Arrestohet kryeplaku i fshatit, nuk raportoi mbjelljen e hashashit

21 Gusht 2015, 09:12Kronika TEMA

Policia e Mirditës arrestoi me akuzën e moskallëzimit të krimit, kryeplakun e fshatit Trojëz.

Vladimir Ndreu, 40 vjeç u arrestua pasi nuk ka bashkëpunuar me shërbimet e policisë në aksionet e këtyre të fundit në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet ndaj 40-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “shpërdorim i detyrës” dhe “moskallëzim krimi”.

Disa ditë më parë, Policia e Mirditës ndërmori një aksion të gjerë kundër kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Fanit. Gjatë disa operacioneve u asgjësuan rreth 3 mijë rrënjë bime hashashi.

1 komente në “Arrestohet kryeplaku i fshatit, nuk raportoi mbjelljen e hashashit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje