Lideri i opozitës izraelite kërkon pranimin e refugjatëve sirianë

6 Shtator 2015, 11:06Bota TEMA

Izraeli duhet të pranojë refugjatët sirianë, të cilët kanë ikur nga vendi i tyre për shkak të luftës civile, deklaroi sot kreu i opozitës, Isaac Herzog në Knesset.

Zyrtarisht Izraeli e konsideron Sirinë një shtet armik dhe ka luftuar një sërë luftrash me shtetin fqinj, që nga viti 1948.

“I bëj thirrje qeverisë së Izraelit që të veprojë në tërheqjen e refugjatëve nga luftimet në Siri, në krye të hapave humanitare/ njerëzore që tashmë janë ndërmarrë”, tha Herzog, lideri i Partisë Laburiste, blloku më i madh i opozitës në parlament.

“Hebrenjtë nuk mund të jenë indiferent ndërkohë që qindra mijëra refugjatë janë duke kërkuar për një strehë të sigurt”, u citua ai nga gazeta “Haaretz”.

Izraeli ka mjekuar luftarë rebele sirianë, përfshirë militantë islamikë sipas njoftimeve, të cilët janë plagosur gjatë përplasjes me forcat e presidentit sirian, Bashar al-Asad, në zonën kufitare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje