“Tallavaja”, 24 vajza shoqërohen në komisariat

30 Gusht 2015, 17:08Kronika TEMA

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka ndërmarrë mbrëmjen e së shtunës një operacion të koduar “Tallava”.

Operacioni, që ka pasur si qëllim kontrollin e lokaleve të natës, ka vënë në pranga dy persona, ndërsa janë shoqëruar në komisariat edhe 24 vajza të tjera.

Policia ka njoftuar se është arrestuar shtetasi Aldi Mata, 23-vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.

Ai dyshohet si shpërndarës i lëndëve narkotike në lokalet e natës.

Gjithashtu është arrestuar edhe Arlond Gashi, i akuzuar për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Pas operacionit në lokalet e natës, janë sekuestruar edhe 20 doza kokainë.

Ndërsa, 24 vajzat e shoqëruara në komisariat punonin si balerina ose këngëtare në lokalet e natës.

4 komente në ““Tallavaja”, 24 vajza shoqërohen në komisariat”

  1. salem says:

    I ka ky sistem,mos u bini ne qafe kot.
    I deshem pa breke? Ja ku jane,pse arrestohen?

  2. , says:

    Pra , nqs do shikojm se cfar prodhoj e ashtuquajtura Demokrati kto 24-vjet
    do shikojme ;

    kriminele+prostitucion+militante+pseudo+mashtrues+tallava
    ———————————————————- = maloqiri
    shoqeri kurverie

  3. vrapuam nga shiu( saliu) po rame ne bresher( rama). says:

    Popull budalla. Shikoni bjelloruset

  4. Tema says:

    Ju pëlqen të afishohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje