Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani, i akuzuar per shpërdorim detyre, duket se ka gjetur strehim ne nje kamp refugjatesh ne Zvicër.
Burime te Vizion Plus, kane bere me dije se ai i është bashkuar bashkëshortes dhe tre vajzave qe ndodheshin me pare ne kete shtetet, ndërsa ende nuk konfirmohet fakti, nëse ka bere kërkese për azil.
Nuk dihet ende mënyra qe ka përdorur per t’u larguar ish-oficeri i policisë, i cili ndodhej ne masën arrest shtëpie.
Nga kërkimet e policisë dhe verifikimet e kryera, rezulton se nuk ka kaluar nëpërmjet kufirit, pasi nuk figuron sistemin Tims.
Pra dyshohet se mund te ketë përdorur dokumente te falsifikuara apo mund te ketë zgjedhur nje mënyre, duke e kaluar ilegalisht kufirin.
Ndërkohe Prokuroria e Fierit, ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e largimit nga vendi i vuajtjes se dënimit.
Gjatë qëndrimit në masën e arrestit në shtëpi për akuzën e shpërdorimit te detyrës, Zagani nuk ka qenë në asnjë moment nën mbikëqyrjen e policisë. Kjo i ka dhënë atij mundësi që të largohet pa u vënë re nga askush.
Gjykimi ndaj Zaganit nisi disa muaj më parë pasi u transferua nga Gjykata e Krimeve të Rënda drejt Gjykatës së Fierit.
Procesi është ne fazën e paraqitjes se provave shkresore me dëshmitë e personave që kanë dijeni për dekonspirimin e operacioneve antidrogë të policisë.
Vete i akuzuari kishte kërkuar ndryshimin e masës ne detyrim paraqitje, kërkese kjo qe i ishte refuzuar.
Zagani dyshohet se ishte rekrutuar dhe jepte informacione për trafikun e drogës tek policia italiane e Guardia di Financa.
Për këto informacione në një rast ai edhe është shpërblyer me një shumë parash, e cila është dërguar nëpërmjet agjencisë së transfertave të parave.
Italianet i kemi partner dhe fakti qe duan informacion jo ne rruge zyrtare do te thote diçka per sa i perket besimit qe ata kane tek autoritetet tona ligjzbatuese.
eshte tjeter gje fakti se Zagani mund te kete shitur informacion tek grupet e krimit te organizuar ose ka qene selektiv ne luften qe bente kunder krimit te organizuar
O idjot dhe amerikanet i kane miq italianet spo anglezet por per informacione konfidenciale paguajne cdo oficer apo agjent te vdo lloje shteti mik por ti mor toc si kupton keto gjera..Me pak fjale shqipe hesapi.
Po e kishit kollaj more;zagari me zagar rri,i conit Saliun dhe e gjente menjehere.
PSE KA FRIKE SHTETI SHQYPTAR NGA INFORMACIONI I ZAGANIT?
Sepse ndryshe na mbetet te pyesim debilet dhe dallkauket qe perfaqesojne organin e akuzes tone kombetare:
PO C’TE KEQE KA KETU O SHQYPTARE DRU ME PRE?
Qe nje polic albanez i Antidroges ka dhene informacione te paguara per policine MIKE italiane? Italia eshte vend ne NATO dhe BE dhe ky Zagan Tradhetari nuk i ka cuar te dhenat apo informacionet e tij te cmuara tek ARMIKU por tek ata qe po vuajne drogen shqyptare me flete pushteti.
ju te gjithe qe bani te diturin ja futni kot nga mjese deri ne darke ..
keto lloj informacionesh jane te klasifikuara dhe nuk mun ti jepen as nje policie te nje shteti mik si Italia ne rruge private.
Dhe fakti qe ai mund te kete qene i rekrutuar ( dmth spiun )tek italianet perben shkelje flagrante pasi keta punonjes jane te paisur edhe me certifikate sigurie .
Shkurt nqs keto jane te verteta ky djali eshte per burg sepse ka shitur infomacione te marra per shkak te detyres !
Kur humbi besimin te të vetët, ky polic do të gjente rrugë të tjera për të goditur trafiqet dhe e gjeti nëpërmjet italianëve. Këtë mund ta bënte edhe vetë Tahiri, po të donte ta luftonte trafikun nga të dyja palët njëlloj. Duhen dënuar ata që tradhëtonin operacionet e policisë kundër trafiqeve, VIP-at që kishte mbi krye Zagani…
Ja u ka dhjere ne menyren me te bukur dhe mire ja u ka bere i lumte.
Zagani apo Zagari ,e kupton edhe me budallai , ka dale jashte kufijve me ndihmen e PD-se dhe derdellis cfare i thote Mul pushti .Po te ishte i pafajshem ,ballafaqohej ketu me drejtesine sic u ballafaqua kolegu i tij i interpolit ,qe sot mori pafajesine dhe do te rikthehet ballelart ne detyre . Zagari-fare e keqe …! Yyyyyyy…!
Ne te dyja rastet (dhenie informacioni bandave apo dhenie informacioni nje sherbimi te huaj ) jane te denueshme me ligj , aq me teper ne postin e nje drejtuesi te policise.Te kerkosh azil ne nje vend te huaj , sepse ke shkelur ligjet e vendit tend , kjo eshte nje zgjidhje alla shqiptarçe.