Mbledhja e djeshme e strukturave të PS-së në Shkodër është shoqëruar me debate të forta.
Paulin Sterkaj e ka quajtur të turpshme humbjen e PS-së në zgjedhjet e 21 qershorit, ndërsa koordinatori për këtë zonë, Ditmir Bushati, ka thënë se duhet riorganizim.
Nga ana tjetër, ish-kreu i Bërdicës, Besnik Brahimi, i ka kërkuar Bushatit të rishitet pozicioni i Tom Doshit, pasi ishte pikërisht koha e tij që bëri që PS-ja të arrinte një fitore historike në Shkodër në vitin 2013.
Debatet
Ditmir Bushati: “Na duhen më shumë forca në terren. Do të bëjmë verifikimin. Faza e dytë janë zgjedhjet në parti. Qëllimi kryesor është t`i përfshijmë të gjithë, edhe ata që humbën në zgjedhje. Prioritet duhet të jetë dyfishim i PS e jo të shkojmë në zgjedhje dhe të bëjmë lojën e zakonshme me paracaktim të drejtuesve. Na duhet ndershmëri maksimale në këtë proces. Kushdo ka të drejtë dhe mund ta provojë veten. Në këtë proces nuk do të ketë më një lojë që nuk na rezultoi pozitive. Deri të premten do të hartohet lista paraprake ku çdo të deleguari t`i jepen dy-tri organizata të PS në qytetin e Shkodrës bashkë me historikun elektoral të secilës zonë”.
Paulin Sterkaj: “Do ishte më mirë një analizë. Duhet të shihet puna e punësimit pasi një pjesë e administratës nuk ka funksionuar si duhet. Nuk është diskutuar asnjëherë. Të korrigjojmë administratën që si të depolitizuar çuan votat te partitë e tjera. Bashkë, ne, deputetët, do të bëjmë një koordinim të mirë. Nuk është mbledhje për punësimin pasi situata është jo e mirë në Shkodër dhe Shqipëri. Reforma kishte në gjithë Shqipërinë, por nuk humbëm kështu. 10 mijë vota minus në Shkodër PS, është e turpshme”.
Bushati: “Të shohim raportet në koalicion, sa është respektuar marrëveshja dhe sesi ka funksionuar. Nuk kemi një strukturë ekstra për emërimet, por duhet të kemi një tryezë të përbashkët për të parë se çfarë nuk ka funksionuar”.
Sterkaj: “Shumë njerëz marrin trofe dhe thonë unë, unë, por duhet të përfitojnë ata që kanë kontributin maksimal. Administrata në Shkodër është bërë me njohje dhe lidhje dhe jo kontribute”.
Besnik Brahimi: “Kur erdhi Tom Doshi dhe më tha të kontribuoja për PS-në fituam në 2013 me një fitore historike. Pritej shumë. Pas fitores, shumë drejtorë u vendosën pa meritë. Janë të gjithë të PD-së në administratë. Në Bërdicë asgjë nuk është bërë. Në Shkodër s’ka PS. Ku ka anëtar këshilli nga jeta civile?! Po ne ça jena? Anëtarët e këshillit nuk e meritojnë të jenë aty. Vini dorë se s’keni gjë në terezi, pasi punësimi është zero”.
Bushati: Jemi pak dhe duhet të rritemi në numër dhe të mos krijojmë situatë grupazhesh. PD ishte në ditën më të keqe dhe fitoi. Duhet të bashkohemi. Deputetët do të kenë një përgjegjësi më të madhe politike, ndërsa të deleguarit do të kenë përgjegjësi për organizatat. FRESH dhe organizata e gruas duhet të kenë më shumë peshë. Duhet të zgjerohemi në territor. Nuk mendoj që Jozefina Topalli dhe Voltana Ademi mbollën lule dhe fituan në Shkodër. Do të vij të mbjellë edhe lule, por le të jemi më të hapur me njëri-tjetrin. Nëse nuk kanë funksionuar këta njerëz që kemi, duhet të gjejmë të tjerë dhe të zgjerohemi.
Ah medet kush drejton jep urdhra e emerime ne Shkoder!!Rrugaci e injoranti me 8 klase Agron Cela..deputet…i LSI!Ka ardh dita e horrit..ja pse shkodranet po ja mbathin prej aty!!!Mos te flasim per Sterkaj e Doshi..kategoria e deputeteve te Lezhes….bandite!!
Kur Shkodra kerkon shpetim nga Dushi i shpelare per vete.
NUK e dum as tom doshin as PSne e SHKODRES,ju socialistet e shkodres hajdeni ne TIRAN, vari k…t ati qyteti lereni ne reni te lir ta kuptojn nje dit qe jan mrapç nga e ter bota.
Keni bashkebiseduar ndonjehere me Helidon Bushatin deputetin e PD.se??Skandaloze,nje injorant me diplome fallso italiane..qe ulet ne parlamentin shqiptar vetem e vetem se eshte shok i djalit te Berishes!!
Si ne kohen e baballareve t’vet qe digjnin nje fshat pse nuk rezultonte votimi 99.99 %.A thu se PD eshte armike e Shkodres.Rregulloni Ju 60 Bashkite e tjera, sic duhet,se heren tjeter vjen edhe Shkodra me Ju.
Hiç te mos kete P.S, por te pakten jo me ta
Po ato qe u thene per LSI-ne dhe Like Floririn perse nuk behen publike? Ti Mero e ke kthyer pllaken por mos harro se Likja num ka me shpetim.
Hej se u bona kurioz, ca ka Likja qe s’ka shpetim?
tome doshi
e meriton ka punuar shume per shkodren e rrethina zoti e nimofte eshte qe meriton rrespekt gjithmon …..
Paulini duhet et dije qe per te fituar nje katund “malesine e madhe” vuri ne sherbim te gjith makinerine shtetrore duke fillu qe nga drejtoria e tatimeve ku per te punuar aty duhet se sben te jesh nga malesia e madhe,drejtorine e arsimit me emrimet 5000 eureshe,drejtorine e pyjeve aluizmin dhe drejtorine e spitaleve per te cilin ti aq shum lobove, pa harruar paktin me LSI-in qe ju shes shkodren dua malesine.
duhet ti permendesh te gjitha keto perpara se te vish dhe te thash se hupja ishte skandaloze ne shkoder.Ne ate shkoder qe ty tomes,namikut dhe mozes nuk ju dha me shum se 11000 vota ndersa kandidatja e PS kete here mori 16000 mije vota aq sa asnji kandidat i ps kishte marre me pare.Dhe e dini pse sepse ju jeni pak i perlyer ne rraportin e fundit te “OSBE”s i cili per ju ka filluar te jete raport thashethemesh.