Forcat e Armatosura përfundojnë stërvitjen fushore “Biza-15”

16 Shtator 2015, 18:49Kronika TEMA

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kane përfunduar me sukses stërvitjen fushore me trupa “Biza-15”, e cila u zhvillua në poligonin malor të Bizës, me pjesëmarrjen e Forcës Tokësore, Forcës Ajrore, KDS, Policisë Ushtarake dhe Agjencisë së Sistemeve me Ndërlidhje dhe Informacion.

Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Forcave te Armatosura të Shqipërisë dhe statusi social Facebook i FASH, pasditen e se merkurës

Për të ndjekur nga afër stërvitjen më të madhe vjetore të Forcës Tokësore, ka qenë i pranishëm Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i shoqëruar nga Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku.

Në stërvitjen 10- ditore në këtë poligon, forcat e batalionit të dytë të këmbësorisë, batalionit komando dhe batalionit të mbështetjes me luftim, kryen veprime luftarake mësymëse dhe mbrojtëse.

biza1Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, pas përfundimit të stërvitjes u shpreh se “Ajo që pashë, përkushtimi dhe gatishmëria juaj, janë treguesi më i mirë se Forcat e Armatosura Shqiptare po bëjnë më të mirën e tyre për të qenë njësoj të aftë dhe njësoj të ndërveprueshëm si anëtarët e tjerë të Aleancës. Bindja se gjithçka do të shkojë mirë në një situatë reale krijohet vetëm kur kemi bërë dhe dhënë maksimumin në përgatitje dhe stërvitje”.

Në përfundim, gjeneral Bazo përveç falënderimit u kujtoi të gjithë pjesëmarrësve në këtë stërvitje të madhe, që asnjë prej stërvitjeve nuk është kohë e humbur, përkundrazi, është kohë e çmuar për të rritjen e kapaciteteve operacionale te Forcave të Armatosura.

3 komente në “Forcat e Armatosura përfundojnë stërvitjen fushore “Biza-15””

  1. hajdari says:

    Cfare stervitje ben ushtria shqiptare tani? Apo kush qeron me shume patate, e kush lan me shume breke ushtaresh amerikane…

  2. mondi says:

    PER ner te vjen vertet turp kur shikon ku esht katandisur ushtria kti vendi,ishalla dhe nuk na sulmon njeri se do katandisemi si mos me keq,se nato ben sehir kur fillon ajo kodosh lufte sidomos kur behet fjal per dy vende antare te natos,kur drejtojn hajdutet dhe rrugaçet politiken mir ene kaq.

  3. Laveri says:

    Me kete ushtri vej shkume pa frike atij mikut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje