Vidhte sende kudo ku shkonte, arrestohet hajdutja seriale në Fier

3 Shtator 2015, 12:17Kronika TEMA

Policia e Fierit ka ndaluar një 41-vjeçare e cila gjatë një periudhe kohe të shkurtër akuzohet për disa vjedhje.

Uniformat blu kanë ndaluar Rozalina Konomin banuese në lagjen “Gafurr Muço” të Lushnjës, e cila akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes” për më shumë se një herë.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Kjo shtetase akuzohet se gjatë datës 30 gusht 2015 në dyqanin e shtetases V.C., në lagjen “Apollonia” është vjedhur telefoni i saj celular tip “Samsung”, nga veprimet e kryera rezulton se autore është shtetasja Rozalina Konomi”.

Gjithashtu Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier akuzojnë 41-vjeçaren për vjedhje të tjera.

Uniformat blu njoftojnë se Konomi akuzohet se më datën 29 gusht 2015, tek butik “Serena” në lagjen “29 Nëndori” i ka vjedhur çantën e dorës shtetases me iniciale E.M, e cila kishte shumën brenda 5500 lekë të reja.

Materialet procedurale i kanë kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Vjedhje “ e kryer më shumë se një herë” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

1 komente në “Vidhte sende kudo ku shkonte, arrestohet hajdutja seriale në Fier”

  1. Tema says:

    Vidhet aty ku ka së tepërmi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje