Gjendet vendndodhja e “El Chapos”, e tradhton një foto e të birit në Twitter

5 Shtator 2015, 15:46Bota TEMA

Një gabim i pamenduar i djalit të tij ka zbuluar vendndodhjen e kriminelit më të kërkuar në botë “El Chapo” Guzman.

Djali 29-vjeçar Jesus Alfredo Guzman Salazar publikoi një foto në Twitter ku shihet ai me dy burra të tjerë, fytyra e të cilëve është fshehur.

Por njëra prej tyre ngjan me fizionominë e “El Chapos” pasi dallohen mustaqet e tij.

Salazar publikoi foton në Twitter dhe pas disa orësh e fshiu pasi kishte harruar të ç’aktivizonte aplikacionin që tregon vendndodhjen.

Sipas Twitter “El Chapo” momentalisht ndodhet në Kosta Rika.

Ai u arratis para pak javësh nga një burg i sigurisë së lartë pasi kishte gërmuar një tunel në tualetet e burgut.

Kjo ishte arratisja e dytë e bosit të drogës pas asaj të 2001.

2 komente në “Gjendet vendndodhja e “El Chapos”, e tradhton një foto e të birit në Twitter”

  1. Tema says:

    Ata s’arritën ta kapnin 2 minuta pasi ju fsheh kamerës së burgut

  2. Alb says:

    o gazetar budallej o ju qifsha mendjen e juaj. Po juve kush ja u tha kaq shpejt e paskan nxjerr sekretin e vendodhjes ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje