Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke CEZ-Shpërndarja e datës 23 qershor 2014, përjashton nga përgjegjësia penale të gjithë ish-drejtuesit e kompanisë çeke në Shqipëri.
Burimet nga task-forca e prokurorisë, i thanë ABC News se hetimet ndaj ish-drejtorit të parë të CEZ-it në Shqipëri Josef Hejsek do të pushohet për shkak të kësaj marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe kompanisë çeke.
Burimet thanë se Hejsek është nën hetim për akuzën e “mashtrimit” në shuma të mëdha dhe akuzën e “pastrimit të parave” në bashkëpunim me të arrestuarin Kastriot Ismailaj.
Por, hetimi ndaj shtetasit çek pritet të pushohet, bazuar kjo në ratifikimin të marrveshjes mes palës shqiptare dhe çeke të miratuar edhe në Kuvend, ku palët kanë vendosur përjashtimin nga procedimi të shtetasve çekë.
Sipas pikës 9 të kësaj marrëveshje, ku parashtrohen pikat për zgjidhjen me pajtim, lirim apo shkarkim.
Në një nga këto pika thuhet se “me zgjidhjen e plotë dhe përfundimtare, palët shqiptare lirojnë dhe shkarkojnë nga përgjegjësia grupin CEZ dhe të punësuarit e tyre. Sipas kësaj marrëveshje, deri në momentin e nënshkrimit nuk kishte ndonjë procedim ndaj shtetasve çek dhe çdo hetim i nisur pas kësaj marrëveshje nga pala shqiptare është nul. Kështu, prokurorët thonë se referuar kësaj marrveshje, pritet pushimi i hetimit për shtastin çek.
Ndërkohë burimet thonë se Kastriot Ismailaj për të tretën herë ka refuzuar para prokurorëve të japë shpjegime për akuzat e ngritura, duke kërkuar të njihet njëherë me të gjitha provat e akuzës.
Ismailaj në prani të avokatit, mësohet se i ka thënë hetuesve se do të jap shpjegime pasi të njihet me prova dhe vetëm para gjykatës.
Sipas prokurorisë, me vendim gjykatë Ismailajt i janë bllokuar disa llogari bankare që kapin shumën e rreth 5 mln eurove, pasi dyshohet se i ka siguruar kundrejt mashtrimit dhe më pas i ka investuar ato duke konsumuar elemente të veprës penale të “pastrimit të parave”.
Po kjo dihej qe me pare sepse Hejsek nuk i ka ngrene vetem por me te gjithe ish pushtetaret dhe beri mareveshje me qeverine e re duke ja kthyer firmen perseri shtetit me te njejte vlere qe e kishte marre duke pervetesuar te gjitha te ardhurat qe ishin bere. Faleminderit
Lajm qe dihej, Asgje e re.
Edhe kete here si perhere.