Policia e Tiranës ka njoftuar masat e marra për zhvillimin e aktivitetit ndërkombëtar “Paqja është gjithmonë e mundshme”.
Policia ka publikuar akset rrugore të cilat do të jene te pakalueshme nga automjetet.
Bllokimi i segmenteve rrugorë do të bëhet nga ora 15:00-23:00.
Gjatë kësaj kohe, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe do të ndalohet qarkullimi i tyre, duke filluar nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Deshmoret e Kombit”, deri tek Presidenca si dhe rruga Papa Gjon Pali II, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në bulevardin “Bajram Curri”.
Bllokim do të ketë nga rruga “Deshmorët e 4 Shkurtit”, duke filluar nga rruga e Kavajës deri te bulevardi “Zhan Dark”. Kufizime do të ketë edhe tek bulevardi “Bajram Curri” , rruga “Bardhyl” dhe rruga e “Dibrës” nga Farmacia 10 deri te Spitali QSUT. Policia e kryeqytetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që ditën e sotme të shmagin përdorimin e këtyre segmentëve rrugorë duke përdorur ato alternative