Elton John fton Putin në takim për të folur për homoseksualët

13 Shtator 2015, 13:33Bota TEMA

Këngëtari me famë botërore Elton John i ka bërë një ftesë publike presidentit rus Valdimir Putin për të diskutuar rreth çështjes së homoseksualëve.

John është ndër të parët njerëz publikë që ka pranuar hapur homoseksualitetin e tij.

Këngëtari ka ftuar Putin për të diskutuar me të mbi atë, që ai vetë e quan si “sjellje qesharake” të kreut të Kremlinit mbi çështjen e të drejtave të homoseksualëve.

Në një intervistë për BBC-në, Elton John, që mban edhe titullin më të lartë të vlerësimit në Britani “Sir”, deklaroi se do të mirëpriste bisedimet e mundshme me Presidentin Putin, “edhe pse ai mund të qeshte pas krahëve të mi dhe të më quante një idiot ekstrem”.

Një raport i “Human Rights Watch” i vitit të kaluar kishte bërë me dije që Rusia kishte dështuar të parandalonte dhe të ndiqte penalisht dhunën me natyrë homofobike, teksa raste të tilla janë rritur së tepërmi kohët e fundit kundër minoriteteve.

Këngëtari i famshëm ndodhet aktualisht në Ukrainë, ku është takuar me Presidentin e këtij vendi, Petro Poroshenko, takim gjatë të cilit ka bërë thirrje ndaj Kievit që të japë një mbështetje edhe më të madhe ndaj lezbikeve, gay-ve, biseksualëve dhe transeksualëve, të njohur edhe si komuniteti LGBT.

3 komente në “Elton John fton Putin në takim për të folur për homoseksualët”

  1. Shahin Jevgu says:

    Ukrahinasve po u zien koka, pasi kane humbur nje pjese te terrritorit, ndersa ky shkon, dhe mban ligjerata, si te zhbllokohet tuneli ne rast permbytjesh. Eh pike e zeze.

  2. fshatari says:

    Ik ore bythe cqyer,se po na bo noi pun e po na i prish mendjen Putinit.Megjithate se besoj,Putini nuk eshte nga ata qe e hane kollaj.Po me sa po shof una,qi ti Eltono e paske mor me qef,me ta la i here taven Putin kadoshi,hahaha,hajt per hajer or Eltono.

  3. Libraria says:

    Krejt fytyr pederit ka ky eltoni bota po vuan nga uria nga lufterat semundjet etj e ky pederasti paska hallin e bytharve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje