Shkodër, tjetër operacion antikanabis. Në 2015, rreth 500 mijë bimë të asgjesuara

31 Gusht 2015, 08:45Kronika TEMA

Në vijim të operacioneve antikanabis, Policia e Shkodrës në bashkëpunim me FNSH, kanë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Si  rezultat janë gjetur dhe asgjesuar 12 parcela me 1530 rrënjë bimë narkotike.

Ato ishin mbjellë në fshatin Kroni Madh, në fshatin Molla Shoshit, në fshatin Mnelë e Vogël-Vig Mnelë, në Shkodër, si edhe në fshatin Kimëz, në Gjegjan, e në fshatin Buzhal, e Qelëz, në Pukë.

Bimët u asgjesuan me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.

Policia njoftoi se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, për shkak se kanabisi ishte mbjellë në toka pa pronar.

Që nga 1 janari i këtij viti, policia ka asgjesuar rreth 500 mijë bimë narkotike në gjithë vendin, ndërsa janë proceduar rreth 240 persona për kultivim droge.

Zonat më problematike janë Dukagjini, malësitë e Krujës, Tepelenës e Vlorës.

 

1 komente në “Shkodër, tjetër operacion antikanabis. Në 2015, rreth 500 mijë bimë të asgjesuara”

  1. Tema says:

    Përse humbim koh kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje