Një sipërmarrës i një firme private ndërtimi dhe inxhinieri i kësaj firme kanë rënë në prangat e policisë për ndërtim pa leje.
Të arrestuarit janë Bilbil Hasaj 46 vjeç, lindur ne Fier dhe banues në Tirane, me detyrën e sipërmarrësit dhe Genti Cano 44 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Inxhinier elektricist pranë kësaj firme, raporton Ora News.
Arrestimi i tyre u bë nga strukturat e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë, ndërsa ka nisur hetimi i mirëfilltë edhe ndaj dy punonjësve shteteror.
Sipas bluve “këta shtetas dyshohen se kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Ndërtimit të Paligjshëm” si dhe “Shpërdorimit të detyrës”, (për disa punonjës) pasi rreth orës 11.30′ me date 27.08.2915, është konstatuar se në Selitë mbi Kopshtin Botanik Tiranë në një kompleks tre kulla 6 + 1, të cilat po ndërtohen nga kjo firma private po kryenin punime pa leje ndërtimi”.
Nga hetimet paraprake të kryera nga Komisariati i Policisë Nr.1 dhe Seksionit Kundër Korrupsionit, rezultoi se kjo firmë nuk dispononte leje nga institucionet përkatëse.
Aktualisht vijojne hetimet per zbardhjen e plote te rastit, ndersa materialet proçeduriale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Ndërtimit të Paligjshëm” si dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Pse mo zoti bile,s’paske degjuar gje ti?
Nuk duhen te arrestohen por duhet tu vihet nje gjobe e madhe plus te ju prishet ajo qe kane bere nese kan shkel ligjin,se keto u mesuan ne kohen e sales qe beshin ndertim mbi ndertimin bashke me njerez brenda hihiihi gjobe qe ti djegi dhe te gjithe ato milionat qe kane fituar me pa te drejte ti nxjerrin ?
Dhe të huajt po na qajn trapin