Mark Frroku, kërkesë gjykatës belge: Dua të jem i pranishëm në gjyqin kundër meje

1 Shtator 2015, 15:39Kronika TEMA

Deputeti kristiandemokrat Mark Frroku që mbahet në paraburgim prej muajsh, gati dy javë pasi u refuzua nga Gjykata e Lartë, i drejtohet gjykatës belge duke këmbëngulur që t’i garantojnë të drejtën për të ndjekur procesin penal kundër tij, i cili fillon me 19 tetor në Bruksel.

Në këtë kërkesë që do të depozitohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel këtë të enjte, Mark Frroku shprehet se jep pëlqimin që të jetë i pranishëm e mos të gjykohet në mungesë atje për dyshimet e vrasjes së kryer në bashkëpunim në mars 1999.

Aktualisht, nga ana e mbrojtes e deputetit Mark Frroku është përgatitur kërkesa, si dhe dosja përkatëse ku jepen të gjitha vendimet e Gjykatës shqiptare, ose vendimet e Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me procedimin penal e cila ka filluar në rrugë ekstraproceduriale, ku ditën e enjte ne do të dorëzojmë në Belgjikë dosjen ku deputeti Mark Frroku do të japë pëlqimin që të marrë pjesë vullnetarisht në gjykatë.

Pasi neni 6 i Konventës Europiane, çdo person ndaj të cilit ka një çështje penale duhet të sigurojë të drejtën e mbrojtjes, pjesëmarrjes në gjykim, ka të drejtë të paraqesë dëshmitarët e vetë, duke qënë në pozita të barabarta si me dëshmitarët e akuzës. Ne nuk mund të lejojmë një proces të parregullt ligjor, ku provat të flasin vetëm në emër të akuzës “, tha avokati Saimir Vishaj për TCH.

Gjyqësorit belg i kërkohet nga deputeti gjithashtu që të njoftohen zyrtarët e burgjeve në Shqipëri dhe të paraburgimit 302, si edhe autoritetet shqiptare për të bërë të mundur dërgimin e tij në Belgjikë.

1 komente në “Mark Frroku, kërkesë gjykatës belge: Dua të jem i pranishëm në gjyqin kundër meje”

  1. hysa says:

    sa maloke te zgjuar…e kane bere planin te arratiset ashtu si i vellai.vrimave do ta kaloni jeten o kriminele se ju kane zene gjunahet e viktimave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje