Tre persona janë plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, në dy aksidente të ndodhura në Elbasan dhe në Fushë-Krujë.
Mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Cërrik një furgon me targë EL197AT u përplas me një mjet tjetër me targë AA762LV duke lënë të plagosur dy persona drejtuesin e veturës dhe një pasagjer i furgonit.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Elbasanit, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë në aksin Fushë-Krujë- Vorë një makinë është përplasur me një motoçikletë. Mësohet se në aksident është përfshirë një mjet tip Fiat, dhe një motor që drejtohej nga Viktor Laçka, i cili ka mbetur i plagosur.
46 vjeçari Viktor Laçka është dërguar në spital, ndërkohë që policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit Ramazan Mecuku.
Kujdes në ecje pasi jeta ësht e bukur për të tjerët