dhe mbetjet osmane ne fshtrat e tiranes, elbasan, lbrazhd etj etj.

      1. ben says:

        Perfshi edhe nje pjese te mire te kosovareve dhe gjithe shqipfolesit e maqedonise.
        Jane jo midis lindjes dhe perendimit.
        Po midis kafsherise (islamizmit arab)
        Dhe njerezimit qyteterimit shiptaro europian.

  5. Vizionari says:

    Rama me Aleancen Strategjike me Serbine dhe Greqine ka dhjere cdo gje . Shteti Shqiptar ska nevoje per aleance me Hiena .

  6. Kol Tivari says:

    BE-ja, nuk të pranon në gjirin e saj, në bazë të servilizmit dhe bythëlëpirjes, siç jemi mësuar ne shqiptarët, por në bazë të arritjeve dhe nivelit social ekonomik të shtetit…gjë të cilën ne do ta arrijmë “pas 100 vjetësh”, prandaj shpresojmë që Evropa do të “na marri”, si “çuna të mirë” që jemi…???!!! Kjo për komentuesit “që habiten” pse Serbia “preferohet” më shumë nga BE-ja, megjithse hedh “vickla”…! Duam apo nuk duam, peshën e Serbisë në arenën evropiane/ndërkombëtare, ne nuk e kemi dhe as do ta kemi…! Duhet të shikojmë realitetin në sy dhe të ecim me këmbë në tokë dhe jo të “fluturojmë me presh në bythë”…siç bën fatkeqësisht disa herë Kryeministri ynë, që hedh shashka që janë vetëm për tifozat “kuqezi”…!

  7. Elton says:

    Peshen e serbise e pame.kosoven e morrem dhe na takon. Kush e pjerdh serbin o derezi

  8. Kol Tivari says:

    @Elton, Kosovën “na e dhanë”, sepse kishin interesa “të tjerët dhe jo se “ju dhimbsën” shqiptarët… Deri kur do të vazhdojmë të hamë kaq kollaj “sapunin për djathë”…???!!!

    1. Kandili says:

      A ka interes me Perendimi ta copetoje Serbine edhe me?

  9. koco says:

    Mbase jane manovra shume te zgjuara per ta bere xheloze B.E te levize dhe ti jape rruge edhe integrimit te Ballkanit , duket se Serbia po luan si dikur ne kohes Mareshalli Tito nje politike Ruajale .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje