Shijak, dy vëllezër tentojnë të vrasin me kaçavidë 2 vëllezër të tjerë pse xhironin gomat e makinës

9 Shtator 2015, 11:39Kronika TEMA

Dy vëllezër janë arrestuar në Shijak pasi akuzohen se kanë tentuar të vrasin me kaçavidë dy vëllezër nga Katundi i Sukthit.

Ngjarja është shënuar paraditen e sotme në fshatin Sukth.

Sipas policisë së Durrësit, Edisoni, 40 vjeç dhe Alfred Bakenaçi 36 vjeç me banim në Shijak pas “një konflikti të çastit për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me sende të forta,kaçavitë,2 vëllezërit: Mahir Shehu, 36 vjeç, banues në Katund Sukth,i cili ka marë goditje në gjoks dhe Shkëlzen Shehu 28 vjeç,banues në Katund Sukth” informon policia e Durrësit përmes një deklaratë për shtyp paraditen e sotme.

Ndërsa burimet nga policia pas mbledhjes së dëshmive nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se  konflikti ka nisur në rrugë.

Dy të dëmtuarit i binin borisë e xhironin gomat ndërkohë që lëviznin me automjet, raporton Ora.

Një veprim i tillë ka shqetësuar dy vëllezërit autorë duke sjellë dhe konfliktin.

36- vjeçari M. SH ndodhet në Spitalin e Traumës në gjëndje të rëndë shëndetësore ndërsa shtetasi Sh.Sh. ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jëtën.

Policia arrestoi dy shtetasit me të njëtin mbiemër nën akuzën e “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë në bashkëpunim”parashikuar në nenin 76,22 dhe 25 të Kodit Penal.

5 komente në “Shijak, dy vëllezër tentojnë të vrasin me kaçavidë 2 vëllezër të tjerë pse xhironin gomat e makinës”

  1. i papami says:

    jane shtuar shume keta katunaret qe xhirojne gomat e bijne borise. kesaj rradhe e kishin hak

  2. Moisi Golemi says:

    Mire ua bene. Keshtu eshte kur kafshet hypin ne makine.

  3. Apofiritira metaqirizmeno says:

    Kafshet e dhjaret kane vendin maleve e katundeve

  4. Bigix says:

    pas ‘ca ke qe shef?’ kjo eshte arsyeja e dyte kryesore qe vriten shqiptaret me njeri-tjetrin ?

  5. Neveri says:

    Eh! Durimi na eshte sosur duke degjuar keta alabke qe xhirojne gomat. Te shkuara te harruara. Ishallha nuk vdesin po per aq e kane patur hak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje