Fatura e re për Policinë e Shtetit 71 milion euro. Do blihen armë, uniforma dhe 1000 makina të reja

5 Shtator 2015, 09:18Kronika TEMA

Brenda dy viteve Policia e Shtetit do të ketë një pamje të re.

Jo vetëm uniforma, por dhe armët si dhe një mijë automjete të reja do të vihen në shërbim të saj për të cilat do të ketë një buxhet prej 71 milionë eurosh, shkruan Respublica.

Projekti është publikuar dje në Fletoren Zyrtare si pjesë e Strategjisë 5­vjeçare të Rendit Publik dhe planit 2­ vjeçar të veprimit të Policisë së Shtetit.

Vetëm për përmirësimin e shërbimeve të forcave të rendit, në zbatim të kësaj strategjie, është përllogaritur një buxhet prej 100 milionë eurosh, ose 14.5 miliardë lekë.

Objektivat e parashikuar në strategjinë afatgjatë të Rendit Publik, synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe teknologjisë, gjendjen e infrastrukturës ndërtimore, përmirësimin e shërbimit të transportit, armatimit, uniformës dhe drejtimeve të tjera logjistike sipas parametrave më të mirë bashkëkohorë.

Për këtë është kërkuar nga drejtuesit dhe është miratuar nga Qeveria një mbështetje financiare e konsiderueshme, si nga buxheti i shtetit, ashtu dhe donatorë të huaj, me qëllim orientimin e asistencës së tyre kundrejt këtyre projekteve strategjike.

14 komente në “Fatura e re për Policinë e Shtetit 71 milion euro. Do blihen armë, uniforma dhe 1000 makina të reja”

  1. Tani says:

    Me ne fund,policia shqiptare eshte me bashibozukja e Europes.

  2. ------ says:

    po fytyrat policeve a do tia ndryshoni. ah duhem miliarda. mbas 5 vjeteve te tjera.

  3. gegetoske says:

    Oooooooooooooooooooooooooooobobo!
    100 milion EURO!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!

  4. askushi says:

    thjeshte turp, ne vend qe keto para te hidhen ne permirsimin e varferise shkojne ne rritjen e krimit pasi me shume investime ne polici do te thote me shume krime ne krahun tjeter…

  5. astronomi says:

    o shtet po kur do filloni ti trajtoni policine me nje page dinjitoze!!!…kur do hyje ne fuqi financiarisht ligji ri policise(se deri tani vetem ligji eshte ne fuqi se para nuk po merr asnje sipas ketij ligji)..lerini armet e pallavrat e tjera..shikoni njerezit njehere pastaj armet e mjetet

  6. Aldo says:

    The more police a country has, the more fucked up of a society that country becomes.

  7. orion says:

    Rama i ka hapur lufte popullit.

  8. Angry Birds says:

    …ne 11 dola nga makina, ne 11 e 7 minuta u ktheva , ne 11 e 3 ishte vendosur gjobe mbi xham per parkim ne nje vend te “palejuar”,rruga ishte rruge dytesore e nje qyteti qe nuk kishte asnje lloj sinjalistike, e then ndryshe ajo qe perjetova ishte sikur per pak mund te kisha fatin te takoja Robin Hudin e veshur me unidorme policie, ketyre ndryshoji lekuren dhe rriti pagat rritjau konfortin ne pune prape Robin Hud (er) do te mbeten

  9. Hajde lek hajde says:

    Do te deshiroja qe keto 71 milione euro te mos shkonin per tendera te shtrenjte per policine e shtetit por per ujesjellesa dhe sistemin e ujitjes se tokave. E dime mire qe me keto 71 milione EURO dikush po perpiqet qe te bleje perkrahje nderkombetare tek kompanite e fuqishme qe lobojne prane qeverive perendimore si Gjermane, Italiane, Britanike, Franceze etj, kjo pasi nga keto shtete sigurohet gjithe baza materiale per policine.
    Ve bast qe makinat do te jene Volkswagen.

    Shpenzim i mire do te ishte investimi i ketyre parave ne ujesjellesa dhe sistemin e ujitjes se tokave qe do te ndihmonte ne shtimin e vendeve te punes.

    1. teo says:

      @ Hajde lek Hajde…

      po jo mor shok se makina do jene “hyundai” se nuk e kane me ata “volkswagen”…

  10. astronomi says:

    ligji i ri policise eshte vetem ne leter..sepse trajtimi financiar sipas ketij ligji nuk jepet akoma…p.policise sakrifikojne jeten,familjen etj….jane mbi 200 p.policie te vrare…o shtet

  11. Ilir says:

    Shpresojm? te jet uniforme e kohes!!! sepse nga 92 e deri 2015 uniforma policise shqiptare me duket disi e cudicme? pa gusto dhe skifose e pa qarte dhe jo reflektuese. Uniforma e policise shtetit eshte baras me komsumatorin Figure dhe respekt shpresojm te jete realitet

  12. Kevin says:

    1000makina x 30000€ = 30milion euro

    41milion euro uniforma dhe armatime !!!
    Kta kan lajthitur fare.

    Na ropen kta moterqira me tenderat, asnjeri si kontrollon.

  13. Tema says:

    1O milion turista këtë vit në vëndin tonë ndryshojn pamjen e vëndit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje