Policia: Prenga u arrestua në kushtet e flagrancës

5 Shtator 2015, 15:43Kronika TEMA

Zyrtarë të Policisë së Shtetit, përmes një deklarate për shtyp ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur në Laç, ku u përfshi edhe deputeti i PS, Armando Prenga.

Shefi i komisariatit lokal të policisë, Nik Nikolla ka sqaruar se deputeti Prenga është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Sipas tij, ngjarja, ku janë përdorur armë zjarri dhe mjete të forta, ka ndodhur jashtë ambjenteve të komisariatit të Kurbinit.

“Armando Prenga ka plagosur me qytën e pistoletës shtetasin Gjok Cali. Ai akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje”, ka sqaruar Nikolla.

Ai ka shtuar se, “askush, pavarësisht statusit që ka, nuk është i paprekshëm përballë ligjit”, ka deklaruar më tej Nikolla.

2 komente në “Policia: Prenga u arrestua në kushtet e flagrancës”

  1. arianit says:

    RILINDJE SHOKE RILINDJE!!!!!!

  2. Tema says:

    Votën qytetari ja ka dhënë.,ësht normale që të ndodhet mes tyre. Tani ngelet me na ndihmuas të kuptojm ç’ngjau

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje