Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për 17 lejet e ndërtimit të dhënë nga ish-kryebashkiaku i kryeqytetit Lulzim Basha, njëherësh kreu i Partisë Demokratike.
Gjatë kësaj jave njësia hetimore Task-Forcë ka tërhequr të gjithë materialin hetimor nga zyra e urbanistikës së Bashkisë Tiranë, ku dhe ka nisur menjëherë verifikimin e çdo procedure për miratimin e lejeve, të cilat dyshohet të jenë dhënë në mënyrë klienteliste dhe abuzive.
Sipas burimeve të prokurorisë, pas verifikimit të dokumentacionit do thirren për të dëshmuar shefi i zyrës së urbanistikës në këtë bashki dhe shefi teknik për miratimin e lejeve ndërtimore, raporton Shqiptarja.com.
Pritet që hetimi i kësaj dosje do zgjasë disa muaj, kjo pasi kërkohet kohë për verifikimin e çdo praktike. Nëse do nevojitet prokuroria shprehet se do marrë në pyetje dhe ish-kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Basha.
Nje pyetje….po KLSH e Leskaj, ka bere apo do bej kontroll ?
Po nuk eshte e nevojshme te merret Lulezim Basha. Ai vetem sa ka urdheruar me goje dhe ka firmosur. Pse Fullani ku eshte?!
Mos u beni merak ju simpatizante, se nuk ua gjen gje lulin tuaj.Ta kini me shendet edhe per 300 milionat qe vodhi ne rrugen Durres Kukes.
Me ” prokuror ” Llallen , fatkeqesisht. vete pershesh mund te besh!! Drejtesia behet me trima e Jo me te ngordhur!
Jaques chirack dhe lulzim basha probleme me bashkin