Humbet paratë duke luajtur, amerikani thyen derën e kazinosë në Sarandë

24 Gusht 2015, 16:57Kronika TEMA

Një shtetas amerikan është duke u proceduar penalisht nga ana e Policisë së Sarandës, për “shkatërrim prone”.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Christopher Shannon.

Ky i fundit kishte shkuar të luante në një kazino në qendër të Sarandës ditën e dielë.

Por, për shkak se ka humbur 5 mijë lekë të reja, ai është nxehur dhe ka thyer derën prej xhamit të kazinosë.

Më pas ka tentuar të iki me vrap, por është kapur nga punonjësit e sigurisë, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Mësohet se shtetasi amerikan jeton në Delvinë, ku punon në një firmë që merret me nxjerrje gazi.

3 komente në “Humbet paratë duke luajtur, amerikani thyen derën e kazinosë në Sarandë”

  1. Albann says:

    ….hahahaha…s ma do mendja qe nje amerikan te thyejederen per 50$…Po I dergoj une 100$ vetem mos prishe kazinone kete here..

  2. stela says:

    Ameriqoni paska thy deren per 5 mije leke te reja??????

    Vaj halli c’duhet te bejne shqiptaret e shkrete, qe lane shtepite neper lloto e kazino.

    Shtet kurve, mbyllni mor plehra keto kazino e lloto, se po destabilizoni vendin vetem per tu pasuruar ca individe ordinere.

  3. ??? says:

    Nga komentet duket se vlera e lekut ne Shqiperi ka ikur ne drejtim te paditur. Kur e fiton me djerse edhe 1000 lek te dhimbsen. Kur ta kuptoni vleren e lekut, atehere do beheni njerez dhe vetem atehere do kete shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje