Të rimbushësh baterinë e celularit për 35 minuta, së shpejti do jetë e mundur

16 Shtator 2015, 14:05Hi-Tech TEMA

Të presësh që celulari të mbushet me energji sigurisht se është një proces i ngadalshëm, por i nevojshëm.

Përderisa nuk keni çfarë të bëni për ta rritur shpejtësinë e mbushjes së celularit, Qualcomm, gjigandi i procesorëve të celularëve të të zgjuar do të mundësojë mbushje më të shpejtë të baterisë së celularëve me sistemin ‘Quick Charge 3.0’ që do të jetë në gjeneratën e re të çipave.

Celularët me procesorë Snapdragon 820, 618, 617 dhe 430 do ta mbështesin teknologjinë e re të mbushjes më të shpejtë.

Qualcomm thotë se Quick Charge 3.0 mund ta mbushë dy herë më shpejtë celularin se sa Quick Charge 1.0, me mundësinë që prej 0 celulari të mbushet në 80% për vetëm 35 minuta.

Kjo do të arrihet përmes algoritmeve inteligjente dhe një rangu më të gjerë të voltazheve të mbushjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje