Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares që donte t’i grabiste 400 mijë euro babait. Do blinte një lokal me të dashurin

23 Gusht 2015, 13:30Kronika TEMA

Zbardhet dëshmia e vajzës 18- vjeçare, që me të dashurin e saj dhe një mikun e tyre sajuan një pengmarrje për t’i marrë të atit 400 mijë euro.

Nga dëshmitë e tyre në Polici, përpara grupi hetimor, Nensi Çobo, Orion Hoxha dhe Kris Gjore janë shprehur të penduar për atë që kanë bërë, por tashmë ndaj tyre është hapur një hetim penal me akuzat shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë e kryer në bashkëpunim, dhe mashtrim me pasoja të rënda.

Nensi dhe dy djemtë kishin menduar të kërcënonin Laver Çobon, një ndër biznesmenët e njohur në fushën e lëndëve të para për mobilje në Shqipëri, me qëllim qe t’i merrnin paratë dhe të blinin një lokal.

Vajza ishte strehuar në një hotel tek zona e liqenit artificial, duke stimuluar zhdukjen e saj.

Policia tha se ka rënë në gjurmë të të rinjve pas telefonatës kërcënuese që ka marrë biznesmeni se nëse nuk dorëzonte paratë nuk do ta shihte të bijën të gjallë.

9 komente në “Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares që donte t’i grabiste 400 mijë euro babait. Do blinte një lokal me të dashurin”

  1. orion says:

    Ky eshte publicitet qe Laveri paska 400 mije euro gati per tja vjedhur e bija.
    Do ti futet politikes dhe i duhen keto lajme.

  2. Tema says:

    S’jan shum 4OO OOO euro.

  3. stela says:

    Ky eshte Zoti!!!!!

    se keto pronkaret shqiptare pasurohen duke shkelur ligjet dhe bashkombesit, si pabuksa jane hutuar mbas lekut, jane te shkaterruar si familje, nuk jane ne gjendje me eduku as pjellat e veta.

    Ashtu sic i kane be leket, ashtu do u ikin.

  4. he says:

    Gjithmone mendimi im ky …femra or shoke I mbushi 18 vjece gjeji burrin edhe futi unazen ne gisht se nuk mbahet me mbas asaj moshe … nuk e di po femra si krijese eshte shume mendjelehte …mendjen e ka tek dashurickat e din jeten aventure telenovele … prandaj I mbushi 18 femra gjeji burrin fejoje dhe te krijoj familje … se pas asaj moshe zor ta kontrollosh me .. fillon edhe del nga binaret I krruhet shume sumatricja … qofsha une I gabuar ..mendimi im gjithmone …

  5. Cfar s’te degjojne veshet ! Ky eshte sistemi qe kenaq vetem ata qe i terhoqen zvarre ate qe me udheheqjen e tij shume te drejte per ate kohe , e kish ngritur Shqiperine ne lartesi te pa-para .

  6. Opinionisti says:

    Keshtu eshte kur babai shet pordhe ne shtepine e tij per parate qe ka. Me kete fryme eshte rritur edhe kjo.
    Dhe ia ben shume mire te jatit.

  7. Bond says:

    Kjo ngjarje verteton edhe njehere shprehjen ‘historike’ (histerike) te doktorit SRB: “This is a miracle of freedom”!
    Ishalla nuk eshte ne kete rruge ‘lirie’ edha mbesa e tij Dasara….

  8. Qerimi says:

    E gjeti halli se duhet me pagu tani per te bijen … dhe meqe i doli nami, do ti vene gjobe vertete ?

  9. gino says:

    c’jane keto 400,000 euro qe mbahen ne shtepi.Policia se pari te hetoje burimin e ketyre parave pastaj kalamanin. Shqiperia eshte bere vend e braktisur nga ligji e drejtesia, vendin e udheheqin politikane te paskrupull,hajdute te pa cipe, prejardhje nga gene bastarde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje