Gjykata e Lartë shpall të pafajshëm Petrit Vasilin për çështjen Doshi

7 Shtator 2015, 10:40Kronika TEMA

Gjykata e Lartë ka vendosur të shpallë të pafajshëm deputetin e LSI, Petrit Vasili, i paditur për shpifje.

Vasili ishte paditur nga Alma dhe Petrit Çinari për atë që njihet si çështja Doshi.

Në atë kohë u tha se Petrit Çinarit i ishte kërkuar nga njerëzit e Ilir Metës që të ekzekutonte Tom Doshin.

Por Petrit Vasili tha se për këtë dëshmi, Çinari është paguar me një apartament nga Tom Doshi.

Megjithatë Gjykata e Lartë vendosi të pushojë çështjen, duke theksuar se qëllimi i Vasilit ka qenë informimi i publikut.

“Qëllimi i vërtetë i të akuzuarit ka qenë denoncimi dhe vënia në lëvizje e organit të prokurorisë për hetime më të thelluara lidhur me çështjen e ditës së asaj periudhe”, thuhet në vendim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje