"Pengmarrja" për 400 mijë euro, arrest me burg 2 djemve. Lirohet vajza

25 Gusht 2015, 10:28Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda vendos arrest me burg për Orion Hoxhën, të dashurin e Nensi Çobës, të cilët inskenuan pengmarrjen e kësaj të fundit për ti marrë babait të vajzës 400 mijë euro.

Po kështu Gjykata ka dhënë masën e arrestit burg edhe për Kristi Gjorën, shokun e Orionit që ndihmoi në këtë histori.

Avokati i Orion Hoxhës e quajti të padrejtë vendimin e gjykatës duke deklaruar se procesi mësimor nuk duhej të ndërpritej për klientin e tij sipas konventës së të rinjve duke nënvizuar se do të apelonte vendimin.

Ndërsa Nensi Çobo, me kërkesë të prokurorisë, u la e lirë.

1 komente në ““Pengmarrja” për 400 mijë euro, arrest me burg 2 djemve. Lirohet vajza”

  1. Tema says:

    Të mos e përsërisin më gjuetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje