I dënuari i përjetshëm si kreu i bandës së Lushnjes, Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, i drejtohet Gjykatës së Krimeve të Rënda me një padi, nëpërmjet të cilës kërkon të drejtën për t’u ankuar mbi një vendim të Krimeve të Rënda që i konfiskoi Lagunën e Karavastasë duke ja kaluar atë shtetit.
Në Lagunën e Karavastasë, Aldo Bare pretendon se është pronari i ligjshëm i saj dhe jo shteti për një sipërfaqe prej mbi 1200 metra katrorë ndërtesa dhe mbi 11 mijë metër katrorë truall, si edhe objekte të ndryshme, raporton TCH.
Kjo pasuri është konsideruar si e paligjshme dhe e lidhur me veprimtarinë e bandës së Lushnjes. Me një vendim të Qeverisë në 2011-ën, kjo pronë i ka kaluar për shfrytëzim Ministrisë së Mjedisit, ndërsa nga vitet 1998 deri më 2006 rezulton si pronë e Aldo Bares.
Argumentat ku mbështetet Aldo Bare për rikthimin e Lagunës lidhen me gjykimin në mungesë të dosjes “Karavastaja”, për sa kohë, që sipas tij, të gjitha procedurat e ndjekura nga shteti, që nga sekuestrimi deri tek konfiskimi, nuk është përfaqësuar nga një mbrojtës i tij.
Mbi këtë argument, Bare shpjegon se kjo pronë i takon atij përderisa nuk janë ndjekur të drejtat për prani të barabartë të palëve në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Aldo Bare i thotë Gjykatës së Krimeve të Rënda se në 1998 ua ka blerë Lagunën peshkatarëve të zonës, të cilët ishin pronarët e ish-ndërmarrjes së Peshkimit. Ai pretendon se blerja ka qenë e ligjshme dhe para noterit, ndërkohë që organi i akuzës keëmbëngul se prona është blerë nën kërcënimin e armëve.
Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Fran Prendi.
Ky qe ka terrorizuar Lushnjen dhe shqiperine filloi te zgjohet.
Shqiperia ka bere shume gabim qe ka hequr nga kodi penal denimin me vdekje per veprat e renda penale.
Karavastaja eshte prone publike dhe i takon Gjithe Popullit Shqipetar, sic i takon plazhi, lumenjte, liqenet, malet.
Po ku ne pidh te semes e gjeti Karastane ky kopil e bir kopili? I ati polic nga Skrapari (xhandar) e as me shume,paska pasur prone Karavastane.
Te ishte Berisha dhe mund ta merrte si mori Samir Mane gjithe Bulqizen ne “pronesi”,vetem se ishte malok si Saliu dhe me siguri i ndajne parate po me Saliun se eshte qorr Edi Rama dhe e paste harram besimin tone.