Policia e Gjirokastrës dhe një grup i forcave speciale të ardhura nga Tirana kanë vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim.
Lefter Bocia dhe Alim Hallaçi janë arrestuar ditën e enjte.
Boçia akuzohet edhe për veprën penale të pengmarrjes dhe kanosjes me dhunë pasi kishte lidhur me litar dhe dhunuar 27-vjeçarin me inicialet K.M.
Ndërkohë shtetasi tjetër Alim Hallaçi, akuzohet për kultivim, prodhim dhe shitje droge./a.l