Si nëpër filma/ Vajza simulon rrëmbimin bashkë me të dashurin, për t’i marrë 400 mijë euro babait

22 Gusht 2015, 10:44Kronika TEMA

Ky është një skenar i denjë për filmat e Hollivudit.

Një vajzë 18-vjeçare nga Tirana ka simuluar rrëmbimin e saj, bashkë me me të dashurin dhe një shokë, për t’i marrë të atit me anë të kërcënimit, 400 mijë euro.

Por, babai i vajzës ka njoftuar policinë, e cila ka zbuluar skenarin.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës bëjnë me dije se L. Ç, 60 vjeç, ka kallëzuar në polici se ka marrë një telefonatë nga një person i paidentifikuar, i cili i ka kërkuar plot 400 mijë euro, duke e kërcënuar se kishte në dorë vajzën e tij të vogël, N. Ç, 18 vjece.

Pas hetimeve të policisë rezultoi se O. H, 18 vjeç dhe K. Gj, 19 vjeç bashkë me vajzën e 60-vjeçarit kishin stimuluar rrëmbimin e saj, me qëllim për të marrë shumën e 400 mijë eurove nga i ati.

Të tre të rinjtë kanë përfunduar në pranga.

15 komente në “Si nëpër filma/ Vajza simulon rrëmbimin bashkë me të dashurin, për t’i marrë 400 mijë euro babait”

  1. Aristidh Ristani says:

    Ne shkrimin e mesiperm perdoret gabim folja “stimuloj”, qe do te thote “nxit”, ne vend te fjales perkatese “simuloj”, qe do te thote “shtirem”.

    1. davidi says:

      me ke merresh o flori, nuk e sheh qe e ka perseritur 4 here analfabeti funksional?!

    2. sh says:

      Kokrra e idiotit qe nuk kupton, qe stimuluar eshte gabim teknik ,pasi me lart eshte shkruajtur ne rregull .
      Gabime te tilla na ndodhin te gjitheve .

      1. Qerimeja says:

        Griselda e fejuara e Elvis Roshit kryetarit bashkise Kavaje u rrembye nga persona qe e ndiqnin me fuoristrade te zeze.
        Griselda ishte disa muajshe shtatzene dhe keta personat e fuoristrades zeze ja moren femijen nga barku dhe te nesermen ne ora 3-4 te mengjezit e hodhen ne nje rruge dhe e lane aty.
        Kjo ndodhi npara disa vitesh dhe e gjithe PARTIA SOCIALISTE ne kor akuzuan njerezit e Berishes.

  2. Blerta says:

    Lajm idjot. Pervecse me gabime trashanike qe i bejne vetem cecenet sic thote komentuesi i pare, lajmi nuk thote se ne cilin vend apo qytet ka ndodhur kjo, duke e nxjerre lajmin totalisht pa vlere.

  3. Katrahura says:

    Ne keto raste i ‘madhi’ SRB thote: “This is a miracle of freedom”! Hahah…

  4. Korcari says:

    Pse nuki thuani:”Lum”si ai babe,qe ka ate bije!Nga ana tjeter,eshte faji i tij,sepse ashtu e ka edukuar!!
    @Aristidh! Gazetari njehere e ka shkruatur foljen(simulim)gabim,kurse dy-tri heret e tjera e ka shkruar sic duhet.
    @Blerta!Qe ne fillim shkrimi thote(shkruan):”Nje vajze 18-vjecare nga TIRANA ka simuluar rrembimin e saj….”

  5. zaho says:

    Tani pirdhi mu ne para qe ke

  6. Tema says:

    Se ka futur në testament

  7. ilir says:

    SIMULON ,ku e gjete kete fjal o gazetar.

  8. Pelasgian says:

    Lum ti per cupken qe ke o babà hhahhahahaha

    Do te jet noj bicim parexhiu ky se 400.000 euro jan goxha shume.

  9. Lili says:

    Po ku i banni ai babe 400 000 euros ?

  10. Aua ;) says:

    Qenka vajze NaÇo! ?

  11. fieraku nga ferrasi says:

    PSE do rrinte vetem durrsakja ne qeli
    E donte nje shoqe
    Dhe ja e bija e pasanikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje