DËSHMIA/ Buçkovski dhe dy partnerët e tij shqiptarë morën 2.5 milion euro ryshfet secili nga biznesmeni grek

6 Shtator 2015, 16:58Rajoni TEMA

Gjykata e Nju Jorkut po merr në shqyrtim rastin e “Magjar Telekom” dhe kompanisë së saj motër – “Telekomi i Maqedonisë”.

Gjatë gjyqit ka dalë në dritë një dëshmi e cila implikon rëndë ish-kryeministrin Vllado Buçkovski dhe dy nga politikanët kryesorë shqiptarëtë Maqedonisë, Ali Ahmetin kryetar i BDI dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Musa Xhaferi, zv.kryeminister.

Dy shqiptarët ishin partnerët shqiptarë të qeverisë Buçkovski në vitet 2005-2006

Dëshmia është dhënë nga ish-këshilltari i qeverisë, Sllobodan Bogoevski, për avokatin e Komisionit Amerikan (SEC).

Bogoevski thotë se Buçkovski dhe dy shqiptarët morën nga 2.5 milion euro ryshfet secili, gjithsej 7.5 milion euro të ofruara nga biznesmeni kontrovers grek, Dimitris Kondominas

Në transkriptin e publikuar në 166 faqe, Bogoevski përmend Buçkovskin dhe personat A.A. dhe M.Xh. duke thënë se një ndërmjetës i Kondominas, u dha atyre marrë mito në vlerë prej 7.5 milionë euro në kesh.

Bogoevski thotë se partnerët shqiptarë të Qeverisë së atëhershme kanë kushtëzuar nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim në mes të dy palëve, me pagesën e këstit të parë të shumës së marrëveshjes për ryshfet në vlerë 2.5 milionë euro.

Bashkëpunëtorë të Buçkovskit dhe Kondominasit kanë udhëtuar për në Tetovë tek shtëpia e Abdilhalim Kasamit, shef i atëhershëm i financave në BDI, thotë Bogoevski, sipas të cilit aty kanë qenë edhe Ahmeti dhe Xhaferi.

Atyre, siç dëshmon Bogoevski, paratë u janë dorëzuar në kesh.

3 komente në “DËSHMIA/ Buçkovski dhe dy partnerët e tij shqiptarë morën 2.5 milion euro ryshfet secili nga biznesmeni grek”

  1. mondi says:

    Te shporret ky UDBash sa me shpejt, njeri ishitur komplet,qe mori me qafe shqiptaret e Maqedonis.

  2. tomi says:

    Ky paska qene bisht qeni…

  3. taqo says:

    Paske edhe shqiptare te zgjuar ,mos e shani,pse e kritikoni mendohuni me thelle…. me kete aliu verteton qe ka gene tipike shqiptare ,pse mereni me te ai ka nje tjeter mbi koke eshte pjese e qeverise me president dhe kryeminister maqedonas …..shikoni ne shqiperi cbehet qe skemi maqedonas as greke as serbe. Ali ahmeti duhet lavderuar ai po prish imazhin e maqedonise me kete qe po ben ,ne e kemi kollone te peste ,kalin e trojes ne maqedoni ….rofte ali ah…meti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje