Belsh/ Tenton të kryejë marrëdhënie me një të mitur, arrestohet 22-vjeçari

24 Gusht 2015, 09:11Kronika TEMA

Policia e Elbasanit arrestoi një të ri, nën akuzën e tentativës për përdhunim.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, në fshatin Rrenas të Belshit.

Sipas policisë, Shkëlqim Çapja shkoi dje rreth orës 17:00, në banesën e të miturës me iniciale I.M. dhe tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me të, me dhunë.

16-vjeçarja ka njoftuar të afërmit dhe më pas është vënë në lëvizje policia, e cila ndaloi 22-vjeçarin.

Ditët e fundit ka patur disa raste të marrëdhënieve me të mitur në disa qytete të vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje