Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë për 3 vite me radhë, që kur ajo ka qenë 14 vjeç.
Mësohet se shtetasi Thoma Çala është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga vajza në polici.
E mitura është detyruar të përballojë dhunën seksuale nga vëllai i të atit, i cili për tre vjet rresht e ka përdhunuar duke e detyruar që të heshtë deri këto ditë kur vajza ka marrë guximin ta denoncojë.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier.
Në njoftimin e policisë sqarohet se “u bë ndalimi i shtetasit të dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, Thoma Çala, 46 vjeç, banues në fshatin Sheqishte, Fier”. Zyrtarisht policia konfirmon se “ndalimi i tij u bë pasi më datën 5 shtator 2015, në orën 18:00, ka bërë kallëzim shtetasja K.Ç., 19 vjeçe, ku denoncon se Thoma Çala e ka përdhunuar nga muaji prill i vitit 2010 e në vazhdim deri në vitin 2013”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar nga Neni 100/2 i Kodit Penal.
me kte kulture e injorance kane sundue e vazhdojne te sundojne ne shqipni moçaloret
Dole nga kulla e ngujimit ,shpejt brenda se po te vjen Prenga dhe ska me vend trap!!
rrot k
Po pse nuk e kallzoi me pare kjo cupa?!!
Ku fle lepuri???
Si ka mundesi te kete kaq shume pedofila ky vend i vogel . Fieri thyen rekord ne Itali per prostitucion. .
Na mbyten maloket,shpellaret.