Nuk informoi policinë për dy parcela me kanabis, arrestohet kryeplaku i Palcit

10 Shtator 2015, 09:15Kronika TEMA

Është arrestuar nga uniformat blu të policisë së Tropojës një kryeplak fshati, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën.

Sipas informacioneve zyrtare të policisë së Kukësit, bëhet e ditur se nga ana e specialistëve të Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në komisariatin e Tropojës, është arrestuar në flagrancë shtetasi Andrea Ndou, 37 vjeç, banues në Palc të Lekbibajt.

Të njëjtat burime thonë se arrestimi i shtetasit u bë pasi duke qenë me detyrë kryeplak i Fshatit Palc, nuk ka informuar për mbjelljen e dy parcelave me 107 rrënjë kanabis.

Materialet në ngarkim të tij, tashmë i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këtë verë në rrethin e Tropojës janë gjetur dhe asgjësuar disa parcela me bimë narkotike kanabis-sativa, ku shumica e tyre ishin mbjellë në parcela pa pronar.

2 komente në “Nuk informoi policinë për dy parcela me kanabis, arrestohet kryeplaku i Palcit”

  1. A.R says:

    Arrestim i drejte! Duhet te kishte informuar Saimir Tahirin per parcelat e mbjella me ate bime mjekesore; ne menyre qe Tahiri t’i kishte perfshire ne listen e tij te kultivuesve.

    Te mesoje ky Andrea se nuk i behet konkurrence ministrit te brendshem!
    Bravo shteti shqiptar, aty ku falimentoi DEA dhe shume institucione te tjera qeveritare, ka per te triumfuar shteti i lavdishem shqiptar!

    Andrea Radi

  2. al paci says:

    Kesajt i thon ske ca i ben gomarit dhe i bije samarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje