Arben Kicja, një nga dëshmitarët kyç në çështjen kundër kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare, thotë se jeta e tij dhe familjes së vet, është në rrezik.
Ai thotë se është hequr nga “programi i mbrojtjes”.
Duke folur për “GSH”, Kicaj ka thënë se autoritetet i kanë thënë se ka shkelur marrëveshjen, por ai pretendon se kjo gjë nuk ka ndodhur.
“Në vitin 2006, unë kam lidhur një marrëveshje me shtetin dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda që të dëshmoja në procesin ndaj Aldo Bares.
Fillimisht gjithçka po ecte krejt normalisht.
Por me ardhjen e drejtorit të ri, nisën problemet tona, çka na detyruan të vinim në Shqipëri.
Jemi sorollatur nga një derë në tjetrën dhe përfundimisht më datë 7 gusht, u informuam se jemi përjashtuar nga “Programi i mbrojtjes”, me argumentin se kemi shkelur marrëveshjen.
Ndërkohë që një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Në kurrizin tonë janë bërë padrejtësi.
Ne kemi zbatuar çdo pikë të marrëveshjes, por shteti jo”, shprehet Kicja.
Eh mor I shkrete marrveshjen e pate lidhur me prokurorine e qeverise se kaluar ti ,kurse tani ka ardhur krimi ne pushte.
Aty ku llomotitet s’ka rrezik