Zbardhet kërkesa e Prokurorisë për Gjykatën: Pse duhet mbajtur në burg deputeti Armando Prenga

16 Shtator 2015, 09:41Kronika TEMA

Zbardhet kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar Gjykatës së Lartë për arrestin e deputetit Armando Prenga, në qeli fill pas konfliktit të Lacit mes familjeve Prenga e Cali që shkaktoi 7 të plagosur.

I dyshuari mund të kryejë krime të tjera për shkak të konfliktit mes dy familjeve. 

Masa më e përshtatshme vlerësohet ajo e “arrestit në burg”, duke marrë në konsideratë rëndësinë e faktit, si dhe rrezikshmërinë shoqërore të veprave dhe të personit, duke qenë se ato janë kryer në bashkëpunim”.

Me këtë argument Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Gjykatës së Lartë mbajtjen ne qeli te deputetit Armando Prenga.

Arsyet e kësaj mase shtrënguese lidhen me disa elemente të hetimit që është në vazhdimësi, por edhe me rrezikshmërinë e veprës penale dhe autorit të dyshuar për kryerjen e saj, që në këtë rast është deputeti.

Gjithashtu, prokuroria argumenton se Prenga mund të rrezikojë marrjen e provave për llogari të hetimit, si dhe gjetjen e armëve të krimit, të cilat nuk janë gjetur ende nga policia.

2 komente në “Zbardhet kërkesa e Prokurorisë për Gjykatën: Pse duhet mbajtur në burg deputeti Armando Prenga”

  1. ILIRIA says:

    Ore ky shteti yne meqenese nuk ka cu ben kriminelave se jane shtuar shume saqe ka edhe ne parlament pse nuk ndryshon ligjet te futi ne burg te gjithe te ndershmit dhe fukarenjte dhe te nxjerri te gjithe kriminelat me dhe pa kullaro sa te vriten me njeri-tjetrin pastaj te mos kete me burgje se shkelsit me te medhenj nuk jane njerzit e thjeshte por keta qe kane vjedhur djersen e popullit.Faleminderit

    1. xhemal says:

      shume e bukur dhe i drejte opinioni juaj ,nje sistem i kalbur i cili duhet nderruar nga themelet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje