Policia ka arrestuar pas disa orësh autorin e vrasjes në Lybesh të Beratit.
Fatmir Bregu është kapur bashkë me armën e krimit.
Pas disa orësh i mbajtur në rrethim nga policia dhe RENEA, Bregu ka qëlluar në ajër derisa i janë mbaruar fishekët.
Më pas ai ka lëvizur drejt një zone të pyllëzuar të fshatit Lybesh, por është kapur nga policia pas ngushtimit të perimetrit të rrethimit.
Bëhet e ditur se nga operacioni për arrestimin e tij nuk ka patur të lënduar.
Më herët grupi negociator ka folur në telefon me 34-vjeçarin Fatmir Bregu, duke u munduar ta bindin që të dorëzohet, por autori i vrasjes nuk ka pranuar ta bëjë diçka të tillë, duke thënë se do të vriste veten.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, Fatmir Bregu vrau 28-vjeçarin Namik Gjika.
Vrasja ka ndodhur pranë një lokali të fshatit, pas një konflikti për shkak të një vije uji.
ja dhe suniti gjaxor,i vaptisur prej corapekuqit si…….”katolik”!
Po pse nuk e vrave Vehten o Trim? ah.. moj mendje e dhjere cfar I ben vehtes por me shum viktimes
E KALOFSH MIRE RININE TENDE PER 25 VITE NE BURG RROT K…I.
DHE PER CFARE, PER NJE VIJE UJI.