Edhe gjatë kësaj jave në të gjithë vendin , Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme” , konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme , prerjen e paligjshme të pyejeve , si dhe organizimin e lotarive të palejuara.
Në fushën e ndërtimeve të paligjshme , gjatë kësaj jave nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 45 raste të ndërtimeve pa leje.
Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 45 autorë nga të cilët, 4 autorë janë arrestuar në flagrancë, 39 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 2 autorë janë shpallur në kërkim.
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë kësaj jave në të gjithë vendin janë evidentuar 18 raste me 18 autorë, nga këta , 4 autor janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 14 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë. .
Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara , Policia e Shtetit ka evidentuar 14 raste me 14 autorë, nga këta 12 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë , ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 14 makineri të lojrave të fatit e aksesorë të tjerë që shërbejnë për këtë qëllim.
Edhe në javët në vazhdim , Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë së pa ligjshme .
TE FUTEN NE BURG ..DHE TI VEHEN GJOBA TE MEDHAJA … SE GJIKA MZIU JANE BERE MILIONERE ME BASHEN DHE BERISHEN ..
Aplikim ligji ose tolerim te të gjith