Papa takon nënën e adoleshentit shqiptar të vrarë në Itali

27 Gusht 2015, 10:49Kronika TEMA

Papa Francesko ka takuar gjatë ditës së djeshme, Deborah Lullin, nënën e Ismaelle Lullit, djaloshit 17 vjecarë i vrarë rreth një muaj më parë në Sant’Angela in Vada në provincën e Pezaros nga dy shqiptarët Igli Meta e Marjo Mema.

Ka qenë vetë Papa Francesko i cili ka telefonuar nënën e Ismaelle Lullit duke e ftuar të marrë pjesë në meshën e së mërkurës, 26 gusht 2015, në Shën Pjetro në Vatikan me dëshirën për ta takuar personalisht.

Ka qënë një takim i prekshëm e një përqafim i gjatë mes nënës së Ismaelles e Atit të Shenjtë.

Nuk dihet se çfarë kanë biseduar, por sigurisht dhimbja e zemërimi mbi këtë tragjedi që trondit të gjithë Italinë ka qënë pjesë e fjlaëve të thëna mes tyre.

Deborah Lulli ka mbërritur në Vatikan e shoqëruar nga vajza e saj 4 vjecare e nga bashkëshorti i saj aktual.

4 komente në “Papa takon nënën e adoleshentit shqiptar të vrarë në Itali”

  1. Shqiptari says:

    Brravo papa francesku sa mir ke ba zoti te bekofte

    1. beni85 says:

      Nuk i mjaftonte nje fatkeqesi familjes, edhe mallkimi i “Papes” i duhej…

  2. Apofiritira metaqirizmeno says:

    ja Kristianizmi i vetetë, ndryshe nga fondamentalistët greeko-orthodhokse te sojit “janullatos”

  3. Tema says:

    Kisha ësht për lutje në qetsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje