Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik në Korçë filluan procedimi penal në gjendje të lirë për pronarin e një hoteli, me iniciale DH.L, 61 vjeç, pasi kishte ushtruar aktivitet i palicencuar prej 5 vitesh.
Procedimi nisi gjatë kontrollit të ushtruar në objektin në pronësi të tij, që ndodhet në lagjen 13, në Korçë.
Në vijim të hetimeve në lidhje me këtë rast, policia nisi procedim penal në gjendje të lirë edhe për 9 inspektorë dhe ish-inspektorë të verifikimit në terren, pranë Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave në Korçë.
Personat e akuzuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” si dhe “Shpërdorimi i detyrës” janë:
Dyshohet se këta punonjës të Tatimeve, që nga viti 2010 e në vazhdim, nuk kanë ushtruar kontroll në subjekt.
kjo pra kjo duhet te ndodhi…